Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i nënës së Franc Konomit: Ja takimi im i fundit para se të vdiste

2016/04/10 at 3:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi i nënës së Franc Konomit: Ja takimi im i fundit para se të vdiste

Polici që më ka dorëzuar sendet personale të Francit më ka thënë: “Ata që kanë qëlluar në mes të kamerave në Spanjë, nuk e kishin për gjë që të qëllonin edhe këtu”.


Kështu shprehet Kristina Konomi, nëna e Franc Konomit, i vrarë në mes të Tiranës rreth 6 vite më parë nga persona ende të paidentifikuar. Gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”, 75­vjeçarja rrëfen momentet që i kujtohen nga përshëndetja e fundit që i biri i kishte dhënë një javë para tragjedisë, si dhe bisedën që pak kohë pas ngjarjes ka bërë me një shokun e tij.

Zonja Kristina, po bëhen rreth 6 vite që djali juaj, Franc Konomi, është vrarë me armë zjarri në mes të Tiranës nga persona, të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia. Gjatë

gjithë këtyre viteve, keni marrë ndonjë përgjigje se si janë duke u zhvilluar hetimet?

Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Më kanë premtuar, por ende asgjë gjë.

Keni takuar ndonjë person në drejtorinë e policisë për ta pyetur se si po vijojë hetimet për Francin?

Kohët e fundit nuk kam pyetur më, sepse më janë shuar shpresat, edhe pse thonë se shpresa vdes e fundit. Por, para disa vitesh, djali im së bashku me dy shokë të tij ka shkuar te një biznesmen që ka një ndërtesë te “Rruga e Kavajës” për t’i kërkuar disa para që ia kishte për të dhënë Francit. Kur djali i ka kërkuar paratë, ai kishte filluar ta ofendonte, duke i thënë se nuk do t’ia jepte asnjëherë. Në ato momente, në lokalin e biznesmenit mësova se ka qenë edhe një polic i komisariatit numër 3 dhe e ka dëgjuar të gjithë bisedën. Por, nuk e di arsyen përse djalin tim dhe dy shokët e tij i ka marrë dhe i ka çuar në komisariatin numër 2 dhe kanë qëndruar aty për 24 orë. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar kam takuar një drejtor policie që të nxirrja djalin nga komisariati, pasi ai nuk kishte bërë asnjë faj. Kur djali ka dalë prej andej, më ka treguar se një polic i kishte qëlluar me shkelm në bark. As sot nuk e di përse ma morën djalin në komisariat. Më pas i kam thënë që jam nëna e Franc Konomit. Kur i jam prezantuar, më tha se do të interesohej. “E kam njohur nga afër – më tha – ai duhej të jetonte”. Ai më dha një shpresë. Të kujtohet takimi i fundit që ke pasur me Francin? Takimi i fundit me Francin ka qenë nga fundi i muajit qershor të 2010. Në atë kohë unë isha në Greqi dhe Franci erdhi ndenji rreth dy javë. Në Shqipëri ka ardhur një javë para tragjedisë. Më kujtohet se kur u ndamë, më ka përshëndetur disa herë me duar. Ecte dhe kthente sërish kokën nga mua (sytë i mbushen me lot). Franci ka qenë i martuar? Jo, nuk ka qenë i martuar. Franci ka dy fëmijë.

Një vajzë e ka me një shqiptare, ndërsa tjetrën me një gjermane. Bisedon me to? Takohesh? Jo, sepse nuk kam më asnjë kontakt me to. Ma kanë mbyllur telefonin. Madje, mbesa e Shqipërisë më ka thënë kur ishte e vogël se do vinte të më takonte kur të rritej.

Kur morët vesh për ngjarjen dhe erdhët nga Greqia në Tiranë, në momentin që efektivi i policisë ju dha çelësat e shtëpisë dhe sendet personale të Francit, çfarë ju tha? Personi që më dha sendet e tij personale, si çelësat e shtëpisë dhe portofolin me pak lekë që kishte pasur, sepse makinën ma kanë dhënë nja një javë më vonë, privatësisht më tha (jo në zyrë): “Ata që kanë qëlluar në mes të kamerave në Spanjë, nuk e kishin për gjë që të qëllonin edhe këtu”.

Kjo do të thotë se autorët e dyshuar të vrasjes janë në Spanjë?

Domethënë që dihen. Ata kanë pasur konflikt me njëri­tjetrin. 17 vite bashkë, qëlluan njëri­tjetrin, njëri vdiq, tjetri u plagos.

Kush ata?

Autorët që dyshohet se janë edhe autorë të vrasjes së Francit? Për këtë dyshohet. Tani unë nuk i di me emra dhe nuk mund të flas nëse është X­i apo Y­i. Dyshime kemi. Këta duhet t’i zbulojnë. U bënë 6 vite. Unë mendoja se do zbulohej që ditët e para se ishte qendër, shumë njerëz kishte përreth që pinin kafe, kamera po. Jo vetëm që e kanë qëlluar, por kur ka tentuar të kapë timonin (djali), janë kthyer për herë të dytë dhe kanë qëlluar prapë. E kishte marrë plumbin në qafë.

