Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazhi i revistës kanadeze: Shqipëria narko-shteti i parë në Evropë

2019/06/06 at 8:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Reportazhi i revistës kanadeze: Shqipëria narko-shteti i parë në Evropë

Media online kanadeze “Vice News” ka publikuar një reportazh në të cilin flitet për lulëzimin e trafikut të drogës  dhe krimeve të tjera në Shqipëri. Sipas këtij reportazhi Shqipëria mund të quhet narko-shteti i parë në Evropë.  Reportazhi tregon rrugëtimin e  gazetarit i cili nis që në muajin janar.


“Është janar dhe ndodhem në një nga lagjet e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë dhe kam takuar dy trafikant lokal të kokainës që sapo kanë ardhur nga një udhëtim kontrabande në Gjermani. Si shumë grupe të reja të drogës, Artani dhe Luli kanë kaluar nga trafikimi i kanabisit tek kokaina, sepse ka më shumë para në këtë trafik dhe fitohen më lehtë. Ata më thonë se mund të bëjnë rreth 23 mijë dollarë  duke kontrabanduar një kile nga ky pluhur për në vendet e pasura evropiane, ku tregu për kokainën është duke u  rritur.

Gjithashtu ata flasin për orët e tyre “Rolex”, makinat e shpejta dhe vajzat e bukura. “Siç mund ta shohësh këtu ,”-thotë Artani, “kokaina është puna e duhur.”

Që nga shkatërrimi financiar i viteve 90-të që çoi në shkatërrim dhe kaos civil, brezi i ri në Shqipëri e ka gjetur veten në kurthin midis varfërisë dhe korrupsionit. Për disa biznesi i drogës ofron një shpëtim nga lagjet e varfra të Tiranës. Por trafiku i drogës këtu nuk është asgjë e re, është diçka që i ka rrënjët e thella në Shqipëri. Edhe pse është një vend anëtar i NATO-s me pretendimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Shqipëria është bërë narko-shteti i parë Evropian.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar definicioni i ‘narko-shtetit’ është kur në një shtet të gjitha institucionet legjitime janë depërtuar nga fuqia dhe pasuria e trafikut ilegal të drogës, e ngjashme me Venezuelën, Guinea-Bissau dhe Afganistanin edhe Shqipëria është e përfshirë thellë në paratë e drogës.

Në 2018 raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e ka përshkruar Shqipërinë si shtëpinë e korrupsionit të shfrenuar, institucioneve të dobëta qeveritare dhe kontrolle të dobëta kufitare”, me trafikimin e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore si  krimet më fitimprurëse në vend. Droga është një biznes i madh këtu.

Ky  shtet i vogël ish-komunist në bregdetin e Adriatikut është prodhuesi më i madh i kanabisit të paligjshëm në Evropë. Në vitin 2017, policia në Shqipëri kapi 68 ton naftë, rreth 680 milionë dollarë. Por trafikimi i kokainës është ajo që po e jep Shqipërisë statusin e narko-shtetit.

Gjatë dekadës së fundit, siç u zbulua nga VICE, bandat shqiptare dhe grupet si Hellbanianz janë bërë “lojtarët” kryesorë në tregtinë fitimprurëse të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të Evropës. Bandat shqiptare kanë bërë emër duke shitur kokainë të cilësisë së lartë të pastërtisë me çmime konkurruese me shumicë dhe kanë kontribuar në rritjen e pastërtisë së kokainës në Evropë që nga viti 2012.

Trafikantët shqiptarë kanë krijuar linja direkte të furnizimit nëpërmjet Amerikës së Jugut dhe porteve të mëdha të pranimit të kokainës në Belgjikë dhe Holandë. Në shkurt, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një dërgesë bananesh nga Kolumbia pasi arriti në portin lindor të Shqipërisë të Durrësit. Shqipëria është unike në Evropë pasi baronët e drogës në këtë vend nuk kanë kundravajtje ligjore. Në vend të saj ata janë të lidhur drejtpërdrejtë me qeveritarët.

