Administratori i kompanisë Boeing, Dennis Muilenburg ka kërkuar falje për 346 të vdekurit në aksidentet e Etiopisë dhe Indonezisë. Ndjesa e tij është publikuar në faqen zyrtare të shoqërisë amerikane dhe ka ardhur pas publikimit të ekspertizës së parë të rrëzimit të avionit “Boeing 737 Max” ku thuhet se nuk ishte faji i pilotëve, por i mosfunksionimit të një programi.
“Boeing kërkon ndjesë për jetët e humbura nga aksidentet e avionëve “737 Max”. Nuk ka pasur ndonjëherë moment më shpirtcopëtues në karrierën time”, ka thënë Muilenburg.
“Është përgjegjësia jonë për të eliminuar rreziqet”, ka shtuar ai, duke thënë se kompania po punon për të përmirësuar programet. Gjithsesi, për momentin flota e avionëve “Boeing 737 Max” po qëndron në tokë./Opinion.al