Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, rinisin kërkimet për të gjetur trupin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 22/12/20 |
Opi Nion

Edhe pse për pak javë bëhet një vit nga marrja peng dhe vrasje e Jan Prengës, autoritetet ende nuk kanë mund të gjejnë trupin e tij.

Prenga u mor peng në 17 janar të këtij viti në Kamëz, duke u futur në një makinë me forcë dhe më pas është vrarë.

Kërkimet kanë nisur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, me ndihmën e FNSH-së, me një qen gjurmues. Mësohet se kërkimet janë përqendruar në fshatin Pjezë në Shijak.

Deri më tani për vrasjen e Jan Prengës deri tani në pranga kanë rënë 6 persona. Referuar hetimeve,në 17 janar të këtij viti në Kamës.

Në materialet e hetimeve, janë marrë pamje të cilat dëshmojnë se Prenga u mor peng dhe më pas u dhunua derisa humbi jetën.

Pasi humbi jetën, autorët e krimit kanë vendosur të zhdukin trupin dhe dyshohet se trupi i Jan Prengës mund të ndodhet në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë autoritete kanë arrestuar  Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.

Shkak i krimit të rëndë dyshohet se është përfshirja e vëllait të Prengës në trafikun e drogës, për të cilën është konfliktuar me të arrestuarit.

Pas rrëmbimit, mësohet se familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën./ Opinion.al

Pas