Paratë e drogës janë një pjesë thelbësore e sistemit demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë e sigurimit të votave të njerëzve është t’i paguajë ato me para dhe gjeneratori më i mirë i parave është tregtia e drogës. Një studim i financuar nga BE, i cili u zhvillua nga viti 2016 deri në vitin 2019, zbuloi se një shifër prej 20.7 % e shqiptarëve ju ofrua para ose favorizime në këmbim të votës së tyre. Në janar, u zbulua se bandat e kokainës me sukses manipuluan zgjedhjet duke blerë votat. Afrim Krasniqi, kreu i Institutit Shqiptar për Studime Politike, tha se roli i bandave kriminale në fushatën zgjedhore të vitit 2017 ishte më i madh se roli i partive politike. “Sot, ka një përshtypje të përgjithshme se askush nuk është në gjendje të fitojë zgjedhjet pa mbështetje nga grupe të tilla”, -tha ai

Për shkak se tregtia e drogës është aq e lidhur me ata në pushtet, njësitë e inteligjencës britanike janë vendosur në Tiranë për të monitoruar trafikantët. Një anëtar i ekipit ndërlidhës të Mbretërisë së Bashkuar tha për VICE se kishin dëshmi të qarta për për rrjedhjen e informacionit  e bërë nga policia tek trafikantët. në tregtarët nga policia shqiptare. Britanikët kanë  bashkuar ekipet me SHBA-në, Holandën dhe Italianë, të cilët vendosën të përfshiheshin pas gjetjes së informacioneve që ata ndanin me autoritetet shqiptare të përfunduara në duart e gabuara.

Dy ministrat e Brendshëm të Kryeministrit shqiptar Edi Rama janë përfshitë të dy në skandale të lidhura me drogën. I pari Saimir Tahiri do të dalë përpara gjykatës nën akuzën e trafikut të drogës dhe korrupsionit. Emri i Tahirit është përmendur në një përgjim të policisë anti-mafia italiane. Tahiri i ka mohuar akuzat në adresë të tij. Ai u zëvendësua nga Fatmir Xhafaj, koha e të cilit si ministër i Brendshëm zgjati deri vitin e kaluar, kur vëllai i tij Agron u dënua  me 7 vite burg për trafik droge në Itali. Megjithatë nuk ka asnjë provë që Xhafaj të jetë i përfshirë drejtpërdrejtë me krimet e të vëllait.

Në vitin 2017 Ermal Hoxha u dënua me 10 vjet burg për pjesëmarrjen e tij në një operacion trafiku me 120 kile kokainë nga Amerika Latine për në Evropën Perëndimore. Por Ermali nuk u ngjit në rangjet kriminale nga lagjet e varfra të Tiranës, ai është nipi I diktatorit komunit Enver Hoxha, i cili udhëhoqi shtetin për 41 vjet deri në vdekjen e tij në 1985.

Askush nuk e ilumstron më mirë afërsinë mes elitës shqiptare dhe trafikantëve se Klement Balili një pronar hotelesh luksoze, i njohur ndryshe si “Pablo Escobar i Balkanit”.  Një dosje prej 10,000 faqe e përpiluar nga qeveria greke, dhe e shqyrtuar nga VICE, përshkruan perandorinë e narkotikëve të organizuar në mënyrë të përpiktë, një miliard dollarë, të ndërtuar mbi kanabis dhe kokainë , e cila futej në  vende të tilla si Italia, Greqia, Gjermania dhe Britania e Madhe. Balili e rriti perandorinë e tij nga paligjshmëria pas rënies ekonomike të Shqipërisë në vitet 1990, shkaktuar nga rrëzimi i skemave të mëdha piramidale të mbështetura nga qeveria. 1-2 miliardë dollarë u zhdukën brenda natës dhe familjet shqiptare humbën të gjitha kursimet e tyre. Sipas një raporti të vitit 2016 nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, një përzierje mes papunësisë dhe paga të ulëta nënkuptojnë që bandat shqiptare janë zgjeruar që atëhere.

Në vitin 2014 ai u emërua drejtor i transportit rajonal në Sarandë, një qendër e njohur e trafikimit të drogës. Gjatë dekadës së fundit, Balili ka ndërtuar një disa hotele luksoze në bregdetin mahnitës të Adriatikut në Shqipëri.

Në vitin 2015 Ilir Meta, Presidenti aktual i Shqipërisë preu shiritin e inaugurimit të hotelit me 5 uje të Balilit ‘Santa Quaranta’.Së bashku me Metën dhe Balilin në këtë inaugurim ishin të pranishëm ministri i atëhershëm i financave Arben Ahmetaj, si dhe ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima.

Balili ka qenë i hapur për lidhjet e tij të ngushta me një nga partitë kryesore politike shqiptare, Lëvizjen Socialiste për Integrim, ose LSI. Në një intervistë në media më parë këtë vit, Balili shpjegoi se emërimi i tij si Drejtor i Transportit për qytetin jugor të Sarandës erdhi në këmbim të donacioneve financiare që ai dhe familja e tij i bënë LSI-së.

