Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i pabesueshëm i nënës së 3-vjeçares: Pësoi 2 herë vdekje klinike dhe 2 herë koma

2023/10/06 at 6:54 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i pabesueshëm i nënës së 3-vjeçares: Pësoi 2 herë vdekje klinike dhe 2 herë koma

Dy herë vdekje klinike, dy atakë kardiakë, dy kriza të rënda, infeksion në gjak e tru, 4 herë në koma dhe 7 diagnoza në kokë e një në zemër. Ky bilanc i pabesueshëm mjekësor i përket një vogëlusheje 3-vjeçare që lufton me ngulm për jetën në çdo frymëmarrje të saj.


Është nëna e Adorës, Dorina Shima që rrëfen mes lotësh në “Rudina” në Tv Klan dhimbjen, forcën dhe frikën për jetën e së bijës. Në muajin e shtatë të shtatzënisë, u shpall gjendja e Covid-it dhe gjithçka ishte më e vështirë.

Një ditë përpara lindjes së Adorës, Dorina kreu një eko që rezultoi mirë dhe më pas përjetoi një krizë të fortë. Ajo iu drejtua menjëherë maternitetit dhe deri mëngjesin e 5 Qershorit, askush nuk ndodhej pranë saj.

Dorina Shima: Aty filluan gjërat të ndryshonin. Mjekja nuk po na rrinte më në kokë, ishin në gjumë të gjithë deri në orën 8 të mëngjesit. Nga ora 1 e natës deri në 8 të mëngjesit unë nuk kam parë staf  mjekësor. Më pas ka ardhur doktoresha që na ndiqte gjatë shtatzënisë dhe aty pa që Adora ka një bratikardi 30 dhe cianozë e thellë.

Rudina Magjistari: Domethënë në momentin që linde…

Dorina Shima: Adora ka lindur pa jetë.

Rudina Magjistari: Ka lindur pa jetë? Si është e mundur?

Dorina Shima: Sepse nga ujërat e pista që ishin mbledhur në barkun tim Adora i ka pirë, i ka konsumuar dhe kjo ka dëmtuar, ka pasur një dëmtim të rëndë në pjesën e kokës së Adorës dhe i ka shkaktuar pjesën e cianozës dhe njëkohësisht pjesën e dëmtimit në tru dhe në zemër.

Rudina Magjistari: Kjo është e shpjeguar nga mjekët më pas?

Dorina Shima: Ma kanë thënë mjekët dhe doktoresha që më ndiqte gjatë 9 muajve, më kanë thënë që kjo gjë është bërë nga neglizhenca e mjekëve. Pastaj aty filloi kalvari.

Dorina dyshon se të gjitha problemet shëndetësore të Adorës kanë filluar në momentin e lindjes sepse gjatë shtatzënisë nuk ka patur asnjë shqetësim.

Dorina Shima: Nga ujërat e pista që kishte pirë Adora, i krijoi probleme në zemër, i krijoi probleme në tru  dhe nuk i kishte rrahjet e zemrës të plota.

Rudina Magjistari: Ti linde në mënyrë natyrale apo me operacion?

Dorina Shima: Jo, e kam lindur me cezarian. Më pas, në orën 8:30 është bërë ndërhyrja cezariane dhe aty panë që Adora është pa jetë. Për një orë e gjysmë, kanë bërë atë procesin për ta rikthyer në jetë. Është rikthyer në jetë dhe ka krijuar një vdekje klinike automatikisht.

Në këtë moment, rrahjet e zemrës së Adorës kanë qenë 20/30 dhe sipas mjekëve, konsiderohet pa jetë.

Dorina Shima: Më pas është rikthyer në jetë dhe ka rënë në vdekje klinike dhe nga aty e kanë dërguar në Tiranë. Unë nuk dija, nuk e dija fare sepse nuk më tregonin për çështjen e Adorës.

Unë nuk e kam ditur fare sepse kam qenë edhe nën efektin e narkozës, por edhe kur kanë kaluar ditët nuk më kanë treguar sepse femra është lehonë dhe nuk dëshiron ta bezdisë askush apo ta shqetësojë një person tjetër dhe nuk donin që psikologjia ime të binte shumë poshtë. Pas 4 ditëve unë e kam marrë vesh që Adora ka kaluar një fazë shumë të rëndë jete.

Rudina Magjistari: Pra për 4 ditë ty ta sollën vajzën?

Dorina Shima: Jo, sepse unë kam qenë në Shkodër, vajza në Tiranë dhe nuk kam pasur kontakt, unë nuk e njihja vajzën se kush ishte.

Rudina Magjistari: Pra e sollën direkt në Tiranë vajzën?

Dorina Shima: Po, në “Geraldinë”.

Rudina Magjistari: Ti kishe 4 ditë ndërkohë vazhdoje qëndroje në maternitet në Shkodër. Si ta shpjeguan? Pse vajza nuk ishte aty dhe ishte në Tiranë?

Dorina Shima: Në fakt nuk ma shpjeguan direkt, por në momentin që unë jam nisur për Tiranë më kanë kërkuar që të shkoj prapë në Shkodër sepse u mblodh stafi mjekësor, bashkë me drejtorin e spitalit dhe aty më thonë që vajza ka krijuar këtë lloj problemi.

Gjatë këtyre 4 ditëve, Dorina nuk e kishte takuar ende të bijën.

Dorina Shima: Në momentin që Adora ka pësuar përsëri një vdekje klinike të dytë, janë bërë gati për të  më marrë në telefon për të më thënë që vajza ka ndërruar jetë. Është rikthyer përsëri në jetë, Zoti i madh ka dashur të jetë  përsëri afër meje, ka rënë përsëri në gjendje kome dhe atë ditë që ka rënë në gjendje kome, mua më kanë dërguar te “Geraldina”. Më kanë dërguar dhe unë nuk e kisha idenë se çfarë ka ndodhur./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Nëntor, 2025 7:39 am
“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi
-U tha në Opinion

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi

26 Nëntor, 2025 11:01 pm
Para
Përplaset autobusi me emigrantë/ Humbin jetën 17 persona, plagosen 15 të tjerë në Meksikë

Përplaset autobusi me emigrantë/ Humbin jetën 17 persona, plagosen 15 të tjerë në Meksikë

Tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion në Greqi, arrestohen dy persona

Tentuan të trafikonin armë zjarri dhe municion në Greqi, arrestohen dy persona

Arrestohet një turist amerikan për thyerjen e skulpturave të Muzeut të Izraelit

Arrestohet një turist amerikan për thyerjen e skulpturave të Muzeut të Izraelit
















TE FUNDIT

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
27 Nëntor, 2025

Dy shtetase braziliane kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
27 Nëntor, 2025

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja...

Lexo më shumë

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
27 Nëntor, 2025

Liverpooli po përjeton krizën më të thellë të tij. Skuadra e The Reds u mund në Anfield edhe nga PSV...

Lexo më shumë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
27 Nëntor, 2025

Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit. Sipas informacioneve, Florian Tahiri dyshohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com