Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i Lulzim Bashës për takimin e fundit me Metën, ambasadorët dhe deputetët rebelë

2016/08/13 at 1:30 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Gati ligji për Arsimin e Lartë

Në intervistën e parë televizive pas votimit me konsensus të reformës në drejtësi, falë bashkëpunimit me Ilir Metën, kreu i PD, Lulzim Basha tregon për ABC News se për të, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira.


Ai thotë se nuk do të gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme, do t’u prijë vetë revoltave popullore. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

“Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një akt politik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa ftesa ime qëndron, po kështu jam i bindur që t’i prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar një lëvizje popullore për
ta detyruar këtë mazhorancë në numra por të rënë në legjitimitet që të pranoj qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknik është kushti patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor”.

Por a e gjet tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla kryeopozitari? “Lulzim Basha nuk e pranon, por nuk mungon së vlerësuari rolin e Metës në konsensusin për reformën në drejtësi. Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve para gjithë shqiptarëve …Në këtë kontekst nuk mund të mos çmoja rolin e Metës për arritjen e
konsensusit ,por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen në këmbë të një qeverie të inkriminuare të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë sic kam bërë pre jfillimit, di t’i veçoj”.

Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për herë të parë pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën, siç bënë ambasadorët dhe Ilir Meta gjatë negociatave për reformën në drejtësi.
“Z.Berisha ka një rol si deputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht dhe unë si kryetar dhe anëtarët të tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD I takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj Lulzim Basha… Nuk jam unë ai që vendos se kë merr në telefon Meta apo ku pi kafe z.Lu, por unë jam ai që vendos në PD”.

Kreu i PD-së foli edhe për një sistem të ri zgjedhor, por që mbetet për tu diskutuar, jo
mazhoritari i përfolur me prim që do prekte partitë e vogla, por një sistem që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike.

“T’ju them se çfarë kam problem, mos përfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008 duhej të rrisnin cilësinë…Jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues.
Se si do ta arrijmë kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve por edhe e vullnetit politik

Basha flet edhe për marrëdhënien e re me Ilir Metën, për takimet publike me të por edhe per takimin e kafen në aeroportin e Rinasit kur po merrnin të njëjtin avion, për ambasadorët Lu e Vlahutin, për dy deputetët që e kritikuan hapur, Eduard Selami e Majlinda Bregu.

Etiketa: Basharrëfim


Ju sugjerojmë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Para
Migjen Basha kthehet në Itali, ja ku do të luajë futbollisti i kombëtares 

Migjen Basha kthehet në Itali, ja ku do të luajë futbollisti i kombëtares 

Papa Françesku viziton prostitutat në shtëpinë e tyre, takon edhe 2 shqiptare 

Papa Françesku viziton prostitutat në shtëpinë e tyre, takon edhe 2 shqiptare 

Flet biznesmeni: Si e gjeta të copëtuar në mes të detit, turitin rus 

Vrasja e turistit rus, i akuzuari kallëzon oficerin e Policisë Gjyqësore

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
5 Qershor, 2025

Nga dashuri, në urrejtje! Vazhdon të thellohet përçarja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, pas largimit të...

Lexo më shumë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
5 Qershor, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se procesi i votimit në zgjedhjet e 11 majit është manipuluar tërrësisht....

Lexo më shumë

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
5 Qershor, 2025

Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen intensive në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Serbinë të shtunën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com