Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau, për shqiptaret e bukura në Itali

2018/05/13 at 3:06 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau, për shqiptaret e bukura në Itali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Maj 2018


Në faqen n°231 të librit me titull “Mémoires et voyages du prince Puckler-Muskau. Tome V.”, botuar në vitin 1832 – 1833, në Paris, nga shtëpia botuese  “H. Fournier jeune”, gjejmë rrëfimin e princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau (1785 – 1871) mbi takimin e tij me bukuroshet shqiptare në Itali.

Çfarë mbresash i ka lënë asokohe ky takim ?

“…Ndërkohë, vetëm kur mbërritëm në territorin napolitan, mësuam se ç’ishte udhëtimi me pozicione. Ditën e parë, qe ende e mundur të shijonim, nga lartësitë e Albanos dhe Aricias, pamjen e bukur të detit dhe fshatrave të Romës ; Madje, ne mundëm, gjatë një ngjitjeje, të dilnim nga makina (karroca), të ecnim drejt një burimi nën hije të Aricias, dhe ku biseduam për disa çaste me këto shqiptare të bukura, të cilat kishim dëshiruar aq shumë t’i njihnim.

Ne gjetëm në këtë vend, dhe sidomos në Velletri, gra kaq të bukura, me shtrat dhe pamje si Junona, ku u bindëm për sistemin e kundërt që ne kishim mbështetur deri tani : që arti, madje edhe në mesin e mjeshtrave më të mëdhenj, dhe pavarësisht bukurisë dhe përmasava, qëndron mbrapa natyrës, kur merr përsipër të riprodhojë sërish jetën, ngjyrën e lëkurave dhe shkëlqimin e syve.

Duhet të besojmë se në këto male shqiptare, është përjetësuar një racë njerëzish tepër e veçantë, ku gjaku është thjesht grek dhe romak. Sa i përket formave të kësaj race, ato janë të një bukurie plastike që i takon më shumë skulpturës se sa pikturës dhe rrjedhimisht lidhet më shumë me antikën sesa me romantikën ; dhe kjo është arsyeja pse Raphaël (Rafaello) dhe shkolla romake (e artit) nuk kanë gjetur tek ato, modele për madonat e tyre.

Kur shohim njërën prej këtyre grave të ecë, hapat e saj janë të matur, shtrati i hedhur mbështetet mbi kofshët e gjëra, dhe të njëjtën përmasë e gjejmë më lart, ku qafa elegante dhe e rrumbullakosur ngrihet mbi supet e gjera dhe gjoksin e fryrë. Koka dhe secila prej tipareve në veçanti ofrojnë të njëjtën madhështi si e gjithë pjesa tjetër e personit.

Megjithatë, theksojmë se nuk duhet absolutisht të përpiqemi të detajojmë, por sidomos të përqendrohemi në efektin e tërësisë ; dhe ky efekt është aq mbresëlënës saqë është e pamundur të mendosh, qoftë dhe për një çast, të bësh shaka me një nga ato banore të maleve.

Ndërkohë, nëse gjejmë pak guxim dhe nëse arrijmë, pranë burimit, të hymë në kontakt me njërën prej tyre, dallojmë që vrazhdësia e kësaj fytyre të bukur zhduket pak nga pak, ndërsa kjo lloj dashamirësie shkakton akoma më më shumë siklet se gjatë heshtjes së parë.

Shqiptaret bëjnë kujdes dhe zgjedhin mirë paraqitjen e tyre, veshja e tyre e bardhë shkëlqen ; flokët e tyre të zeza, nganjëherë janë të lëshuara, nganjëherë janë të ngritura me karfica prej ari ose argjendi, ose janë të mbuluara me një vello, e cila mbron, si një çati, kokën kundra rrezeve të diellit.

Shamia e tyre e bardhë zbret mbrapa shpatullave, dhe disa zonja të rrespektuara, të paktën të pesëdhjetëva, munden, nëse dëshirojnë, të jenë ende krenare për bukurinë e gjoksit të tyre.”

Nga Aurenc Bebja, Francë,  Blogu © Dars Klos, Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/rrefimi-i-princit-gjerman-hermann-ludwig-heinrich-puckler-muskau-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Lamborghini i Papës del në shitje, ja sa kushton

Lamborghini i Papës del në shitje, ja sa kushton

Video/ Historia e Anxhelinës, vajza që sfidoi mentalitetin në Shqipëri

Video/ Historia e Anxhelinës, vajza që sfidoi mentalitetin në Shqipëri

Mos i bëni kurrë këto gjëra në Instagram dhe Snapchat!

Mos i bëni kurrë këto gjëra në Instagram dhe Snapchat!
















TE FUNDIT

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…
6 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se projektligji për barazinë gjinore, i cili pritet të votohet sot në Kuvend,...

Lexo më shumë

VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin
6 Nëntor, 2025

Një episod i pakëndshëm ndodhi në ndeshjen Marseill-Atalanta, e vlefshme për Champions League. Kur sulmuesi i ekipit italian, Ademola Lookman,...

Lexo më shumë

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros
6 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi projektligjin për barazinë gjinore, që do të votohet këtë të enjte në Parlament, si një...

Lexo më shumë

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore
6 Nëntor, 2025

Në qershor të vitit 2019, drejtori i agjencisë kryesore të inteligjencës të Pentagonit doli me një pretendim për Rusinë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com