Ditën e sotme, në Durrës u rrëmbye 33-vjeçari Gazmend Çollaku nga katër persona të maskuar me uniforma të Policisë.
Çollaku u rrëmbye në Lagjen nr.1 të qytetit nga katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Audi” me targë gjermane.
Po cili është ai dhe përse u rrëmbye?
Burime brenda Policisë thonë për “Panoramën”, se Çollaku është person me precedentë penalë.
Ai është dënuar më parë për veprën penale të plagosjes me dashje. Ndaj, një nga pistat e rrëmbimit që Policia po heton është plagosja e disa viteve më parë.
Por, të njëjtat burime pohojnë se Çollaku është i skeduar si person që mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe organizatat kriminale që merren me të. (Panorama)