Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i gruas që denoncoi gjyqtarin Boçi: Kam 50 minuta bisedë

2016/10/30 at 9:19 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi i gruas që denoncoi gjyqtarin Boçi: Kam 50 minuta bisedë

Për më shumë se 6 ore gruaja, gruaja që denoncoi në emisionin “Stop” gjyqtarin Guximtar Boçi,sepse i kërkoi favore seksuale në këmbim të një çështjeje gjyqësore,  është marrë në pyetje nga prokurorët e krimeve të rënda. R. I, 40 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve ka shpjeguar me detaje të gjitha bisedat me gjyqtarin gjatë takimeve me të, në lidhje me proceset gjyqësore që kishte të hapura për pronësinë.

Ajo i është përmbajtur versionit që u publikua të enjten mbrëma në emisionin investigativ “Stop”, duke treguar se Boçi i ka kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në procesin gjyqësor. Madje ajo ka theksuar se në emision janë transmetuar vetëm 4 minuta regjistrim, kur në fakt ajo ka dorëzuar biseda që zgjasin më shumë se 50 minuta.

Po kështu, R. I. ka dëshmuar para prokurorëve se bashkë me përgjimet ku gjyqtari i kërkonte favore seksuale u ka dorëzuar gazetarëve edhe regjistrime ku ai e kërcënonte. E dëmtuara ka dhënë shpjegime të hollësishme para hetuesve të Krimeve të Rënda për rrethanat se si është takuar me kryetarin e Gjykatës, i cili ishte mik i babait të saj e më pas vendimin për të kryer një audio përgjim, që ta denonconte atë publikisht.

DËSHMIA

Panorama ka zbardhur dëshminë e gruas, duke iu referuar burimeve nga organi i akuzës. Sipas tyre R.I. ka treguar para hetuesve të gjitha peripecitë që ka kaluar, që nga njohja me bashkëshortin, martesën në moshë shumë të re, kontratën fiktive të shitjes së pronës që i ka kaluar vjehrrës dhe divorcin. Ndërsa ka vijuar më pas me kalvarin e proceseve gjyqësore, deri te njohja dhe takimet që ka zhvilluar me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Burimet thanë se e dëmtuara ka pranuar se historia e ka fillesën në momentin e nisjes së procedurave të divorcit me bashkëshortin, ku më pas i është drejtuar Gjykatës për ndarjen e pasurisë, duke qenë se i kishte të dy fëmijët nën kujdestari. Ajo ka shpjeguar se ka kërkuar në gjykatë shpalljen e pavlefshme të kontratës fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit, që ishte bërë vite më parë. Padi të cilën ish­vjehrra e saj e kishte kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës.

Duke mos pasur rrugë tjetër për të zgjidhur problemin e saj, ajo ka kërkuar ndihmën e kryetarit të gjykatës, i cili ishte mik i të atit. Por, gjatë bisedave me të, ka kuptuar se ndihma e tij ishte thjesht e orientimit për të paguar lekë e në fund arriti deri aty sa i kërkoi favore seksuale në çdo takim. Vendimin për regjistrimin e bisedave me gjyqtarin Boçi, ajo ka treguar se e ka marrë pas vendimit të Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Blerta Çibuku kishte vendosur në favor të ish-­vjehrrës. Rudina ka shpjeguar se biseda është regjistruar në kohën kur dosja ishte në Gjykatën e Apelit.

Etiketa: afere seksualefavore seksualegjyqtariguximtar bociR.I

Ju sugjerojmë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj
Bota

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

26 Korrik, 2025 7:01 pm
Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius
Bota

Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius

26 Korrik, 2025 6:48 pm
Zjarret në Kosovë, raportohet për 29 vatra aktive
Rajoni

Zjarret në Kosovë, raportohet për 29 vatra aktive

26 Korrik, 2025 6:28 pm
Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar
Kronikë

Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar

26 Korrik, 2025 6:23 pm
Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik
Aktualitet

Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik

26 Korrik, 2025 6:18 pm
Para
Fotogaleri/ Pamjet e tmerrit dhe shkatërrimit nga tërmeti, mbyllet metroja e Romës

Fotogaleri/ Pamjet e tmerrit dhe shkatërrimit nga tërmeti, mbyllet metroja e Romës

Video/Armina Mevlani flet për martesën, ja çfarë i propozon Ermal Mamaqi 

Video/Armina Mevlani flet për martesën, ja çfarë i propozon Ermal Mamaqi 

Memaliaj/ 72-vjeçari kërkon nuse, ofron 4 milionë lekë për atë që ja gjen 

Memaliaj/ 72-vjeçari kërkon nuse, ofron 4 milionë lekë për atë që ja gjen 

TE FUNDIT

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
26 Korrik, 2025

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa...

Lexo më shumë

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
26 Korrik, 2025

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i...

Lexo më shumë

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
26 Korrik, 2025

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë në Facebook bilancin e parë të aksionit për formalizimin e tregut të produkteve...

Lexo më shumë

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
26 Korrik, 2025

“Plazhet e Shqipërisë që do të jenë hit këtë verë”, ky është titulli intrigues i një artikulli dedikuar vijës sonë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com