Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëmbi i Jan Prengës, dëshmon Dritan Rexhepi

2025/04/23 at 10:29 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëmbi i Jan Prengës, dëshmon Dritan Rexhepi

Për herë të parë, në GJKKO ka dëshmuar Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës në vitin 2020. Rexhepi mohon të jetë porositësi i vrasjes, duke thënë se në atë periudhë ndodhej në burg në Ekuador, ku vuante një dënim prej 13 vitesh për trafik droge.

SPAK e akuzon Rexhepi si porositës, pasi dyshohet se vëllai i Jan Prengës vodhi 283 kg kokainë në Angli, por Rexhepi thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin e Portsmouth. Ai mohoi edhe lidhjen me Gentian Funiqin, (Doçi), për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë njohje, edhe pse kanë qenë në një burg në Ekuador dhe organi i akuzës dyshon se bashkë me të dhe pronarin e kompleksit Golden, Altin Hajri kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Prokurori Behar Dibra: Në fund të vitit 2019, ku ndodheshit?

Dritan Rexhepi: Isha në burg, në Ekuador. Isha i burgosur me 13 vite për trafik droge. Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja burgun.

Dibra: A kishit kontakte me jashtë?

Rexhepi: Po, me kabinë burgu.

Prokurori: Po me persona të tjerë?

Rexhepi: Jo, nuk ishte e mundur.

Prokurori: Me kë kishit kontakte në burg, ndonjë shqiptar?

Rexhepi: Me një kosovar, nuk ia mbaj mend emrin.

Prokurori: Ku keni qenë më përpara se të burgoseshit?

Rexhepi: Nëpër botë.

Prokurori: Me kë u arrestuat?

Rexhepi: U akuzuan 10 persona. Remzi Azemi nga Kosova doli i pafajshëm.

Prokurori: Gentjan Funiqi, u kujton gjë ky emër?

Rexhepi: Vetëm nëpër media e kam dëgjuar. Kurrë në jetë nuk kam pasur me të njohje.

Prokurori: Martin Dedja dhe Korado Gështenja, i njeh?

Rexhepi: Jo.

Prokurori: Në atë kohë ke bashkëpunuar me të tjerë për të kryer aktivitet droge kur ndodheshit në Ekuador?

Rexhepi: Jo.

Prokurori: A ke marrë djeni për një kontejner me drogë që u kap?

Rexhepi: E mësova pasi e pashë nga mediat në Shqipëri. E kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzoheshin për një ngarkesë që është kapur në Angli. Në atë kohë mora djeni për një person që ishte rrëmbyer dhe ishte marrë peng. Nëpërmjet familjarëve kërkova të merrja vesh. Më thanë që kishte përgjime të Dritan Rexhepit me vëllain e të humburit. Ku janë këto përgjime? Nuk jam unë aty. Më është nxirë faqja ka 5 vite. Ju keni hipur trenin e gabuar dhe doni të shkoni ku doni vetë. Nuk jam unë personi që kam folur me ata dhe nuk jam unë ai person për ato që keni shkruar në dosje. Ndodhesha në burg dhe fola me një gazetar dhe i kam thënë që nuk jam unë ai person që kam urdhëruar rrëmbimin e Jani Prengës. Kam folur me Artan Hoxhën. I kam dhënë disa foto dhe i kam thënë publikoi. Gazetari ishte takuar me kunatin tim në Prokurorinë e Tiranës rastësisht dhe aty kanë biseduar se çfarë po ndodh kështu.

Avokatja e Rexhepit: Meqë gazetari është në sallë, kërkojmë që të thirret si dëshmitar.

Prokuroria: Për ne nuk është e çmuar të thirret si dëshmitar. Nëse ai do, mund të dalë nga salla.

Pas kësaj, gjykata vendosi që Artan Hoxha të largohet nga salla për fazën e marrjes në pyetje të Dritan Rexhepit.

Rexhepi: Problemi im ishte vetëm hasmëria, pasi unë po përflitesha. Aty thuhej Gramozi nga Vlora. Nuk jam unë ai person. Ju duhet të pyesni veten. Pse është lidhur emri Gramoz dhe Dritan Rexhepi?

Prokurori: Sa emra ke pasur?

Rexhepi: Deri në moshën 13 vjeç më quanin Gramoz, më pas të gjithë më thërrisnin Dritan. As sot nuk jam i martuar. Kam pasur një marrëdhënie 12-vjeçare me një ekuadorjane dhe me të kam dy djem.

Prokurori: Pasi folët me gazetarin, çfarë ndodhi më pas? Dritan apo Artan Hoxha, ishte emër i njohur për ju më parë, a e kishit takuar ndonjëherë?

Rexhepi: Jo, nuk e njihja, nuk e kisha takuar asnjëherë. Edhe më vonë nuk kam pasur më komunikim me asnjë gazetar.

Prokurori: Po për Ndrek Prenga a keni dëgjuar, është vëllai i Jan Prengës. Apo për vëllain tjetër të tij, Astrit Prenga?

Rexhepi: Jo, në asnjë rrethanë.

Ju sugjerojmë

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…
Aktualitet

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…

27 Qershor, 2025 12:59 pm
FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
Kryesore

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

27 Qershor, 2025 12:52 pm
Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota
Aktualitet

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota

27 Qershor, 2025 12:47 pm
Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..
Aktualitet

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..

27 Qershor, 2025 12:39 pm
Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
Aktualitet

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

27 Qershor, 2025 12:26 pm
Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë

27 Qershor, 2025 12:21 pm
KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

27 Qershor, 2025 12:06 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

27 Qershor, 2025 12:02 pm
Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
Rajoni

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 Qershor, 2025 11:49 am
Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

27 Qershor, 2025 11:44 am
Para
Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Berisha: Papa Françesku, mik i shquar i kombit shqiptar

Berisha: Papa Françesku, mik i shquar i kombit shqiptar

Rama takim me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë

Rama takim me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 milionë euro për bujqësinë

TE FUNDIT

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…
27 Qershor, 2025

Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, ka qenë i pranishëm në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar...

Lexo më shumë

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
27 Qershor, 2025

Skema e final-four në Superligën Shqiptare ka rigjeneruar të ardhura të shumta në arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Fakt...

Lexo më shumë

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota
27 Qershor, 2025

Anëtari i KAS, Koli Bele ka folur për mediat pas përfundimit të rinumërimit të votave të qarkut Tiranë. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..
27 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave të qarkut Tiranë, si ato për subjektet politike dhe të kandidatëve, nuk pasoi në asnjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com