Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, gjykata liron një nga të arrestuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:41 - 30/03/20 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,ka liruar nga burgu Bajram Hajrin, një prej personave të akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Mësohet se gjykata ka vendosur ditën e premte që të zëvendësoj masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga “arrest në burg”, në “arrest në shtëpi”.

Avokati Arben Hoxha e argumentoi kërkesën për ndryshim mase për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

65 vjecari është akuzuar për “rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit e kryer në bashkëpunim”, “mbajtjen pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.

Bajram Hajrin është ati i Altin Hajrit, një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49 vjeçarit pasditen e 17 janarit në Kamëz./ Opinion.al

Pas