Rajoni

Rreth 400 persona aktivë, 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 17/11/21 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1 544 testime, nga të cilat vetëm 17 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kosovare bëjnë me dije se 19 persona janë shëruar, ndërsa vijojnë të jenë aktiv me Covid-19 edhe 405 persona.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 të infektuar.

Numri totali i atyre që humbën betejën me virusin vdekjeprurës është 2.980.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat ka shkuar në 752.365, ndërsa 847.007 kanë marrë dozën e parë./Opinion.al

Pas