Sport

Rregulla të reja në Ligën e Kampionëve duke filluar nga 2024


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:17 - 16/01/20 |
Al Do

Liga e Kampionëve  do të ketë rregulla të reja duke filluar nga viti 2024.

Gazeta prestigjioze “Times” zbulon se drejtuesit e UEFA-s kanë arritur marrëveshjen me Shoqatën Europiane të Klubeve që të zgjerojnë turneun dhe të mundësojnë pjesëmarrjen e më tepër skuadrave.

Sipas marrëveshjes së re, skuadrat që synojnë të fitojnë titullin më prestigjioz të futbollit europian duhet të luajnë 4 ndeshje më shumë. Aktualisht për të arritur fitoren e trofeut një skuadre i duhen 13 ndeshje ndërsa pas vitit 2024 do të nevojiten 17.

Ende nuk është e qartë se si do të implementohen këto ndryshime. Alternativat e mundshme janë ndryshimi i fazës së grupeve ose shtimi i një grupi përpara ndeshjeve me eliminim direkt.

Kujtojmë se kundër këtij ndryshimi janë shprehur trajnerë të ndryshëm të klubeve më të mëdha evropiane, kryesisht atyre angleze të cilat kanë një axhendë shumë të ngjeshur gjatë vitit kalendarik. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop e konsideroi zgjerimin e Ligës së Kampionëve një çmenduri disa muaj më parë në një konferencë për mediat. /Opinion.al

Pas