Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi prekës i vajzës shqiptare për Lotarinë Amerikane: Kaq ishte Nida

2016/05/05 at 2:04 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi prekës i vajzës shqiptare për Lotarinë Amerikane: Kaq ishte Nida

Ajo aplikoi si pjesa më e madhe e shqiptarëve, donte të prekte ëndrrën amerikane, priti me padurim përgjigjen.

Fitoi apo jo? Nilda e tregon në letrën e saj:

“Jam me rritur me muzikën amerikane, me filmat amerikane. Që e vogël më pëlqente ekrani i madh i kinemasë amerikane dhe njihja më shumë aktorët amerikane sesa shqiptarë.

Lexoja dhe besoja sesi talenti dhe ideja vlerësoheshin në Amerikë, ëndërroja të studioja në shkollat më të mira amerikane. Doja të jetoja në një vend, ku të ndihesha e vlerësuar. Jo se nuk më vlerësonin këtu, më vlerësonte familja, mësuesit mbase edhe bashkëmoshatarët e gjimnazit, por të gjithë mendonin me vete; po kjo pse lexon kaq shumë?

Kisha një mendje të çuditshme që fëmijë. Aq shumë pasion kisha për dijen, saqë nuk e ndaja mendjen të zgjidhja juridikun apo mjekësinë. Arrita gjimnazin me mendime të paqarta për të ardhme time, por e dija që shkolla ishte çelësi. Studioja deri në orët e vona të mëngjesit për t’u bërë dikush në jetë, por mendja ime synonte larg Shqipërisë, pavarësisht se me një plan të paqartë.

Fitova shkollën e lartë, jo atë që kisha përcaktuar në zgjedhjen time të pare dhe aty mora mësimin e parë; Jeta nuk planifikohet. Ju përshtata sistemit dhe përfundova degën time aktuale, për të cilën tani, kam pasion të madh dhe po e përjetoj si një sfidë. Në vit të parë lexoja e studioja çdo literaturë të mundshme, por puna ime e parë më bëri të kuptoj që tregu i punës nuk do njerëz mekanikë. Mendova që mënyra më e shëndetshme për të mos u tronditur nga hendeku i thellë që ekziston ndërmjet shkollës dhe tregut të punës ishte të studioja të dy ambiente. Për këtë arsye e vlerësoja shumë punën gjatë periudhës së studimit, i shikoja si dy sisteme edukimi dhe disipline për mua.

Provova dhe call centerin, njoha shumë të rinj dhe bashkëmoshatarë që e mendonin si të ardhmen më të mirë të mundshme. Aty ishte momenti që kuptova që duhet të guxoja të ikja sa më larg Shqipërisë, që të mos bëhesha një prej tyre, të mos përshtatesha. Kisha dëgjuar të flitej shpesh, për lotarinë amerikane, mendova ta provoja, por e shtyja, jo sot po nesër, a ta hedh a mos ta hedh. U kthye e gjitha në një dilemë për mua. Atë ditë, isha pushim, pasi nuk kisha punë atë ditë në call center dhe po dilja të bëja një ecje duke dëgjuar muzikë. Papritur u gjenda përballë një qendre profesionale fotosh ku bëheshin aplikimet për lotarinë amerikane.

Bëra gati kartën e identitetit, bëra foton, u përgjigja pyetjeve dhe ndërkohë mendoja me vete: “Kaq ishte Nida, do ikësh që këtu, do të nisësh një jetë të re!” Isha me një shoqen time kur mora vesh që do dilnin rezultatet në orën gjashtë të pasdites, provova të hapja sitin, por sistemi dilte i ngarkuar. Provova deri në orën dy të natës, me një ankth të paparë, ndërkohë shoqja më thoshte:

“E sigurt që mua do më dalë, e ndjej!”

Ndërkohë më premtonte darka, dreka, vizë pushimesh nga Amerika, çdo gjë që mund të doja. Unë nuk besoja në parandjenjë, ndaj prita momentin që do konfirmonim rezultatin. Në orën 2 të mëngjesit po prisja para ekranit të laptopit, përgjigjen e shumëpritur.

Dhe ajo çfarë mu përplas në sy ishte pak e thatë; “HAS NOT BEEN SELECTED”.

Pastaj erdhi momenti të kontrollonim për përgjigjen e shoqes sime që priste shumë e sigurt. E njëjta përgjigje edhe për të, “ HAS NOT BEEN SELECTED”. /dritare.net/

Ju sugjerojmë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Para
A e dinit se obeziteti është ngjitës?

A e dinit se obeziteti është ngjitës?

Era Istrefi zhvesh nudo këngëtaren serbe

Era Istrefi zhvesh nudo këngëtaren serbe

Eneda Tarifa: Jam gati për Eurovision

Eneda Tarifa: Jam gati për Eurovision

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com