Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh ka patur në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Çezma e Myftarit-Kthesat e Murrashit”.
Stuhitë e shiut që ranë deri në mesnatën e kaluar bënë që nga malet aty pranë të shkëputen masivë të mëdha gurësh dhe masash shkëmbore duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e mjeteve.
Për zhbllokimin e rrugëve janë angazhuar vetë drejtuesit e automjeteve deri në mbërritjen e kompanisë që mirëmban këtë aks rrugor.