Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i redaktorit: Si më kërcënoi Liljana Hoxha në ATSH

2015/11/30 at 10:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi i redaktorit: Si më kërcënoi Liljana Hoxha në ATSH

TIRANE- Me Nexhmijen, ashtu si edhe me shumë ish­funksionarë të lartë të kohës, Kiço Kapedanin e ka lidhur puna. Njëherë, në vitin 1981, teksa ishte zv.drejtor në gazetën “Zëri i Popullit”, e ka thirrur për t’u takuar Nexhmije Hoxha, pasi drejtori ishte me pushime. Ajo e ka pyetur rreth mundësisë që Liljana, nusja e djalit të saj, Sokolit, të bëhej zv.kryeredaktore e “Zërit të Popullit”.  “U përpoqa t’i shpjegoj shoqes Nexhmije, që puna në gazetë kishte orare të vona, shumë tensione, e lodhshme, se ishte e përditshme, ndërsa Liljana si familjare e re ishte e vështirë që ta përballonte.


I sugjerova që ta çonte tek ATSH­ja, sepse sipas informacioneve paraprake që kisha, aty do të dilte në pension nëndrejtori. Ajo më falënderoi dhe e mori parasysh sugjerimin tim. Pas pak kohësh, Liljana u emërua nëndrejtoreshë në ATSH”, thotë Kiço Kapedani, duke shtuar: “Por jeta më pas më dha të kuptoj, se e kisha sugjeruar për të zezën time”.

Sipas tij, ajo ishte ambicioze dhe donte t’i tregonte çdokujt se ishte më e zonja, përfshirë edhe Kiçon, i cili ishte transferuar ndërkohë si redaktor pranë shtypit të jashtëm, në ATSH. “Nuk dua të tregoj me detaje, por po e përmbledh shkurt që patëm një përplasje për profesionalizmin në punë dhe Liljana më kërcënoi ‘ta tregoj në mbledhjen e partisë’. Unë nuk isha budalla që të hahesha me të dhe menjëherë kërkova që të lëviz nga ATSH­ja”, rrëfen Kiço ngjarjen që i përket vitit 1988.

Ai ka takuar më pas drejtorin e ATSH­së, Taqo Zoto, dhe i ka treguar  incidentin me të renë e Enver Hoxhës. “I thashë që unë murit me kokë nuk i bie dot, do të përpiqem që brenda javës të lëviz nga ATSH­ja, do të jap dorëheqjen vetë. Por ju lutem, mos ma nxini karakteristikën,  sepse pastaj kushedi ku më degdisin”, tregon Kiço Kapedani, i cili vërtet brenda javës është larguar “me lezet” nga ATSH­ja, duke nisur punën e re si sekretar kolegjiumi pranë revistës “Pararoja”, që më pas u bën organ i Policisë.

“Rroga ishte më e mirë, por edhe puna më pa stres”, thotë ai, ndërsa historitë nga e kaluara i ka pa fund. /GazetaPanorama/



Ju sugjerojmë

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Para
Si u shmang ne 1983 lufta berthamore!

Si u shmang ne 1983 lufta berthamore!

Sinanit nuk ia bën gruaja 8 me 2, i dedikon mesazh dashurie

Sinanit nuk ia bën gruaja 8 me 2, i dedikon mesazh dashurie

VIDEO/ Gazi lotsjellës ndërpret sërish seancën plenare

VIDEO/ Gazi lotsjellës ndërpret sërish seancën plenare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
14 Qershor, 2026

Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën...

Lexo më shumë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}