Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëqethëse: Refugjatja ukrainase kërkon rroba për të veshur të vdekurit

2022/11/21 at 9:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëqethëse: Refugjatja ukrainase kërkon rroba për të veshur të vdekurit

Janë fëmijët ata që bien në sy të parët. Duke bërtitur dhe duke qeshur me të madhe, ata vrapojnë në terminalin C të ish-aeroportit Berlin-Tegel. Dritat shumëngjyrëshe në tabanin e këpucës së një vajze ndizen me çdo hap. Një djalë bën xhiro në një skuter të ngushtë, një tjetër përpiqet të hidhet mbi një kamion me paletë që e përdorin dy burra me kominoshe për të transportuar kuti.


Sa të gjallë janë fëmijët, aq të heshtur duken të rriturit në ndërtesën e ish-aeroportit. Disa rrinë ulur pranë prizave dhe shikojnë ekranet e telefonave celularë. Të tjerë kanë gjetur një vend në një nga tavolinat e gjata prej druri dhe hanë. Ata që mesa duket sapo kanë ardhur dhe presin regjistrimin me valixhet në duar janë edhe më të heshtur.

Shtretër  marinari midis mureve ndarëse

Në ish-aeroportin e Berlinit është ngritur një qendër pritjeje fillestare për azilkërkuesit dhe refugjatët e luftës të ardhur nga Ukraina. “Ne kemi 600 vende për azilkërkuesit dhe këtu në Terminalin C 1600 vende shtesë për ukrainasit – por tani ato janë kryesisht të zëna,” thotë Detlef Cwojdzinski nga Kryqi i Kuq Gjerman (DRK), i cili drejton qendrën e pritjes. “Situata është e vështirë, sepse ne tani duhet t’i akomodojmë njerëzit në tenda të mëdha.”

Dy nga akomodimet e përkohshme për 400 persona secila janë jashtë në pistë. Gjeneratorët gjëmuees fryjnë ajrin e ngrohtë nëpër zorrat e trasha në brendësi të tendave të bardha. Brenda është edhe më ngushtë se sa në zonën e ndenjes në terminal, por struktura është e njëjtë: mure të bardha dhe gri ndajnë hapësirat  në të cilat janë radhitur pranë njëri-tjetrit shtretër marinari. “Ju lutemi mos bëni foto,” thotë një punonjës i DRK..

Kafshët shtëpiake të mirëseardhura

Organizatat bamirëse bëjnë shumë për ta bërë më të lehtë qëndrimin e refugjatëve në strehimoren masive. Ka shumë kontakte, përkthyes, përkujdesës mjekësorë dhe psikologjikë, tre vakte në ditë, një dyqan veshjesh dhe edukatorë për fëmijët. “Çdo ditë arrijnë këtu rreth 40 qen, mace dhe kafshë të tjera shtëpiake,” thotë punonjësi i DRK Detlef Cwojdzinski. “Edhe për ta duhet të kujdesemi”

Në fakt, qëndrimi në stacionin e pritjes fillestare duhet të kufizohet në një deri në tre ditë. Por tani janë tetë ditë e më shumë. Më shumë se 3,000 refugjatë lufte dhe azilkërkues janë duke pritur aktualisht në dy qendrat e mbërritjes në Berlin për t’u transferuar në strehim të rregullt. Trendi në rritje.

Apartamente të lira nuk ka

Senatorja e Integrimit në Berlin, Katja Kipping, lëshoi alarmin para pak kohësh. Në një letër ajo shkruante se nuk ka “vende të mjaftueshme për akomodim”. Si zgjidhje emergjente, deri në fund të vitit do të krijohen 10,000 vende shtesë me tenda. Edhe në pistën e Tegelit.

Berlini është një nga qytetet në Gjermani që ka pritur një numër veçanërisht të madh refugjatësh nga lufta. 85,000 janë të regjistruar aktualisht. Megjithatë, shumica e ukrainasve kanë gjetur strehim privat dhe vetëm 3,000 kanë kërkuar ndihmë në Zyrën e Landit për Çështjet e Refugjatëve (LAF). Drejtuesit e LAF janë të lumtur me këtë mikpritje të berlinezëve, edhe pse gjithnjë e më shumë refugjatë po raportojnë në qendrat e pritjes se nuk duan të jenë më barrë për mikpritësit e tyre privatë.

Nga dy javë u bënë tetë muaj

Edhe Anna Bobrakova me dy djemtë e saj jetonin privatisht për një kohë të gjatë. Ata janë nga Donbasi, por në vitin 2014, kur aty shpërtheu lufta, kishin shkuar në Kiev. Tetë vjet më vonë lufta i kapi përsëri dhe ata u nisën për herë të dytë. Në stacionin kryesor të trenit të Berlinit, pranuan një ofertë nga ndihmësit gjermanë për të jetuar në shtëpinë e tyre përkohësisht.

Ata jetuan në dhomën e ndenjjes së familjes për tetë muaj. “Jemi shumë mirënjohës, por ishte koha për të shkuar”, thotë Anna. “Edhe pse të gjithë ishim shumë të trishtuar dhe qamë kur u larguam.” Tani ukrainasja jeton me djemtë e saj në një dhomë hoteli të marrë me qira nga Landi i Berlinit. Por ajo aty e ndjen veten të vetmuar dhe nuk e ka shumë të lehtë. Ka ende nevojë për ndihmë për gjuhën, në jetën e përditshme dhe në komunikim me autoritetet.

Kishat e angazhuara

Ana e gjen këtë ndihmë në kongregacionin ungjillor Markus në Berlin. Famullia ka qenë e përfshirë në ndihmën për refugjatët që nga shpërthimi i luftës dhe ka vënë në dispozicion vende fjetjeje për deri në njëqind njerëz. Në sallën e kishës janë vendosur shtretër kampimi, ka një dollap veshjesh, dhurimet me veshje dhe ushqime janë grumbulluar në disa dhoma magazinimi, ndërsa gatimi mund të bëhet në tre kuzhina.

