Aktualitet

Rrëshqitja e dherave, hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit në një sens kalimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:39 - 04/04/22 |
Opi Nion

Është hapur vetëm në një një sens kalimi qarkullimi në rrugën e Arbrit këtë të hënë.

Prej mesditës së të dielës qarkullimi ishte bllokuar për shkak të shembjeve të dherave në afërsi të tunelit në Murrizë të Xibrit në Bashkinë e Klosit.

Një masiv i madh dheu u shemb pak metra larg hyrjes së tunelit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të Qarkut Dibër.

Mësohet se pas një pune prej më shumë se 20 orëshe rruga u hap në një sens lëvizjeje./Opinion.al

Pas