Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëmbimi i guvernatores ngre shqetësime për dhunë në zgjedhjet e SHBA

2020/10/18 at 8:51 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëmbimi i guvernatores ngre shqetësime për dhunë në zgjedhjet e SHBA

Në shtetin amerikan Miçigan, autoritetet kanë kapur 13 persona që akuzohen se po planifikonin rrëmbimin dhe ndoshta vrasjen e guvernatores së këtij shteti. Koha e zbatimit të këtij plani, në të cilin përfshihej një grup paramilitar i armatosur me armë gjysmë-automatike dhe eksplozivë, ishte planifikuar të zbatohej në kohën e duhur për të prishur zgjedhjet amerikane dhe për të ngjallur një rebelim. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble, foli me ekspertë të cilët paralajmërojnë se mesazhi provokativ nga liderët dhe mediat sociale me rregulla të dobëta, mund të jenë duke e orientuar klimën politike amerikane drejt dhunës.


Pranverën e kaluar, në Shtetet e Bashkuara shpërthyen protesta kundër masave të sigurisë për pandeminë. Në tubimet përpara godinës qeveritare të shtetit Miçigan në prill dhe maj, disa protestues shprehën dëshpërim për humbjen e të ardhurave, ndërsa të tjerët u nxitën nga ajo që ata e konsideruan si një abuzim i pushtetit nga Guvernatorja demokrate Gretchen Whitmer.

Disa protestues sollën edhe armë në legjislaturën e shtetit.

“Nëse nuk do të sillnim armët tona, këta njerëz nuk do të mbroheshin dhe qeveria mund ta tejkalonte autoritetin e saj sa të dëshironte“, thotë Duncan instruktor i armëve të zjarrit.

Javën e kaluar, 13 burra u akuzuan për komplot për rrëmbimin e guvernatores në përpjekje për të nxitur një kryengritje të dhunshme përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Disa nga të arrestuarit kishin qenë pjesëmarrës të rregullt në tubimet kundër masave të izolimit, aktivitete këto të organizuara dhe të mbështetura nga operativë politikë me lidhje të forta në spektrin e djathtë, thotë Lisa Graves, e cila drejton një grup studimor të politikave publike.

“Ka grupe të konsoliduara që po ndihmojnë disa grupe që ishin më në periferi“, thotë Lisa Graves, drejtore ekzekutive e “True North Research”.

“Këto grupe të krahut të djathtë po nxisnin përpjekjet për të shfuqizuar urdhërat (për izolimin) dhe duke e quajtur atë tirani. Dhe nuk ishin vetëm ata, por edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara“, thotë zonja Graves.

“Këto janë rrethanat kur retorika mund të inkurajojë njerëzit që mund të kenë prirje për dhunë“, thotë zonja Graves.

Pas arrestimeve, Guvernatorja Whitmer akuzoi Presidentin Donald Trump se “ushqen mosbesimin dhe nxit zemërimin”. Presidenti Trump u përgjigj duke shkruajtur në Twitter se ai nuk e toleron “dhunën ekstreme” dhe se “Guvernatorja Whitmer ka bërë një punë të tmerrshme”.

Shtatë nga burrat e akuzuar ishin anëtarë të një milicie anti-qeveritare që rekruton dhe komunikon duke përdorur Facebook-un. Dhe megjithëse kompania Facebook lajmëroi FBI-në për deklaratat e zjarrta të grupit, ekspertë si Joan Donovan thonë se kompanitë e mediave sociale nuk kundërveprojnë gjithnjë ndaj kërcënimeve.

“Për mua, kjo është më shumë një shenjë paralajmëruese se ka grupe të tjera që ndoshta po bëjnë plane të tilla“, thotë Joan Donovan, Drejtore Kërkimesh, në Qendrën e Harvardit “Kennedy Shorenstein” për Politikën e Medias dhe Politikën Publike.

“Dhe nëse kompanitë që i kanë ndërtuar këto rrjete për të transferuar informacione nuk janë të vetëdijshme për atë çfarë transmetohet, atëherë kjo e vë publikun në rrezik shumë më të madh“, thotë zonja Donovan.

Gjatë këtij viti u panë gjithashtu protesta mbi vrasjet nga policia të qytetarëve afrikano-amerikanë që shpërthejnë në të gjithë vendin, me disa valë dëmtimi të pronës, plaçkitje dhe përplasje me kundër-protestuesit.

Drejtori i FBI-së Christopher Wray kohët e fundit trajtoi kërcënimin e përshkallëzuar të ekstremizmit në dëshminë e tij përpara Kongresit.

“Megjithëse shumica e protestuesve kanë qenë paqësorë, ne kemi hapur hetime mbi individë të përfshirë në veprimtari kriminale në këto protesta, disa prej të cilëve u përmbahen axhendave të dhunshme ekstremiste të krijuara për të mbjellë mosmarrëveshje dhe trazira“, tha zoti Wray.

Votimi i hershëm tashmë është duke u zhvilluar në pjesën më të madhe të Amerikës dhe FBI-ja po përpiqet të garantojë amerikanët për sigurinë e zgjedhjeve dhe u ka bërë thirrje njerëzve të raportojnë krime të dyshuara zgjedhore ose frikësimin e votuesve./ VOA



Ju sugjerojmë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
Para
Koronavirusi mbijeton në lëkurë pesë herë më gjatë se gripi i zakonshëm

Koronavirusi mbijeton në lëkurë pesë herë më gjatë se gripi i zakonshëm

Shpërndante heroinë, kapet në flagrancë 39-vjeçari

Shpërndante heroinë, kapet në flagrancë 39-vjeçari

PD: Plani i Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet ka 5 drejtime kryesore

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj apel prokurorisë dhe policisë
















TE FUNDIT

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
19 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Ai është marrë nën hetim nga...

Lexo më shumë

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar vendi i tij është pranë një marrëveshjeje të rëndësishme për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com