Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i luftës në Sudan

2023/08/22 at 3:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i luftës në Sudan

Rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan, përfshirë dhjetëra foshnje në një jetimore të drejtuar nga qeveria në kryeqytetin Kartum që nga prilli, kur shpërtheu lufta në vend, tha të martën organizata Save the Children


Kjo organizatë tha gjithashtu se të paktën 31.000 fëmijë nuk kanë qasje në trajtime për kequshqyerje dhe sëmundje të lidhura me të, pasi organizata bamirëse u detyrua t’i mbyllte 57 nga qendrat e saj të ushqyerjes në Sudan.

Lufta në Sudan shpërtheu më 15 prill pasi disa muajsh me tensione mes ushtrisë dhe forces rivale paraushtarake. Konflikti e ka kthyer Kartumin dhe zonat e tjera urbane në fushëbeteja. Shumë banorë jetojnë pa ujë dhe energji elektrike dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit pothuajse është shembur.

“Asnjëherë nuk e kishim menduar se do të shihnim fëmijë që vdesin nga uria në shifra të tilla, por ky është tani realiteti në Sudan”, tha Arif Noor, drejtor i selisë së Save the Children në Sudan. “Ne po shohim fëmijë që vdesin nga uria plotësisht e parandalueshme”.

Dhuna në Sudan vlerësohet të ketë vrarë të paktën 4.000 njerëz, sipas Liz Throssell, një zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Aktivistët dhe mjekët në terren, megjithatë, thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Më shumë se 4.4 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, të shkojnë në zona më të sigurta në Sudan ose të shpërngulen në vendet fqinje, sipas agjencisë së migracionit të OKB-së.

Organizata Save the Children tha se midis majit dhe korrikut, të paktën 316 fëmijë, kryesisht nën 5 vjeç, vdiqën nga kequshqyerja ose sëmundjet e lidhura me të në provincën jugore të Nilit të Bardhë. Më shumë se 2.400 fëmijë të tjerë janë pranuar në spitale në tetë muajt e fundit me kequshqyerje të rëndë akute, forma më vdekjeprurëse e kequshqyerjes.

Në provincën lindore Qadarif, të paktën 132 fëmijë vdiqën nga kequshqyerja në Spitalin e Fëmijëve të drejtuar nga qeveria midis prillit dhe korrikut.

Dhe të paktën 50 fëmijë, duke përfshirë dhjetëra foshnje, vdiqën nga uria ose sëmundjet e lidhura me të në një jetimore në Kartum në gjashtë javët e para të konfliktit pasi luftimet penguan stafin e Save the Children të hynte në ndërtesë për t’u kujdesur për ta, tha kjo organizatë.

Save the Children paralajmëroi gjithashtu se furnizimet e veçanta ushqimore për trajtimin e kequshqyerjes po mbaronin në mënyrë kritike në 108 objekte që ende operojnë në mbarë Sudanin.

Ndërkohë, përleshjet janë ndezur këtë javë rreth një kampi ushtarak në jug të Kartumit, ndërsa Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake janë përpjekur të marrin në dorë këtë objekt me rëndësi strategjike, raportuan palët ndërluftuese.

Beteja të ashpra u raportuan javën e kaluar në Nyala, kryeqytetin provincial të Darfurit Jugor. Rajoni i Darfurit kishte disa nga periudhat më të këqija të dhunës, pasi që luftimet u kthyen në përleshje etnike./REL

Etiketa: femijeluftesudanuri


Ju sugjerojmë

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit
Kronikë

Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

15 Nëntor, 2025 3:27 pm
PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje
Kryesore

PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje

15 Nëntor, 2025 3:26 pm
Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari
Kronikë

Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari

15 Nëntor, 2025 2:53 pm
Para
Balla: Zero tolerancë për këdo që nuk i bindet urdhërit apo thirrjes së policit

Balla: Zero tolerancë për këdo që nuk i bindet urdhërit apo thirrjes së policit

Takimi Kurti-Mitsotakis: Diskutuam rreth forcimit të marrëdhënieve ekonomike e politike

Takimi Kurti-Mitsotakis: Diskutuam rreth forcimit të marrëdhënieve ekonomike e politike

Punonjëset e fabrikës në Bathore dërgohen në spital me shenja asfiksie

Pogradec/ Gjendet një 12-vjeçare pa shenja jete në një kasolle pranë banesës
















TE FUNDIT

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
15 Nëntor, 2025

Pas konferencës për mediat ku trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Armando Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë...

Lexo më shumë

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
15 Nëntor, 2025

Nafta për përpunim në Rafinerinë e Pançevës, e cila është pjesë e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), sipas llogarive...

Lexo më shumë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
15 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pas mesditës së sotme në lagjen 2 të Rrogozhinës. Policia njofton se...

Lexo më shumë

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
15 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që ka marrë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli, të vlefshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com