Kronikë

Rrezikoi të mbytej,6-vjeçarja çohet me urgjencë në spital, si është gjendja e saj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:39 - 23/07/22 |
Opi Nion

Një 6-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e “Ujit të Ftohtë”. Sipas policisë, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Pediatrisë Vlorë një vajzë e mitur. Mësohet se 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 23.07.2022, rreth orës 20:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Pediatrisë Vlorë, një shtetase e mitur, e moshës 6 vjeçe, e cila ka rrezikuar të mbytet në plazhin “Uji i Ftohtë”. 6-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al

Pas