Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i një francezi mbi udhëtimin i tij me biçikletë  në Shqipëri

2020/12/22 at 11:19 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi i një francezi mbi udhëtimin i tij me biçikletë  në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja


“L’Auto-vélo” ka botuar, të mërkurën e 31 tetorit 1923, në ballinë, rrëfimin mbresëlënës të një francezi që ka vizituar asokohe Shqipërinë me biçikletë, kjo e fundit e njohur ndryshe në Perëndim si “mbretëresha e vogël” ndërsa në Lindje si “kali i djallit”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Biçikleta është bërë një përdorim kaq i zakonshëm kudo që është për t’u habitur të shohësh një vend ku makinat qarkullojnë dhe ende të injorojnë përdorimin e “mbretëreshës së vogël”.

Shqipëria është një vend malor, me lugina pjellore dhe disa fusha të bukura këtu dhe atje. Pamja e maleve të saj, neutraliteti i saj politik dhe mikpritja e shkëlqyeshme që gjejmë atje i kanë dhënë asaj emrin e “Zvicrës së vogël” të Ballkanit. Ashtu si helvetët kishin Vilhelm Telin, shqiptarët kanë Skënderbeun, plakun me mjekër të thinjur, profili i tij prej shqiponje përfaqësohet në shumë imazhe popullore. Nëse ky hero, i cili jetoi në shekullin e XV-të, do të ishte kthyer në atdheun e tij dhjetë vjet më parë, ai nuk do ta gjente atë ndryshe nga koha kur luftonte kundër turqve.

Progresi i vetëm që u bë, në fakt, daton vetëm nga lufta, kështu me pushtimin e njëpasnjëshëm nga austriakët, francezët dhe italianët, ky vend u bë me një rrjet të vogël rrugor i cili i mundëson atij tashmë një trafik mjaft të mirë. Një nga rrugët kryesore të ndërtuara nga Aleatët lidh Sarandën me Manastirin. Ishte ajo që bëri të mundur furnizimin e ushtarëve tanë në Maqedoni. Duke bërë këto rrugë, ushtritë futën përdorimin e automobilit në vend. Në kohën aktuale, shumë pronarë dhe tregtarë qarkullojnë me makinë, ndërsa biçikletën, nuk e hasim gjëkundi, përveç disave, të lëna si relike nga ushtarët, dhe të cilat përdoren nga djemtë e Tiranës dhe qyteteve të tjera për të lozur. Pasi u bë e pavarur, e çliruar nga zgjedha turke, Shqipëria, tani më e sigurtë, aspiron të jetë një komb modern, por në zhvillimin e saj ajo ka kaluar nga karroca e buajve tek automobili, duke lënë pas dore biçikletën.

U nisa, ditën tjetër, nga Durrësi, që është port, për në Tiranë, kryeqyteti; rreth dyzet kilometra. Rruga, e ngushtë dhe e bardhë, shtrihet përtej një moçali të stërmadh, të një mbretërie bretkosash dhe mushkonjash, pastaj ngjitem në kodrat blu të mbjella me pemë të vogla, kaloj dy lumenj mbi ura prej druri, dërrasat e të cilave luajnë daulle kur kalon mbi to, vonohem përsëri nuk e di se ku dhe përfundimisht arrij në Tiranë, një qytet i madh, me xhamitë rozë, minaret e bardha si zambakë, kopshte të rrethuara, shtëpi me dritare me kangjella, në qiellin blu të sorrave të shqetësuara; poshtë, në rrugë, në sheshin publik, përpara pazarit, fshatarë me kostume të rënda prej leshi, qytetarë me xhaketa, priftërinj me rroba të çallmuara dhe, aty-këtu, dy nga dy ose tre nga tre, të gjitha të veshura me të zeza, fytyrat e tyre të mbuluara me perçe të errëta, me sa duket indiferente ndaj botës, duke mos parë asgjë dhe duke parë gjithçka, disa zonja myslimane shëtisin. Hija e tyre është një intrigë, jeta e tyre është një mister. Janë të reja apo të moshuara? Të freskëta apo të venitura? Por mjafton që ato të kenë këmbë të holla (elegante) dhe të mbathura me delikatesë që ne t’i endërrojmë shumë të bukura.