Ukrainasja Viktoria Çumak jetoi në kongregacionin e Markusit për gjashtë muaj. Një kohë në të cilën edhe ajo gjithmonë shpresonte të ishte në gjendje të kthehej së shpejti në qytetin e saj të lindjes në jug të Odesës. Ajo donte të largohej nga Ukraina vetë i katërt, por në kufi vajza e saj 20-vjeçare tha se nuk donte të largohej nga vendi i saj. “Më duhej të zgjidhja mes djalit tim 14-vjeçar dhe nënës sime, e cila është me aftësi të kufizuara të rënda, dhe vajzës sime”, thotë Victoria, me një shprehje agonie në fytyrë.

Frika është një shoqërues i vazhdueshëm

Çdo ditë ajo ka frikë për vajzën. “Ka ditë më të mira dhe më të këqija. Sot është një ditë e keqe, sepse ka pasur përsëri shumë sulme me raketa në Ukrainë,” thotë 41-vjeçarja me lot në sy. Viktoria ende shpreson që edhe vajza e saj të vijë në Berlin. Ndërsa i biri e ndien veten aq mirë në Gjermani, saqë do të dëshironte të qëndronte këtu përgjithmonë, as nëna e saj 72-vjeçare nuk dëshiron të kthehet në vendin e saj të shkatërruar nga lufta.

Kjo edhe për faktin se të tre tashmë kanë gjetur një banesë. Ky është një përjashtim absolut, thotë Alexander Weber, i cili kujdeset për refugjatët në komunitetin Markus. “Kjo është banesa e vetme sociale që ne kemi mundur të ofrojmë që nga shpërthimi i luftës.

Dëshmi kundër narrativave të Kremlinit

Weber ka qenë aty si ndihmës që nga fillimi. Redaktori shkencor 37-vjeçar ka lindur në Bashkimin Sovjetik dhe ka jetuar në Gjermani që nga viti 1990. “Duke qenë rus me  prejardhje, ndihem veçanërisht i prekur dhe dua të provoj se ajo që thotë Kremlini nuk është e vërtetë”, shpjegon ai. Kështu mendon edhe gruaja e Weberit, Victoria Abakumovski. “Në shtëpi më duket sikur do të më bjerë tavani mbi kokë”, thotë ajo. “Më mirë të jem këtu, të jap mësime gjermanishte, të dëgjoj mysafirët tanë, t’i mbaj duart dhe të qaj me ta.

Ata që ikin nga Ukraina sjellin me vete përjetime traumatike. Kongregacioni Markus, përpiqet t’u vijë në ndihmë me biseda, në mënyrë që ata të përpunojnë përjetimet e shumta të tmerrshme. Nuk është e lehtë as për vullnetarët. “Ne flasim shumë me njëri-tjetrin këtu”, thotë Alexander Weber.

Veshje edhe për të vdekurit

Por ndonjëherë tmerri është shumë i madh. “Një herë erdhi një grua që dukej që ishte shumë e trishtuar. Ishte shumë e zbehtë dhe nuk donte të fliste në fillim,” thotë Weber. “Ne zbuluam se ajo ishte duke shkuar në Ukrainë dhe donte të merrte veshje  për katër persona nga dollapi ynë.”

Kur e pyetëm nëse për burra apo gra dhe në çfarë madhësie, ukrainasja përgjigjej vazhdimisht në mënyrë monotone se nuk kishte rëndësi. Më në fund, sipas Weber, rezultoi se familja katër antarëshe e gruas ishte qëlluar nga rusët dhe ishte gjetur e zhveshur në një varr masiv. “Gruaja ishte në rrugën e saj për në Ukrainë për të veshur dhe varrosur trupat.”/DW



Ju sugjerojmë

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen
Aktualitet

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

15 Maj, 2025 3:43 pm
PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta
Aktualitet

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta

15 Maj, 2025 3:32 pm
Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët
Aktualitet

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët

15 Maj, 2025 3:17 pm
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

15 Maj, 2025 2:49 pm
Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
Rajoni

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

15 Maj, 2025 2:35 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

15 Maj, 2025 1:55 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

15 Maj, 2025 1:48 pm
“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…
Aktualitet

“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…

15 Maj, 2025 1:39 pm
Para
1855 Ha tokë nën ujë/Shkodër:482 banesa me prezencë uji në oborr dhe brenda shtëpisë

1855 Ha tokë nën ujë/Shkodër:482 banesa me prezencë uji në oborr dhe brenda shtëpisë

Borë në Vermosh e Theth, ARRSH: Kujdes gjatë drejtimit të mjetit! Ulni shpejtësinë

Borë në Vermosh e Theth, ARRSH: Kujdes gjatë drejtimit të mjetit! Ulni shpejtësinë

“Gjendje emergjente”, Berisha niset drejt Shkodrës

"Gjendje emergjente", Berisha niset drejt Shkodrës
















TE FUNDIT

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

Dhunimi i anëtarit të KZAZ, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen
15 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas incidentit të ndodhur në një KZAZ në...

Lexo më shumë

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta

PD dhe policia ranë dakord, ja ku do të mbahet nesër protesta
15 Maj, 2025

Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi, duke ndryshuar disa kushte të protestës së kësaj force politike...

Lexo më shumë

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët

Votat preferenciale në Fier, Balluku: Kënaqësi që janë mbështetur edhe kandidatët
15 Maj, 2025

Pasi ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në Fier, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për këtë qark, Belinda...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
15 Maj, 2025

Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com