Policia greke ka qenë në gjurmët e Balilit në këtë dekadën e fundit. Por sa herë që dukej se po përparonin, ata gjenin një pengesë nga autoritetet shqiptare. Në maj të vitit 2016, policia greke kapi 12 anëtarë të bandës Balili dhe gati 700 kilogram marijuanë, rezultat i një operacioni dy-vjeçar të mbikëqyrjes në bashkëpunim me DEA. Policia greke lëshoi ​​një urdhër arresti për Balilin, por policia shqiptare refuzoi të pranonte pranimin e urdhrit. Në kohën kur autoritetet shqiptare e pranuan atë, ai ishte “zhdukur” sipas policisë shqiptare.

Tre muaj pasi u lëshua urdhri për arrestimin e Balilit, ai u fotografua duke folur me një zyrtar të lartë të policisë në barin e baronit të drogës në brigjet shqiptare.

Afërsia e Balilit me bazën e pushtetit politik të Shqipërisë, sipas zyrtarëve amerikanë dhe grekë, ka dëshmuar çelësin e suksesit të tij si një kontrabandist i madh droge. Në një fjalim në vitin 2016, ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu tha, “Politikanët nga e djathta dhe nga e majta kanë dëgjuar interesat e fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve kryesorë. Ndryshe si mund të shpjegohet fakti që trafikanti i paprekur i drogës Klement Balili është ende i lirë”. Gjithashtu në një fjalim tjetër të vitit 2018, Lu tha se dështimi më i madh i qeverisë shqiptare gjatë mandatit të tij 4-vjeçar ishte paaftësia për të kapur Balilin, të cilin e ka përshkruar si “lider të fuqishëm të krimit të organizuar me lidhje politike.

Në janar policia shqiptare më në fund e arrestoi Balilin. Qeveria shqiptare e shfaqi këtë si një arritje për të impresionuar ndërkombëtarët.

Në shkurt, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Balilit për një “gjyq të shkurtuar”, i cili garantoi që dënimi i tij të shkurtohet me një të tretën. Më 7 maj, Balili u dënua me 10 vjet për trafik droge, anëtarësim në një grup kriminal dhe pastrim parash. Avokati i tij tashmë ka deklaruar se do të apelojë për dënimin.

Disa nga  tregtarët me të cilët biseduam kishin punuar me projektet e ndërtimit të Balilit, duke përfshirë edhe Santa Quaranta dhe shprehën dashamirësi për të. “Unë nuk e di se çfarë bëri Klementi, apo nëse ajo që ata thonë është me të vërtetë e vërtetë … por Klemendi solli para në komunitetin tonë,” tha një person, i cili kërkon të mbetet anonim nga frika e Balilit. “Ai kishte shumë projekte ndërtimi , dhe ne punuam mbi to për shumë vite. Paratë u paguan, komuniteti e respektoi atë, ai ishte një biznesmen, jo një kumbar. ”

Në pamjen të parë Tirana është një qytet në ngritje, me një jetë të gjallë kafenesh dhe jetë nate. Por të varfrit ekzistojnë në brendësi të lagjeve të ndotura të kryeqytetit, ku shtëpitë nuk kanë energji elektrike dhe ujë.

Zona e Bllokut në Tiranë, e cila ka qenë e rezervuar vetëm për zyrtarët e partisë Komuniste deri kur regjimi ra në vitin 1992, tashmë është ‘vendi I lojërave’ për elitën e Tiranës. Në bllok  komshinjtë tuaj mund të jenë politikanë, gjyqtarë. Makinat Mercedes-Benz qarkullojnë rreth bareve si peshkaqenë-tigër. Në këto bare deputetët e Parlamentit pinë shampanjë duke parë PornHub në IPhonet e tyre dhe dëgjojnë Dua Lipë dhe Notorious B.I.G.

Por suksesi i bandave të trafikimit të drogës në Shqipëri ka ardhur me kosto për qytetarët e vendit, të cilët kanë mbetur të fundosur Në një sondazh të Gallup 2018, shqiptarët u renditën të katërtin me dëshirën e fortë për të emigruar, të kaluar vetëm nga Haiti, Liberia dhe Sierra Leone. Të rinjtë ndeshen që në fillim me korrupsionin në shkollat e mesme, në formën e ryshfetit që u japin mësuesve  për nota të mira.

Rudina Hajdari, deputete e Kuvendit të Shqipërisë tha për VICE se  “Të rinjtë shqiptarë ndjehen të zemëruar dhe të mashtruar nga qeveria.

