Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë të lirë gjyshen që mbajti peng për thuajse 1 javë nipin e saj 3-vjeçar.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bahrie Gjunin.
Seanca në ngarkim të gjyshes u mbajt pa praninë e mediave. Gjyshja mbajti të fshehur nipin e saj për tetë ditë.
Pas tetë ditësh kërkimi nga policia, gjyshja u vetëdorëzua në polici, së bashku me vogëlushin.