Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i ndjerë i vëllait të Sokol Olldashit: Pa të ndihem si jetim

2015/11/20 at 9:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi i ndjerë i vëllait të Sokol Olldashit: Pa të ndihem si jetim

Ardian Olldashi, i cili prej vitesh jeton në Gjermani, këto ditë gjendet në Tiranë për dy¬vjetorin e vdekjes së vëllait, Sokol Olldashit. Nuk ka folur asnjëherë për mediat, por këtë herë ka bërë një përjashtim, për të ndarë në DITA disa kujtime dhe për të rrëfyer atë që ndjen dy vjet pas humbjes së rëndë.

“Kur e mendoj veten të plakur një ditë, përballë një filxhani kafeje, do të jem i dënuar të ndaj kujtimet me veten time. Vëllai është gjaku yt, shoqërues në jetë, pavarësisht çfarë ndodhesha do të doja t’i thoja një ditë: Koli, e mban mend kur ti…,kur ne…. Ja pra, që nuk do kem më kë të bisedojë në këtë dimension, ndaj në këtë pikë, ndihem si… jetim. Edhe vëllai të lënka të tillë…”

Ai është vëllai i madh; kanë katër vite diferencë. Prindërit e tyre janë ndarë kur ata ishin ende fëmijë. Kjo nuk i ka penguar të kenë marrëdhënie të veçantë jo vetëm me nënën, por edhe me babain, i cili u është gjendur pranë në çdo moment. Ardiani emigroi në fillim të viteve ’90. E ka ndërtuar jetën e tij jashtë vendit, është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, kjo e fundit, shumë e lidhur me xhaxhain e saj, Sokolin, kur ishte gjallë.

“Jemi rritur me vuajtje, kjo për shkak të internimit që ka kaluar familja jonë. Por ndarja nga jeta e Sokolit, është momenti më i vështirë në jetën time, deri më tani. E pranoj, nuk ka qenë e lehtë për ta përballuar, por jam dhe duhet të jem i fortë, për fëmijët e mi dhe të Kolit, pavarësisht se unë nuk e zëvendësoj dot figurën e babait, por do të jem aty, sa herë atë të kenë nevojë për ndihmë apo për një këshillë” .

Kur e pyet për 20 nëntorin e dy viteve më parë, Ardian thotë: “Mos më pyesni se nuk e di se përse, ku shkoi, kë takoi dhe me kë foli atë ditë! Pavarësisht, se e kisha vazhdimisht në mend që duhet ta merrja në telefon atë mbrëmje, nuk e mora, dhe mos më pyesni pse, se nuk di të them… Mos më pyesni për koiçidencat e çuditshme që kishte ai aksident, se nuk e di… Por mendoj se ishte një aksident. E di që vetë Sokoli nuk ishte aspak komod në atë kohë për shumë qarqe, për shumë fraksione politike dhe ndoshta shumë do ta brohorisnin daljen e Sokolit nga jeta politike dhe ndoshta janë lutur që të ndodhte ajo gjë, por ajo që ndodhi atë mbrëmje nuk ma merr mendja se ka qenë një gjë e kurdisur.. E kam të vështirë ta besoj.”­ tregon Ardiani.

Ju sugjerojmë

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune
Aktualitet

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune

1 Korrik, 2025 3:46 pm
“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup
Aktualitet

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

1 Korrik, 2025 3:40 pm
Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro
Sport

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

1 Korrik, 2025 3:09 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

1 Korrik, 2025 2:49 pm
Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
Aktualitet

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

1 Korrik, 2025 2:35 pm
SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..
Aktualitet

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

1 Korrik, 2025 2:23 pm
Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO
Aktualitet

Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO

1 Korrik, 2025 2:14 pm
Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit
Aktualitet

Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit

1 Korrik, 2025 2:09 pm
Inceneratori i Elbasanit, SPAK akuzë për ish-deputetin e PS dhe Mirel Mërtirin
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/Dështon seanca,pranohet kërkesa e avokatëve për dëshminë e Alibejt

1 Korrik, 2025 2:09 pm
U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

1 Korrik, 2025 1:36 pm
Para
Kompromisi për dekriminalizimin, a u tërhoq PD nga testi i drogës?

Kompromisi për dekriminalizimin, a u tërhoq PD nga testi i drogës?

Femrat vdesin të preken këtu…

Femrat vdesin të preken këtu...

Berisha: Arben Frroku nuk është arratis, lëviz lirshëm në Tiranë

Prindërit e Frrokut letër ambasadorit Lu: Na e akuzuat djalin pa të drejtë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune

Babai përdhunoi të bijën/Bashkia Fier në ndihmë të nënës: Bonus qiraje dhe vend pune
1 Korrik, 2025

Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në Sheqishtë të Patosit. Siç bën me dije gazetarja...

Lexo më shumë

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup

“Me vëllezërit shqiptarë…”, Rama te Çarshia e Vjetër në Shkup
1 Korrik, 2025

“Me vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet nga Çarshia e...

Lexo më shumë

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro
1 Korrik, 2025

Milani është gati të përshpejtojë për Ardon Jasharin. Futbollisti shqiptaro-zviceran ka dhënë miratimin për t’u transferuar te kuqezinjtë dhe drejtori...

Lexo më shumë

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
1 Korrik, 2025

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com