Këto detaje nga i ke marrë? Nga ekspertiza?

Këto detaje i kam kur ma sollën kufomën këtu. Kullonte gjaku.

Po shokët e Francit i njihje?

Unë e di se cilët ishin shokët e Francit. Para pak vitesh është vrarë një person këtu afër (duke nënkuptuar afër banesës ku ndodhej edhe shtëpia e Francit) dhe thoshin se ishte shoku i Francit. Ai nuk ishte shoku i Francit. Nuk është e vërtetë. Shokët e Francit unë i di, se më kanë ardhur këtu. I njoh shumë mirë, por çdo person që është me precedent penal, thonë se ishte shoku i Francit.

Mendon se këto fjalë janë thënë pasi më herët është folur se djali juaj ishte i përfshirë në grupe që merreshin me çështje kriminale? Personat që kanë qenë në Spanjë merreshin, por Franci merrej vetëm me fajde. Domethënë u jepte para biznesmenëve me përqindje.

Mbante armë djali juaj?

Ai ishte me duart lartë, me duart bosh. Ai ishte i fortë (herë pas here hedh vështrime nga dy shtanga që zonja Kristina thotë se kanë qenë të Francit dhe i ngrinte pa problem). Po të kishte pasur armë, ishte i zoti që të qëllonte dhe ndoshta sot do të jetonte, do të shpëtonte, por s’kishte armë. Ata ishin dy veta me armë, dy veta me motor.

Nga e di këtë fakt?

Nga gazetat. I kam të gjitha aty. Ti ke takuar edhe një nga shokët e Francit dhe ke biseduar me të.

Çfarë të ka thënë? Ai i njihte ata të Spanjës dhe nëpërmjet atij u prezantua edhe Franci. Meqenëse mendohej se janë ata të Spanjës, e pyeta: “Kush e ka qëlluar Francin”? “Shko në polici – më tha – dhe ta thonë ata. Domethënë nuk donte të tregonte.

E ke pyetur këtë person nëse ka dhënë dëshmi në polici?

Nuk e di. Kanë thirrur shumë vetë atëherë. Pas kaq shumë vitesh, ke shkuar më në polici? Jo, nuk kam shkuar. Nuk kam shkuar, sepse i humba shpresat. Kaluan gjithë këto vite. Pjesën më të madhe të kohës ti jeton në Greqi, pasi disa muaj më parë ju humbët edhe bashkëshortin. Si ndiheni kur ktheheni në Shqipëri?

Shqipëria është vend i bukur. Është vend i pasur, por njerëzit janë të këqij. Dhe tani më është bërë që ky vend kaq i bukur, si varr.

Cili është mesazhi që ti ke ndaj shtetit shqiptar?

Po bëhen 6 vite dhe s’është bërë asgjë dhe s’kam asnjë shpresë. Ndërsa jashtë shtetit, edhe me dyshimet që mund të kenë, e ndjekin problemin me vite e vite të tëra derisa të gjejnë autorin e vërtetë. Ndërsa këtu mbyllen çështjet.

E ke njohur se cili ka qenë prokurori i çështjes së djalit tuaj?

Prokuror i çështjes në atë kohë ka qenë një me emrin Blerim, mbiemri nuk më kujtohet. Vajta ta takoja një herë dhe më thanë se ky nuk është më. Por kur e kam takuar atëherë, e kam pyetur se kam edhe dy djem të tjerë dhe kur ata të vijnë në Shqipëri, janë të rrezikuar. “Po ke të drejtë – më tha. – Por si ta marr unë vesh se cilët janë autorët”? “Ka dyshime për X­in për Y­in – i thashë – por unë e dua nga ju zyrtarisht kush është”. “Shko në polici – më tha – e ta marrësh përgjigjen”.

Ti personalisht, gjatë gjithë kësaj kohe je ndjerë ndonjëherë e kërcënuar në Shqipëri?

Jo



Ju sugjerojmë

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

13 Qershor, 2025 11:33 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
Kryesore

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

13 Qershor, 2025 10:52 am
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Para
Vajzat e showbiz-it të gjitha kaçurrelse

Vajzat e showbiz-it të gjitha kaçurrelse

Kutia e zezë e helikopterit sillet në Tiranë për ekspertizë

Kutia e zezë e helikopterit sillet në Tiranë për ekspertizë

Korrupsioni, mbyllen hetimet për zyrtarin e Bashkisë së Korçës

Korrupsioni, mbyllen hetimet për zyrtarin e Bashkisë së Korçës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
13 Qershor, 2025

Në kishën e Shën Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore. Ministrja...

Lexo më shumë

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
13 Qershor, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën e OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në rrugëtimin...

Lexo më shumë

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
13 Qershor, 2025

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka konfirmuar fejesën me aktorin Callum Turner, duke thënë se është një ndjenjë vërtet...

Lexo më shumë

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
13 Qershor, 2025

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com