Aktualitet

Rrëfimi i një gazetareje, çfarë ndodhi mëngjesin kur u shemb Teatri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:33 - 23/05/20 |
el ida

Gazetarja Fatmira Nikolli ka treguar momentet e para të ndërhyrjes së policisë në Teatrin Kombëtar mëngjesin e 18 Majit.

Ajo thotë se e ka ndjekur hap pas hapi shembjen, madje shton se është tërhequr me forcë për tu nxjerrë jashtë.

“Kishte informacione që ndërhyrja e pritur për në orën 2 do shtyhej për në 4, nuk ishte i sigurt.

Kam qëndruar aty gjatë gjithë natës, edhe gazetarët kishin konfirmim se policët ishin në gadishmëri, prisnin vetëm të zbehej prezenca, turma të boshatisej. Shumica prej artistëve kishin 3 netë që qëndronin aty dhe ruanin. Mund të kem qënë gazetarja e vetme.

U ndërhy kur ikën kryetarët e partive opozitare, bashkë me ta ikën edhe mbështetësit, qëndruan ata që e ndjenin. Pak minuta para ndërhyrjes unë me një pjesë të aleancës ishim pozicionuar te hyrja. Kishte njerëz brenda, kemi qënë të ulur pranë Teatrit Eksperimental, më lejonte fushëpamje..në ato moment pashë efektivët e veshur me të errëta që zbritën me shpejtësinga një makinë e bardhë e paloguar, ishin policë të armatosur.

Gazetarja tregon se:

“Ata kanë hyrë drejt sallës, janë sulur drejt sallës. Aty ishte Flamur Noka dhe Strazimiri. Noka u lëndua me spraj, njerëzit që ishin afër meje u futën për në teatër, unë e dija që nëse do ndërhyej, artistët do hynin brenda për ta bllokuar. Vetëm mua më kanë ardhur më shumë se 4 policë që më kërkuan të dilja. I tregova që isha gazetare, refuzova të dal, pastaj më kanë tërhequr, më kanë nxjerrë me forcë…”./Opinion.al

Pas