Aktualitet

Rregullat/Komunikimi i pacientëve Covid me familjarët përmes tabletave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:09 - 01/12/20 |
Opi Nion

Komunikimi mes pacientëve të shtruar në spitalin infektiv dhe familjarëve të tyre do të kryhet tashmë përmes tabletave. Ky informacion është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me familjarët e të shtruarve.

Sipas Manastirliut komunikimi do të jetë i mbështetur nga mjekët, infermierët por dhe nga psikologët e spitalit.

“QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin. Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për të t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid”, tha Manastirliu.

Ndërkohë që dhe shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo, i ka këshilluar familjarët që ti besojnë vetëm mjekëve dhe specialistëve duke shmangur kështu informacionet e gabuara.

“Ju keni një hall të madh dhe ju mirëkuptojmë. Por jo çdo njeri që shikoni në rrugë do e kapni për të marrë informacion sepse do të merrni informacione të gabuara. Informacionin e saktë e merrni vetëm nga mjeku kurues” u përgjigj shefja e spitalit infektiv.

Prej kohësh familjarët e pacientëve kanë kërkuar të komunikojnë me të afërmit e tyre të shtruar në spitalet COVID dhe janë shprehur se nuk kanë patur informacion të vazhdueshëm mbi gjendjen e tyre.

Ndërkaq, sipas rregullave të vendosura të komunikimit, familjarët mund të dërgojnë sendet personale të të afërmeve apo të marrin informacion në oraret 9-11 paradite dhe 16-17 pasdite në pikën e informacionit të caktuar pranë spitalit infektiv.

Tabletat e vendosura në dispozicion do të shërbejnë për të bërë lidhjen mes familjarëve dhe pacientëve, me koordinimin e administratës së spitaleve COVID.

Pas