Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i një gruaje hebreje që jetoi ngjitur me Hitlerin për disa vite

2020/02/13 at 11:21 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi i një gruaje hebreje që jetoi ngjitur me Hitlerin për disa vite

Alice Frank Stock, ka jetuar për disa vite në të njëjtin bllok apartamentesh me diktatorin nazist, Adolf Hitler në Mynihun e viteve 1920-30.

Familja e saj jetonte në “Prinzregentplatz”, vetëm disa dyer larg nga Hitleri, i cili ishte transferuar aty në vitin 1929, 4 vite para se Partia Naziste të merrte pushtetin.

Stock thotë se Hitlerin e shihte rrallë, kryesisht teksa futej me nxitim në shtëpi, i rrethuar nga roje, nga frika e ndonjë atentati. Asokohe kishte edhe thashetheme për jetën e tij të natës dhe misterin rreth mbesës, Geli Raubal, me të cilën mendohej se Hitleri kishte një marrëdhënie intime.

“Jetonim në një shtëpi të madhe. Ne jetonim në apartamentin me numër 14, ndërsa Hitleri tek apartamenti tjetër, numri 13, ose 15. Dëgjonim shumë thashetheme, pamë edhe një arkivol të dilte prej aty. Një mbesë e tij jetonte aty me të, por asnjëherë nuk u konfirmua që ishte ajo. Për këtë nuk fliste njeri”, kujton 101-vjeçarja.

“Unë kurrë nuk kam folur me të. Një herë shkova në opera, pasi kisha siguruar bileta për në llozhën mbretërore, por një roje më tha se nuk mund të futesha. Më vonë, pashë që aty po qëndronte ai”, rrëfen Stock. “E kam parë shumë rrallë, nuk të linin rojet”.

Stock u lind në Augsburg, para se të transferohej në Mynih në vitin 1918 kur ishte vetëm 3 vjeçe. Për shkak të situatës kundër hebrenjve ajo u largua fillimisht për në Zvicër kur ishte 17 vjeç, e më pas në Angli, ku familja e saj u detyrua të shiste një violinë 200-vjeçare, me vlerë mbi 1000 stërlina, për t’u futur në ishull. Më vonë ajo punoi për BBC dhe Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

Ndërkaq apartamenti i Hitlerit, në “Prinzregentplatz”, konsiderohet si vendlindja e Partisë Naziste. Një prej figurave më famëkeqe në histori, jetoi aty deri në vitin 1933, kur u largua për t’u bërë Kancelar i Gjermanisë. Godina është ende në këmbë edhe sot duke shërbyer për qëllime të ndryshme përgjatë viteve./Opinion.al

Etiketa: gruahebreHitler

Ju sugjerojmë

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Para
Emrat/ OFL u kërkon deklarim pasurie, kush janë dy të dënuarit

OFL u kërkon deklarim pasurie Pajtim Serianit dhe...

Përplasja me Qeverinë, Meta publikon foton: Meme e ditës

Përplasja me Qeverinë, Meta publikon foton: Meme e ditës

U kap me armë e para pranë selisë së PS,gjykata lë në burg Vladimir Gjutën

U kap me armë e para pranë selisë së PS,gjykata lë në burg Vladimir Gjutën

TE FUNDIT

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
28 Nëntor, 2025

Shqipëria shënon sot 113-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Dashi Sot do jenë beqarët ata më të privilegjuarit në dashuri. Që në orët e para të mëngjesit do realizojnë...

Lexo më shumë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com