Aktualitet

Rrëfimi-Stjuardesa e “drogws”/ Ja cila është lidhja ime me trafikantët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:30 - 22/11/15 |
b.f

Elisa Tabaku ishte një nga pesë të arrestuarat e një grupi që merrej me trafik droge në Durrës. 31­vjeçarja nga Tirana, që punonte si pjesë e ekuipazhit të tragetit të linjës Durrës-­Ankona thotë se nuk ka pasur nevojë të trafikonte drogë, pasi merrte 1700 euro në muaj, citon ‘Panorama’.

“Unë kisha një punë shumë të mirë dhe isha e kënaqur me pagën që merrja. Nuk kisha nevojë të ndërmerrja një veprim të tillë, për të shpërndarë apo trafikuar drogë. Kam njohje shoqërore me njërin prej të arrestuarve, Mariglenin (Mirgen Huba, 32 vjeç, nga Tirana), por vetëm kaq.

Nuk kam ndonjë njohje të ngushtë me asnjë prej personave të akuzuar. Njihemi vetëm si shokë”, mësohet të ketë deklaruar shkurtimisht 31­vjeçarja para grupit hetimor, e cila ka kërkuar më pas të përfaqësohej nga avokati i saj.

Por ‘Panorama’ shkruan se policia ka dyshime se ajo ka përdorur detyrën e saj për të lehtësuar trafikun e drogës. Ajo e kalonte mallin pa kontrolle të detajuara. Ndërkohë është mësuar se grupi kriminal furnizohej me mall nga Denis Grabovari nga Shijaku.

Elisa Tabaku, 31­vjeçarja nga Tiranë, u arrestua tri ditë më parë nga Policia e Durrësit së bashku me katër anëtarët e tjerë të grupit kriminal. Të njëjtat burime thanë se 31­vjeçarja dyshohet se u shpërndante drogë edhe disa prej të njohurve.

Këta të fundit e shpërndanin më pas për përdorim të brendshëm. “Elisa Tabaku, 31vjeçarja nga Tirana, e cila u arrestua tri ditë, si pjesë e një grupi prej 5 personash që trafikonin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, heroinë, kokainë, kanabis sativa, dyshohet të ketë zhvilluar aktivitetin duke shfrytëzuar pozicionin e saj të punës. Mësohet se 31 vjeçarja ka mbaruar ekonomikun dhe zotëron disa gjuhë të huaja.

Duke u nisur dhe nga pozicioni i saj i punës si pjesë e ekuipazhit të tragetit (shefe e hotelerisë), për 31­vjeçaren ka dyshime se trafikonte drogë edhe në vendin fqinj”, thanë burime të policisë.

Goditja e rrjetit të trafikantëve të Durrësit u bë në saje të operacionit të koduar “Miks”, i cili u finalizua me prangosjen e 5 personave: Besmir Basha, 30 vjeç, banues në Durrës; Denis Grabovari, 35 vjeç, banues në Durrës; Mirgen Huba, 32 vjeç, banues në Tiranë; Lulzim Isai, 49 vjeç, banues në Shijak, dhe Elisa Tabaku.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas