Kampionati italian i futbollit, që do të fillojë nesër, përveç eksperimentimit të “VAR” (Video Assistant Referee), që do të përdoret vetëm për dy ndeshje të javës dhe rezultatet e të cilit do të mbeten sekret, do të ketë edhe një risi tjetër. Në fakt, do t’i japë fund “ndëshkimit të trefishtë”: futbollisti që bën faull si lojtar i fundit do të ndëshkohet vetëm me kartonin e verdhë (jo më të kuq), gjithmonë nëse faulli nuk do të jetë shumë i dhunshëm ose që nuk do të ndalojë një gol të sigurt dhe në rast se ndërhyrja e mbrojtësit do të jetë me vonesë.
Prekja e topit me dorë, nëse parandalon realizimin e një goli, do të ndëshkohet me të kuq. Risia qëndron te fakti se kur një lojtar kërkon ta luajë topin në mënyrë të ndershme (për shembull, portieri që del për të kapur topin), por shkakton faull, do të ndëshkohet vetëm me penallti, jo më me karton të kuq. Përveç penalltisë, lojtari do të marrë karton të verdhë dhe në këtë mënyrë do të ketë mundësinë të luajë në ndeshjen pasardhëse.