Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se rrëmbimi i tyre është një akt terrorist i urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Berisha u bën thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë veprimet e Serbisë ndaj Kosovës.
“Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç”,-shkruan Berisha./Opinion.al