Bota

Rreth 11 milionë persona ndoqën seancën e parë kundër Trump


               Publikuar në : 12:52 - 23/01/20 |
xhu lia

Fillimi i gjykimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Senatin amerikan më 21 janar, tërhoqi vëmendjen e rreth 11 milionë personave që e ndoqën këtë seancë përmes ekranit në SHBA.

Kjo shifër është bërë publike nga Shërbimi i Vlerësimeve Nielsen. Vlerësimet u bazuan në shikueshmërinë për katër orë e gjysmë në gjashtë rrjete televizive që transmetuan drejtpërdrejt seancën e parë siç ishin ABC, CBS, NBC, MSNBC, CNN dhe Fox News.

Nielsen bëri të ditur gjithashtu se dita e parë e hetimit të Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve, gjatë muajit nënto është ndjekur nga rreth 13.8 milionë persona. Trump është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me procedurat e shkarkimit.

I pari ka qenë Andreë Johnson në vitin 1868 dhe pas tij Bill Clinton në vitin 1998, por të dy janë liruar.
Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, për abuzim me pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Akuzat kanë dalë nga dyshimet se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden. Trump ka mohuar çdo gjë ndërsa hetimet kundër tij i cilëson si “gjueti shtrigash”./Opinion.al/

Pas