Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreziku i kërcënimit rus forcon lidhjet brenda NATO-s

2022/02/11 at 5:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rreziku i kërcënimit rus forcon lidhjet brenda NATO-s

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi të enjten gjatë një vizite në selinë e NATO-s, se Evropa po përballet me krizën e saj më të rëndë të sigurisë në dekada dhe u angazhua për dislokime të mëtejshme ushtarake në Evropën Lindore në përgjigje të grumbullimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën.


Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, shumë analistë thonë se veprimet e Moskës i kanë bërë më të forta marrëdhëniet brenda aleancës së NATO-s.

Anije dhe avionë luftarakë të 28 vendeve anëtare të NATO-s bënë një stërvitje në brigjet italiane në fillim të këtij muaji. Aleatët e NATO-s po vendosin personel ushtarak dhe pajisje në gjithë Evropën Lindore.

Britania po forcon dislokimet në Estoni dhe Poloni dhe po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave të tjera në Evropën Juglindore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti ofertën e Britanisë.

“Përtëritja e agresionit rus do ta rrisë praninë e NATO-s, nuk do ta zvogëlojë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar 3 mijë trupa shtesë në Poloni dhe Rumani.

“Për ta rritur besimin, për të siguruar aleatët tanë dhe për të forcuar krahun lindor të aleancës së NATO-s”, tha koloneli i ushtrisë amerikane, Joe Ewers.

Franca po dërgon trupa në Rumani. Dhe Gjermania që është kritikuar në të kaluarën se nuk ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, po rrit numrin e trupave në Lituani.

“Mund të mbështeteni tek ne dhe këtë po e tregojmë me forcimin e pranisë sonë”, tha ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Veprimet e Rusisë e kanë forcuar unitetin e NATO-s, thotë analisti Jonathan Eyal.

“Rusët nuk po kërkonin vetëm që të pranohej një ndarje e Evropës në sfera të reja ndikimi, por një zmbrapsje nga të gjitha marrëveshjet e sigurisë të vendosura në kontinent që nga fillimi i viteve 1990, në fund të Luftës së Ftohtë. Dhe kjo ishte aq indinjuese, aq e skajshme saqë ishte e pamundur për aleatët të mos ishin në një emërues të përbashkët”, thotë analisti Joanathan Eyal nga Instituti i Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore.

Sondazhet tregojnë një rritje të mbështetjes publike për NATO-n si në vendet anëtare, ashtu edhe tek aleatët që nuk janë anëtarë, përfshirë Suedinë dhe Finlandën. Megjithëse asnjë prej tyre nuk pritet t’i bashkohet aleancës së shpejti, të dyja vendet kanë shprehur alarmin për grumbullimin e trupave ruse.

“Ne të gjithë duam që Rusia të ulë tensionet. Ne duam të gjejmë mënyra paqësore për të dalë nga situata”, tha kryeministrja finlandeze, Sanna Marin.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, një përllogaritje e gabuar, thotë analisti Eyal.

“Nëse synimi i Rusisë ishte të përçante Evropën, veprimet e fundit të saj kanë shkaktuar efektin e kundërt”, thotë ai.

Por Rusia beson se e ka arritur objektivin për të mbajtur Ukrainën dhe Gjeorgjinë jashtë aleancës, thotë analisti Alex Titov.

“Siç ka thënë zoti Putin disa herë, anëtarësimi i tyre në NATO, në thelb do të nënkuptonte luftë me Rusinë për të gjitha vendet e NATO-s”, thotë Alex Titov i Universitetit Queens të Belfastit.

Megjithë mohimet e Moskës, shumë udhëheqës perëndimorë vazhdojnë të besojnë se Rusia ka në plan të pushtojë Ukrainën.

Shumë vëzhgues thonë se kërcënimi rus e ka rigjallëruar aleancën e NATO-s në vend që të nxjerrë në pah ndarje në radhët e saj./ VOA



Ju sugjerojmë

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 Korrik, 2025 9:01 am
Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Para
Të shtëna me armë në Tiranë/Flet 63-vjeçari: Autori rreth 25 vjeç dhe me mjekër

Policia zbulon laboratorin e drogës në Tiranë

COVID në Greqi, shënohen 92 viktima gjatë 24 orëve

COVID në Greqi, shënohen 92 viktima gjatë 24 orëve

Kush janë kandidatët për President të FSHF dhe anëtar Komiteti Ekzekutiv

Kush janë kandidatët për President të FSHF dhe anëtar Komiteti Ekzekutiv
















TE FUNDIT

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
3 Korrik, 2025

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të...

Lexo më shumë

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
3 Korrik, 2025

Qindra njerëz janë evakuuar pasi një zjarr i madh vazhdon të dalë jashtë kontrollit në ishullin grek të Kretës. Zjarri,...

Lexo më shumë

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
3 Korrik, 2025

Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com