Pasi Tirana është konsideruar një qytet me rrezikshmëri të sulmeve terroriste, policia ka nisur të forcojë masat e sigurisë veçanërisht në disa aktivitete.
Në një komunikatë të FK Partizani në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë, bëhet e ditur, se për ndeshjen Partizani – Vllazania, të datës 23 Nëntor, në stadiumin “Qemal Stafa” do të ketë masa të larta të sigurie.
Tifozët duhet të hyjnë në stadium 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të ndeshjes dhe secili prej tyre do të kalojë në një kontroll të imët nga policia. Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:00.