Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëmbimi i 49-vjeçarit, Lala: Priten hetues britanik, makina e këngëtares

2020/01/28 at 10:28 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëmbimi i 49-vjeçarit, Lala: Priten hetues britanik, makina e këngëtares

Policia njoftoi këtë të martë se 49-vjeçari, Jan Prenga humbi jetën gjatë kohës që rrëmbyesit e tij do ta transportonin në resortin Golden në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz.


Policia thotë se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar të hënën nga RENEA.

Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej. Ndërkohë në emisionin Opinion, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë.

“Policia u vu në dijeni se 4 persona kishin marrë peng një person. Në momentin e parë kur u mësua identiteti polica filloi hetimet nëse kishte rekorde kriminale. Viktima kishte patur më parë emrin Dodë Prenga dhe nuk kishte patur rekorde kriminale. Ka patur një përplasje në momentin e parë mes tyre përpara një parkukerie. Makina i ishte vjedhur një këngëtare tallavaje. Kjo makinë u gjet e djegur dhe targat ishin të falsifikuara. Autoritetet zbuluan më pas se vëllai i viktimës kishte rekorde kriminale në Britani dhe kjo zhvendosi fokusin e hetuesve. U sekuestruan të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Janë disa kamera sigurie dhe mes tyre edhe ato të resoritit luksoz të autorëve. Ka informacione se pamjet e kamerave të resortit tregojnë trupin e pajetë të viktimës duke u futur në resort”, tha gazetarja.

“Po të shkosh në vendin e ngjarjes në momentin që e kanë marrë e kanë kapur dy persona nga këmbët dhe dy nga krahët. Ata donin të dërgonin mesazhe shumë të qarta për vëllain e tij i cili është përfshirë në afera të mëdha në trafikun e drogës. Vëllai i Jan Pregës është në përgjim nga autoritetet britanike. Këtu pritet të vijë një dosje e madhe dhe hetues britanikë”, theksoi më tej gazetarja.

Hetimet e policisë

Hetimet kanë zbardhur edhe shkaqet e rrëmbimit të Jan Prengës. Policia tha se ai ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, për shkak të disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në resortin “Golden” dhe disa hotele e banesa policia sekuestroi 2 pistoleta, municione, 4 automjete e disa sende të tjera. Autorët e ngjarjes do të përballen me drejtësinë për disa vepra të rënda penale, si “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit” apo “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Para

Artan Hoxha: Si grabiti vëllai i Jan Prengës drogën në Angli

“Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama, ka pamje”

Video/ Lëkundjet e tërmeti, si reagojnë të ftuarit në “Opinion”

Video/ Lëkundjet e tërmeti, si reagojnë të ftuarit në “Opinion”
















TE FUNDIT

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
28 Nëntor, 2025

Peshkaqenët gëlltitës, krijesa të çuditshme me sy të gjelbër ndriçues dhe trup të hollë, kanë mbijetuar për miliona vite në...

Lexo më shumë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë 8 automjet është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka...

Lexo më shumë

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
28 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka zhvilluar të premten bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin, duke injoruar sërish përpjekjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com