Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi prekës i Bajames: Jam me kancer në mushkëri, pjek misra për të blerë ilaçet. Në spitale më sorollasin për skanerin

2018/08/06 at 12:29 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi prekës i Bajames: Jam me kancer në mushkëri, pjek misra për të blerë ilaçet. Në spitale më sorollasin për skanerin

Prej 28 vitesh Bajame Zelia ka punuar si sanitare në shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Pas një jetë të tërë punë në shërbim të të tjerëve, ajo priti t’i gëzohej pensionit, qetësisë dhe t’i përkushtohej nipërve e mbesave.


Por jeta është plot me të papritura. Sapo doli në pension 62-vjeçarja mësoi se vuante nga kanceri në mushkëri. Të gjitha shpresat e dëshirat iu shuan dhe për të nisën plot sfida dhe vuajtje të tjera, të cilët sipas 62-vjeçares janë më të vështirat me të cilat është përballur ndonjëherë.

Rreth 9 muaj më parë ajo iu nënshtrua një operacioni në mushkëri për të hequr masën tumorale dhe për fat e përballoi me sukses.

“Kisha 4 muaj që kisha dalë në pension dhe po bëja punët në shtëpi. Në spital ne bënim vizita dhe analiza çdo 6 muaj dhe më dilnin mirë, – thotë gruaja për gazetën Shqip ‘online’. – Duke bërë punët në shtëpi, më binte fshesa nga dora, ndihesh shumë e lodhur, djersija dhe kisha dhimbje në gjoks, doja vetëm ajër.
Një javë më këtë dhimbje të tmerrshme. Shkova u vizitova te Dispanceria. Nga atje më çuan urgjent për të bërë një skaner në Sanatorium. Më shtruan direkt dhe u operova pastaj. Kam qëndruar 1 muaj në spital”, tregon e moshuara.

Sot ajo jeton me mjekime dhe kontrolle të vazhdueshme. 62-vjeçarja tregon se ilaçet i merr falas, por nuk arrin dot të përballojë shpenzimet për kryerjen e ekzaminimeve të tjera, si skaneri. Ajo tregon se është sorollatur disa herë dhe nuk ka rritur dot ta bëjë skanerin.

“Jam operuar në mushkëri nga kanceri. Desha të bëja skanerin, por po më sjellin vërdallë. Shkova të ambulanca e lagjes, por nuk më dhanë rekomandim. Më thanë që shko të ambulanca e madhe (Poliklinika e Specialiteteve numër 3). Isha atje dhe mjekja nuk ma dha rekomandimin për skaner, duke më thënë që shko merre te lagja.

Më kanë thënë për skaner dhe nuk po e bëj dot. Dy herë që shkova kështu ma kanë bërë. Unë nuk kam fuqi, e sëmurë më kancer në gjithë këtë vapë të vij vërdallë nëpër ambulanca e spitale. Në privat nuk e bëj dot se kushton shumë shtrenjtë dhe kam ngel pa e bërë. Me mjekime, me ilaçe jam, nuk kam qenë mirë të them të drejtën”, rrëfen 62-vjeçarja.

Për fat të keq ajo sot nuk po shijon atë pension e shumëpritur, pasi për të përballuar shpenzimet e mëdha detyrohet të shesë misra në rrugë. Kostoja e jetës sipas saj është shumë e lartë dhe sëmundja i ka shtuar edhe më shumë shpenzimet.
Çdo pasdite, në zonën e Treshit në njësinë numër 11 në Tiranë, del Bajamja me të shoqin për të shitur misra.

“Shpenzimet janë të mëdha, pensioni nuk më del për të mbajtur veten dhe jo më fëmijët që i kam të papunë. Burri është pa pension, ndihmë ekonomike nuk na japin. Nuk kam ç’të bëj, dal shes misra këtu në rrugë për të marrë ndonjë lekë”, shprehet 62-vjeçarja. /Gazeta “Shqip”

Etiketa: Bajame Zeliahistori njerezore


Ju sugjerojmë

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

9 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn
Kronikë

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

9 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…
Aktualitet

Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…

9 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve
Kryesore

Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve

9 Dhjetor, 2025 1:11 pm
Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi
Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi

9 Dhjetor, 2025 12:38 pm
Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Kryesore

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

9 Dhjetor, 2025 11:33 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, i turpshëm

9 Dhjetor, 2025 11:23 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

9 Dhjetor, 2025 10:14 am
U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës
Kronikë

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës

9 Dhjetor, 2025 8:52 am
Para
Japonezët vdesin nga orët e gjata në punë, përse vendi aziatiak e ka të vështirë ndryshimin

Japonezët vdesin nga orët e gjata në punë, përse vendi aziatiak e ka të vështirë ndryshimin

Meghan Markle vesh këpucë një numër më të madh, por ka një arsye

Meghan Markle vesh këpucë një numër më të madh, por ka një arsye

A po varfërohen shqiptarët? Ja si e shohin situatën Edi Rama dhe Grida Duma

A po varfërohen shqiptarët? Ja si e shohin situatën Edi Rama dhe Grida Duma
















TE FUNDIT

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
9 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia ka “dorën e sipërme” në negociatat e paqes me Ukrainën, dhe se...

Lexo më shumë

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
9 Dhjetor, 2025

"Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës", tha António Costa të hënën (08.12..2025) në...

Lexo më shumë

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
9 Dhjetor, 2025

Fluturimet në dhe nga aeroporti i Kretës u rikthyen normalisht të martën në mëngjes, pasi fermerët përfunduan protestën aty. Të...

Lexo më shumë

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
9 Dhjetor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com