Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh duke rrezikuar jetët e personave dhe bllokimin e akseve rrugore.
Rrëshqitje gurësh ka patur në rrugën Burrel-Milot. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por qarkullimi në këtë aks është vështirësuar duke bërë që automjetet të qarkullojnë vetëm në një sens.
Rrëshqitje gurësh ka patur gjithashtu edhe pranë tunelit të Shkopetit.
Shirat e dendur që kanë filluar mbrëmjen e së hënës dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë natës kanë përmbytur disa qytete, ndër të cilat më të rrezikuara paraqiten Lezha dhe Kruja. /Opionin.al