Ingrit Gjoni është ndër këngëtaret që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare dhe hyn tek emrat më të kërkuar.
Vetëm pak ditë më parë, ajo ka publikuar klipin e saj më të ri të titulluar “Flakë”, bashkëpunim me Gjeto Lucën. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Ingrit Gjoni tregoi detaje rreth realizimit të klipit teksa shtoi se është xhiruar në kushte të vështira.
“Kënga ka 4 ditë që ka dalë dhe është pritur mirë. “Flakë” është një bashkëpunim me Gjeto Lucën. Ky është bashkëpunimi i katërt që ne kemi bashkë. Bashkëpunimet që kemi patur më parë janë pëlqyer, koncertet ne i kemi bashkë dhe menduam të bëjmë edhe një bashkëpunim tjetër. Këtë periudhë kam qenë e ngarkuar me koncerte, këto kohë jam e angazhuar më shumë jashtë Shqipërisë. Tekstshkruesja e këngës është Fifi, me të cilën kam bashkëpunuar në këngët e fundit. Klipi është xhiruar në Krrabë, tek rruga dytësore. Kemi xhiruar gjithë ditën në kushte shumë të vështira dhe pa ujë, por ishte një ambient i bukur.
Unë e dua profesionin tim dhe nuk bëj neglizhencë, e bëj punën time deri në fund dhe ky mendoj është çelësi që kam rezistuar kaq gjatë”, tha këngëtarja./tvklan.al