Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi ndryshe i Yllka Mujos: Fëmijët, martesa dhe koha kur qante për Richard Gere

2017/04/11 at 12:46 PM
në -Kulturë, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi ndryshe i Yllka Mujos: Fëmijët, martesa dhe koha kur qante për Richard Gere

Yllka Mujo padyshim është një nga aktoret më të dashura të skenës shqiptare. Asaj i ka pëlqyer gjithmonë të flasë pak për veten, ose fare. Ka ndarë me publikun Yllkën e skenës, por jo gruan, njeriun, nënën e dy fëmijëve.


Por në 27 janar 1994, dha një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga.

23 vjet më parë ajo tha: “Për mua fëmijët janë shtysa dhe frenimi”.

Nga Rudina Xhunga

 

Thonë se për aktorin skena dhe spektatori janë frymëmarrje. Ndërsa ishit jashtë ç’frymëmarrje artificiale përdorët?

Kam punuar. Punë nga më të zakonshmet, si në Greqi dhe Itali. Me vete kisha dy fëmijët.

 

U penduat ndonjëherë që patët shkuar?

U largova në një moment që isha tepër e tronditur si nga rrethanat politike dhe ato personale. Më ishte krijuar një stres i papërballueshëm dhe asgjë s’më mbante këtu.

 

Çraport ruanit atje me ndjesitë e ish aktores?

E ruaja gjallë ndjenjën e aktorit. Kjo s’bëhet në mënyrë të programuar, por ndodh instinktivisht. Ndjesitë e provuara në Shqipëri mua më mungonin, e sa më tepër iu ndjeja mungesën, aq më shumë ia kuptoja domosdoshmërinë.

 

Një eksperiencë jashtë për aktorin është zhgënjim?

Varet dhe ç’ka menduar të gjejë. Nëse ka menduar të ballafaqohet për të fituar e ka të vështirë. Gjithë artistët e kanë të vështirë, por aktorët më shumë, pasi është gjuha që i pengon. Megjithatë vlerat ekzistojnë dhe të vjen mirë kur ato vlerësohen, siç është rasti i Timo Fllokos dhe aktorëve të tjerë shqiptarë tek filmi i Liri Begesë. Por, mendoj, se të dalësh fillikat nëpër botë për të kërkuar suksesin, është një stërmundim i madh nëse e arrin dhe një zhgënjim edhe më i madh nëse s’e arrin.

 

Tani që i jeni rikthyer skenës, ndjeni t’ju mungojë ambicia apo pasioni?

Largimi më ka shtuar ambicien. Për mua skena ka qenë dhe mbetet gjithçka. Çlirimin tim si njeri unë atje e shoh. Kur hipi në skenë nuk dua të di ç’ekziston tjetër. Kam një ngarkesë të plotë dhe një shkarkesë të plotë.

 

Po aktoret e reja ç’komplekse ju shkaktojnë?

Kam prirjen t’i ndjek në prova, për t’iu dhënë një sugjerim a këshillë. Sa e kanë pëlqyer, se si e kanë kuptuar, se di.

 

Gruaja shqiptare e ka të pamundur të kujdeset njëkohësisht për karrierën dhe jetën familjare?

Pothuaj të pamundur. I duhet të braktisë njërën.

 

Ju cilën braktisët për hir të tjetrës?

Karrierën po e le, të la. Ndërsa në jetën familjare mund dhe të kesh hope pushimi. Para provave për një shfaqje unë flas me vajzën. I them se këtë muaj do jem e zënë dhe s’do kem mundësi për të ndenjur me të, ndaj i kërkoj të më ndihmojë duke u marrë pak më shumë dhe me të vëllanë. Pastaj herë pas herë i marr në prova. Kështu me shumë sforco i bëj të dyja, duke i dhënë impulse kryesore shfaqjes.

 

Dukeni, apo jeni e palumtur?

Kush ka kërkesa për veten asnjëherë s’është e lumtur. Pastaj lumturia si nocion është e papërcaktuar. Herë-herë unë qesh, loz si fëmijë. Herë-herë qaj si fëmijë.

 

Kur keni qarë për herë të fundit?

Kur pashë “Gruaja e bukur” me Richard Gere.

 

Pra qani nga përrallat?

Jo, qava sepse, ja, njëri, putanën e shndërroi në zonjë, ndërsa këtu paturpësia mashkullore po i shndërron zonjat në putana.

 

Burrat shqiptarë janë despotë të paemancipuar, apo janë si gjithë burrat në botë?

Unë burrat e botës s’i kam njohur, por duke bërë njëfarë krahasimi them se shqiptarët janë njerëz me të vërtetë inteligjentë, veç më tepër respekt për femrën duhet të kenë. Mungesa e respektit për tjetrin e ka zanafillën tek mungesa e respektit për veten.

 

Çvlerësoni tek një burrë, mashkulloritetin fizik, apo atë intelektual?

Gati vetëm intelektin, finesën e fjalës, sensin artistik, fuqinë shpirtërore.

 

Keni njohur ndonjë njeri të tillë?

Në rini.

