Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrezikon burg përjetë, 25-vjeçari që vrau kolegun në komisariat: Amanet babin e mamin

2022/12/01 at 3:01 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrezikon burg përjetë, 25-vjeçari që vrau kolegun në komisariat: Amanet babin e mamin

Ka dalë para gjykatës këtë të enjte ish-efektivit të Komisariatit Nr.3 Ludjan Zaimi, që vrau kolegun e tij Çaush Saliasin në ambientet e vendit të punës. Në seancën e sotme u vendos kalimi për gjykim i të pandehurit.

Gjykata regjistroi çështjen me akuzën e “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”, vepër penale që ka një marzh dënimi  jo më pak se tridhjetë vjet ose burgim të përjetshëm.

Sakaq, në dosjen hetimore të siguruar nga Klan Neës,  thuhet se me vlerë është dëshmia e një prej kolegëve të Zaimit, ku ngrihen dyshime se ai e ka planifikuar më përpara vrasjen.

“Makina e autorit qëndronte e ndezur në derën e komisariatit, e gatshme për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak kohë para veprimit të tij, kishte dërguar mesazhe të dyshimta të afërmve të tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Prokuroria pretendon referuar aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, se Ludjan Zaimi nuk vuante dhe nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij. Ludjan Zaimi, sipas Prokurorisë, pak para krimit, i shkruan një personi të dënuar një mesazh me përmbajtje:

“Do t’ju shkruaj në darkë diçka. Paçim tani… Elio, Eris, Faik, ju lë amanet babin dhe mamin, nëse do të kem mundësi do t’ju ndihmoj. Kur them amanet, duhet ta mbani amanetin. Eljo ose Eris, njëri nga ju, le të bëhet djali i shtëpisë time. Të lutem”.

Një tjetër mesazh, Ludjan Zaimi ia nis një shtetasi me iniciale D.C, të cilit i lë amanet personin e afërm e quajtur “D”.

25-vjeçari sipas prokurorisë e ka vrarë kolegun e tij për shkak të marrëdhënieve gjatë ushtrimit të detyrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 më 23 maj të këtij viti në ambientet e brendshme të komisariatit numër 3.

Ju sugjerojmë

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

22 Dhjetor, 2025 10:19 am
Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus
Bota

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

22 Dhjetor, 2025 9:59 am
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij
Bota

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

22 Dhjetor, 2025 8:56 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Akuzohet për drogë/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari, pritet ekstradimi në Spanjë

22 Dhjetor, 2025 8:54 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025 8:53 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025 8:53 am
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
Para
Protestat masive, Kina lehtëson masat kundër COVID-19

Protestat masive, Kina lehtëson masat kundër COVID-19

Liberalizimi i vizave pë Kosovën, PE synon përmbyllje të shpejtë të procesit

Liberalizimi i vizave pë Kosovën, PE synon përmbyllje të shpejtë të procesit

Kina dyfishon mbushjet bërthamore në 2 vjet

Kina dyfishon mbushjet bërthamore në 2 vjet

TE FUNDIT

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
22 Dhjetor, 2025

Emri i tij është ende sot legjendar: Jakobi quhej si 'i pasuri' që në të gjallë të tij. Por rëndësia...

Lexo më shumë

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
22 Dhjetor, 2025

Klodian Braho ka nisur sot zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Braho është i treti prokuror në...

Lexo më shumë

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus

Autobombë në zemër të Moskës, vritet gjenerali i lartë rus
22 Dhjetor, 2025

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zemër të Rusisë. Bëhet fjalë për një autobombë që ka vrarë një gjeneral...

Lexo më shumë

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij
22 Dhjetor, 2025

Një punonjës në Pallatin Elysee në Paris është arrestuar për vjedhje të enëve të argjendit dhe porcelanit, mes një vale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com