Shqiptarët janë në pritje nëse BE do të hapë negociatat në qershor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE  dhe së shpejti mund të udhëtojnë pa viza në  të gjithë vendet e BE-së. Franca dhe Hollanda tani shohin bandat shqiptare të drogës si një kërcënim serioz dhe  po përpiqen të ndalojnë udhëtimin pa viza të shqiptarëve. Arsyeja përse Holanda ka kërkuar kthimin e vizave ka të bëjë me “rritjen e konsiderueshme të aktivitetet kriminal nga mafia shqiptare në Holandë dhe se këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza … duke zgjeruar më tej rrjetin e tyre të kontrabandës. ”

Kryeministri Rama, një ish-lojtar basketbolli, i cili nisi detyrën si Kryeministër në vitin 2013 me thirrjen për luftë të ashpër anti-korrupsion, mori duartrokitje nga ndërkombëtarët kur shkatërroi një fshat që njihej për kultivimin e kanabisit, Lazarati. Megjithatë nuk ka shpëtuar nga akuzat për mashtrim dhe korrupsion, duke çuar  në protesta të dhunshme anti-qeveritare në Tiranë, ku janë përfshirë edhe koktejet Molotov të hedhura në zyrën e Ramës javën e kaluar. Kundërshtarët e tij thonë se ai të japë dorëheqjen  që Shqipëria të bashkohet me Evropën. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha: “Ne jemi këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, për ta bërë Shqipërinë si Evropa”.

Këtu qëndron tensioni për Evropën: koncepti i një narko-shteti gjithmonë është ndjerë shumë larg nga evropianët. Por pozicioni qendror i Shqipërisë në industrinë e drogës e ka sjellë problemin më afër, në një kohë kur shqiptarët shpresojnë të jenë më të lidhur me motorin ekonomik të BE. Kjo është gjëja më tragjike për një narko-shtet: Mbështetja e elitës së një kombi me fonde nga veprimtaria kriminale ka ndikimin më të madh jo në vendet e largëta, por mundësitë për popullin e saj./Përshtati në shqip Opinion.al/

https://www.vice.com/en_us/article/zmpq89/the-inside-story-of-europes-first-narco-state

Etiketa: drogenarko-shtetrevisteshqiperi


Ju sugjerojmë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

2.45 mln turistë në 4 muaj, Rama: Shqipëria, surpriza e destinacioneve europiane!

23 Maj, 2025 5:50 pm
Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia
Kryesore

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

23 Maj, 2025 5:28 pm
Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
Bota

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

23 Maj, 2025 5:16 pm
Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
Sport

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

23 Maj, 2025 5:08 pm
Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
Rajoni

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

23 Maj, 2025 4:43 pm
“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
Aktualitet

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor

23 Maj, 2025 4:34 pm
Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

23 Maj, 2025 4:17 pm
Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet
Aktualitet

Pse grupkapitulli i 3-të i negociatave është nga më të rëndësishmit?Zbulohen detajet

23 Maj, 2025 4:11 pm
Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj
Bota

Harvardi padit administratën Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve të huaj

23 Maj, 2025 4:03 pm
GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri
Aktualitet

GJKKO dënon 2 persona për trafik droge në Norvegji dhe pastrim parash në Shqipëri

23 Maj, 2025 3:58 pm
Para
Përgjimi 3/Avdylaj:Suprizojmë të gjatin…Ti japim një 10 me 0, të habitet

Rama: Vangjush Dako të mbajë përgjegjësi për të vërtetën

A ia hap Rama telefonin pas përgjimeve, flet Vangjush Dako

A ia hap Rama telefonin pas përgjimeve, flet Vangjush Dako

Dosja 339, Rama: Është mbajtur në sirtar për të bërë shantazh politik

Dosja 339, Rama: Është mbajtur në sirtar për të bërë shantazh politik
















TE FUNDIT

2.45 mln turistë në 4 muaj, Rama: Shqipëria, surpriza e destinacioneve europiane!

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
23 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ndau pasditen e sotme me ndjekësit shifrat e turistëve të huaj në Shqipëri. Përmes një postim në...

Lexo më shumë

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia

Begaj në SHBA, komuniteti shqiptar i rezervon një pritje të veçantë në Filadelfia
23 Maj, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare...

Lexo më shumë

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
23 Maj, 2025

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve...

Lexo më shumë

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
23 Maj, 2025

Igli Tare do të jetë drejtor i ri sportiv te klubi i Milanit. Njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi mungon ende,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com