 

***

Me biçikletë, është e rrezikshme të ëndërrosh për gratë myslimane, sepse nëse shqiptarët kanë një kod civil, unë jam plotësisht i sigurt se ata injorojnë të gjitha hollësitë e kodit rrugor. Ne kryqëzohemi si të mundemi ose më saktë si të duam. Arti është të zgjedhësh vendin më të mirë dhe t’i lësh vend tjetrit. Kur tjetri është një lopë në kuptimin e vërtetë të fjalës, përsëri gjërat mund të shkojnë mirë; Por figurativisht, gjërat mund të shkojnë jo dhe fort mirë. Në rastin e fundit, ju rrezikoni një katastrofë.

Numri i kafshëve që has në një rrugë shqiptare varion nga breshka te lepuri dhe nga kau te mushkonja. Disa nga këto kafshë kanë një karakter dukshëm të ndryshëm nga i yni. Për shembull patat, në vend që të bërtasin (këndojnë) duke zgjatur qafën, fluturojnë larg me fletët e tyre; ndërsa qentë nuk lehin kurrë, shtrihen në mes të rrugës dhe demonstrojnë inteligjencë superiore duke e lënë shoferin të zgjedhë rrugën e tij. Kurse, pulat dhe këmbësorët tregojnë të njëjtën frymë pavendosmërie si në Francë.

Kjo botë e qetë dhe e dorëzuar nuk dridhet nga afrimi i makinave, por pamja e një biçiklete, e kësaj makinerie e cila lëviz përpara pa bërë asnjë zhurmë dhe që i ngjan nuk e di se çfarë hipogrifi, i frymëzon asaj një terror komik. Kurrë nuk do ta harroj atë të një kali të mirë që ecte paqësisht, drejt meje, i ndjekur  nga pasardhësi i tij, në këtë rast foshnja e tij. Shmang fëmijën dhe i bie nënës. Goditja e parë për asgjë, por e dyta hodhi gjithçka për tokë. Ishte një ngarkesë me shalqinj. I zoti i kalit vrapon pas frutave të tij, i grumbullon përsëri dhe më pas i jep atij një goditje të mirë me shkop. Pastaj kafsha më shikoi me sy plotësisht të siguruar : ajo e kuptoi që i zoti i saj nuk kishte vdekur. Frikën që lexova (pashë) në sytë e kafshëve, e gjeta në sytë e disa kalimtarëve. A mund të ishte ndryshe – më tha një zonjë angleze që e njeh mirë këtë rajon – a nuk e dini se turqit i quajnë biçikletat “Araba e Satanit – Kali i djallit”!

Sidoqoftë, nuk është se sporti është plotësisht i panjohur. Në disa qytete ka ekipe me lojtarë topi (futbolli). Në fund të ditës, në hijen e rrapave shekullorë, djemtë shkojnë të godasin topin, duke i rezistuar mirë lodhjes dhe privimit, kështu të rinjtë shqiptarë duken të talentuar fizikisht, gjithashtu këtë kënaqësi do ta gjejnë edhe në ngasjen e një biçiklete. Ata do të vlerësojnë këtë mjet i cili do t’u mundësojë atyre që të udhëtojnë falas për dy orë e çerek nga Durrësi në Tiranë, ndërsa për të përshkuar të njëjtën distancë, një makine i duhet një orë e gjysmë dhe kushton njëqind franga.

Por që biçikleta të ketë një shans për të fituar terren në këtë vend, është e nevojshme që rrugët të mirëmbahen pak më mirë. Ndërtimi i urave dhe përmirësimi rrugëve është temë aktuale në Shqipëri. Kur të vijë ajo orë — e cila nuk do të vonojë shumë — shërbimet e “mbretëreshës së vogël” do të vlerësohen po aq mirë sa diku tjetër dhe industria franceze e biçikletave, nëse ajo dëshiron të marrë mundimin, do të gjejë në këtë vend një treg, se Shqipëria, pavarësisht grave të saj të mbuluara dhe minareve të saj, nuk gjendet ashtu siç e besojmë shpesh në fund të botës, por vetëm njëzet vënde larg Italisë.”

 André SERISAT

 

 

Etiketa: Aurenc BebjabicikleteDarsiani


Ju sugjerojmë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

14 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Para
Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 23 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, 31 janar 2020

Parashikimi i motit, 23 dhjetor 2020

Shkodra, Vlora dhe Korça, më të goditura nga Covid-19

Shkodra, Vlora dhe Korça, më të goditura nga Covid-19
















TE FUNDIT

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
14 Dhjetor, 2025

Njësi speciale kanë arrestuar pesë persona në juglindje të Gjermanisë nën dyshimin e terrorizmit. Sipas Prokurorisë së Mynihut dhe policisë...

Lexo më shumë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
14 Dhjetor, 2025

Përpara vizitës së saj zyrtare në Athinë të martën e ardhshme, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com