 

Dhe s’e braktisët për të karrierën?

Jo, edhe pse m’u kërkua.

 

Rolet tuaja, bukuria, ikja ju dhanë epitetin e aventurieres…

Aventurën s’e kam dashur kurrë. Aq më pak tani. Më pëlqen lidhja e fortë, e vërtetë. E urrej opinionin që të vëzhgon e të ngacmon, që shton e sajon. Do i lutesha këtij opinion ta lerë të qetë artistin, të jetojë e të krijojë.

 

Çmendoni për një martesë. Para se ta hedhësh atë hap, duhet menduar mirë, apo s’duhet menduar fare?

Herë-herë gjërat mendohen shumë dhe s’përfundojnë mirë. Për këtë s’ka receta.

Çe shkatërron një martesë?

Mostoleranca. Të mosmenduarit thellë në një moment të caktuar. Mospërputhja e karaktereve. Pamundësia për të gjetur tek partneri ato që ke ti dhe ato që kërkon, që sjell pastaj pamundësinë për t’u shprehur, për ta dashur, për të rritur me të fëmijët.

 

E nëse një martesë shkon keq, duhet këputur, apo duhet tërhequr zvarrë?

Duhet këputur. Nëse një martesë është pamundësisht e lidhshme, atëherë është e zgjidhshme.

 

Çmendoni për modën; burrë plus i dashur?

Është një hipokrizi që unë s’e përballoj dot. Por hipokrizia më e madhe është se ky banalitet justifikohet me faktin, se bëhet për fëmijët. Një familje e tillë nuk rrit fëmijë, por i shkatërron, i vdes.

 

Jeni nënë e rreptë me fëmijët tuaj, apo i lini të rriten?

Mbi dashurinë dhe logjikën ndërtoj bazat e marrëdhënieve me fëmijët. Nuk jam për liri absolute, por as për frenimin që bën më të madhe dëshirën e arratisjes. Mundohem të krijoj marrëdhënie miqsh. Flas me ta, seriozisht për gjithçka, duke i parapërgatitur për të mirën dhe të keqen. Fëmijët janë shtysa dhe frenimi im.

 

Do ju ndërhyni në edukatën sentimentale?

Nëse vazhdon ky lloj raporti duke u rritur do jenë ata që do e kërkojnë.

 

Po ju ç’raport keni pasur me nënën tuaj?

Nëna ngelet gjëja më e pastër për fëmijën. Që të mos ndyhesh, tek ajo duhet të drejtohesh. Kujtoj që dikur, i kam vënë kokën në prehër dhe i kam thënë: “Kam rënë në dashuri, mami!”

 

Çraport keni me paranë?

Në teatër jam me kontratë. Pra para s’kam. Do doja shumë të kisha, që të mundesha të blija një shtëpi, ku të rrija bashkë me dy fëmijët.

 

Çndjesi ju shkakton vetmia?

Me vetminë duhet të miqësohesh, pasi si thotë francezi: “Më mirë vetëm, se i shoqëruar keq”.

 

Si ka ndryshuar Yllka e shfaqjes dhe e passhfaqjes, nga vajza në grua në nënë?

Yllka e shfaqjes është e njëjta. Po ai pasion. Tani është pjekur si aktore. Yllka vajzë, e passhfaqjes, dilte në rrugë me vrap dhe kërcente nga gëzimi. Me duart plot lule, mezi priste dikë t’i tregonte. Yllka grua, kur mbaronte shfaqja, donte të kishte dhe një shfaqje tjetër para se të kthehej në shtëpi. Yllka nënë, del pa u vënë re dhe shkon të kontrollojë, në flenë fëmijët, në hëngrën, në i bënë detyrat.

 

Bëjini vetes një pyetje, që do kishit dashur t’ua bëja unë gjatë intervistës?

Kam dëshirë të pyes vetën: “ǒështë për ty nata?” E kam dëgjuar ta bënte shpesh Marxullo në televizionin italian dhe më ka pëlqyer përgjigja e Quinit: “Për mua nata është ëndërr”. Dhe unë dua ëndrrën. Pa të, s’do mund të jetoja./dritare.net

Etiketa: femijetmartesaRichard GererrefimiYllka Mujo


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Para
Samiti i G7: Kundërshtohen sanksionet ndaj Rusisë pas ‘sulmit kimik’ në Siri

Samiti i G7: Kundërshtohen sanksionet ndaj Rusisë pas 'sulmit kimik' në Siri

U kap ‘presh’ duke marrë 100 euro për provim, arratiset pedagogia

Kamera e fshehtë e “Stop” shfaq “Rilindjen” e doganave...

Rrënqethëse/ Nëna: E çova vajzën duke qeshur në spitalin e Beratit, e mora të vdekur

Rrënqethëse/ Nëna: E çova vajzën duke qeshur në spitalin e Beratit, e mora të vdekur
















TE FUNDIT

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
19 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Nëntor, 2025

Dashi Gazetat mund të sjellin njohuri për ngjarje të çuditshme që të pushtojnë imagjinatën. Mund të duash të mësosh më...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com