Bota

Rreth 10 milionë fëmijë mund të mos kthehen në shkollë si pasojë e COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 13/07/20 |
Al Do

Së paku 9.7 milionë fëmijë në gjithë botën mund të mos kthehen kurrë në shkollë, paralajmëroi Save the Children.

Organizata tha se ndikimi ekonomik i krizës mund t’i detyrojë fëmijët të punojnë.

“Vajzat ka të ngjarë të preken shumë më keq sesa djemtë”, tha Save the Children, për të shtuar se shumë prej tyre përballen me “kërcënimin e martesave të hershme”.

Sipas organizatës, vazhdimi i shkollimit të fëmijëve është më i rrezikuar në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, në Jemen dhe në Afganistan.

“Kjo është një emergjencë e paparë arsimore dhe qeveritë duhet të investojnë urgjentisht në mësim”, tha presidenti i organizatës Save the Children, Janti Soeripto.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të botës të ndërpritet mësimi dhe të zhvillohet online, si masë për frenimin e përhapjes së tij.

Ajo ka pasur ndikim të madh edhe në ekonominë botërore. Banka Botërore parashikoi muajin e kaluar se pandemia do të ndikojë që prodhimi ekonomik global të tkurret për 5.2 për qind në vitin 2020.

Pas