Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i gruas angleze: Më mashtori! Shqiptari u martua me mua vetëm për të marrë vizën

2017/02/17 at 6:37 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi i gruas angleze: Më mashtori! Shqiptari u martua me mua vetëm për të marrë vizën

Michelle Rawlins, nga Sheffield, ka rrëfyer se si ish-bashkëshorti shqiptar e braktisi në qendrën tregtare, ndërkohë që ajo ishte duke provuar fustanin e dasmës.

Tashmë 51-vjeçarja e ka kthyer jetën e saj përmbys dhe është duke e ndarë historinë e saj me gra të tjera për t’i frymëzuar ato të largohen nga marrëdhëniet e dështuara.

Michelle rrëfeu se si ajo kishte humbur besimin tek vetja pasi të gjithë nxënësit në shkollë e tallnin për shkak të peshës së saj.

Ajo ishte shumë e shëndoshë dhe nuk shpresonte se ndonjë burrë mund t’ia hidhte ndonjëherë sytë.

“Isha me pushime në Selanik tek mikesha ime Emma. Një natë trokiti dikush në derë dhe brenda hyri një djalë i pashëm. Pasi Ema na prezantoi unë kuptova se ne përshtateshim si tipa, por unë e dija se dikush si ai s’do kishte kurrë interes ndaj meje. Gjatë natës unë vura re se ai po më kushtonte më shumë vëmendje seç duhej dhe kjo më bëri të ndihesha mirë. Mendova se ai thjesht po tregohej i sjellshëm me mua por më pas ai filloi të më bënte komplimente. Natën pasardhëse ne e takuam atë në një bar pranë detit dhe ai po më joshte. Qëndruam gjatë gjithë natës duke biseduar dhe më pas ai më çoi në shtëpinë e tij me motoçikletë”, rrëfeu Michelle.

Gjatë dy javëve qëndrimi në Greqi, Michelle e takonte atë çdo ditë. Ajo u trishtua shumë në momentin që pushimet mbaruan e i duhej të kthehej në Angli.

“Blade më tha se do më telefononte çdo ditë. Ai e mbajti fjalën dhe ne qëndruam në kontakt. Unë kam 2 fëmijë nga martesa ime e parë dhe sapo munda bleva biletat dhe shkova sërish në Selanik. Këtë herë mora me vete dhe vajzën time të vogël. Në momentin kur u takuam ndjemë se gjërat mes nesh nuk ishin ftohur aspak. Blade më tha se duhej që unë t’i siguroja një vizë në mënyrë që ai të vinte e të më takonte në Angli. Ai më rrefeu se ishte shqiptar dhe se duhej të udhëtonte në Tiranë për të marrë vizën në ambasadë. U surprizova pak, por isha e gatshme të bëja gjithçka të isha me të”, shtoi Michelle.

4 javë më vonë ata shkuan në Tiranë dhe Blade iu dha një vizë turistike 3 mujore për në Angli. Dy ditë më vonë shqiptari u shpërngul në shtëpinë e Michelle në Sheffield , Angli ku jetonte së bashku me të dhe dy fëmijët e saj.

“Isha shumë e gëzuar që do mund të mburresha tek shoqet e mia që kisha pranë një mashkull si Blade. Ne shkonim në klubet e natës të cilat unë i vizitoja rregullisht dhe unë rrija me krenari në krah të tij kur i shihja vajzat londineze të më kishin zili. Ishte një hakmarrje e ëmbël për të gjithë ata që më kishin tallur më parë”, deklaroi ajo.

“Disa muaj më vonë, erdhi e na vizitoi një kushëri i Blade në shtëpi. Ishte periudhë Krishtlindjesh. I dëgjoja që mërmërisnin në shqip, por megjithëse nuk kuptoja asnjë fjalë, e kuptova se po kurdisnin diçka. I lashë mënjanë dyshimet e mia dhe vendosa të festoja Krishtlindjet tona të para sëbashku. U habita kur më 25 dhjetor ai më propozoi me një unazë duke më kërkuar të martohesha me të. Shkuam të hidhnin firmat si fillim e më pas të organizonim dasmën. Pasi mbaruam procedurat, unë dhe fëmijët shkuam në qendrën tregtare që të provoja një fustan nusërie dhe kishim vendosur të takoheshim me Blade aty. Ai nuk erdhi kurrë. Prita me muaj të tërë që ai të më kontaktonte dhe më pas e kuptova se më kishte përdorur vetëm për të marrë vizën angleze sepse mora vesh më vonë se ai ishte i martuar dhe gruaja e tij jetonte në Tiranë”, tha Michelle e trishtuar./tvklan.al


Etiketa: BlademashtoriMichelle Rawlinsshqiptarivize angleze


Ju sugjerojmë

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
Aktualitet

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

4 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:05 am
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Para
Kulisat/ Ç’parashikohet nesër në protestën e PD-së?

Kulisat/ Ç’parashikohet nesër në protestën e PD-së?

Luiza Gega e artë Stamboll, shënon rekordin e ri kombëtar

Luiza Gega e artë Stamboll, shënon rekordin e ri kombëtar

Video/ Noizy i ftuar te Ermali “tallet” me Ledion Liçon dhe Top Channel

Video/ Noizy sulmon sërish Top Channel! Ja çfarë thotë në këngën e re
















TE FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
4 Qershor, 2025

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë...

Lexo më shumë

Rafah, masakra e dytë e bukës

Rafah, masakra e dytë e bukës
4 Qershor, 2025

Kush qëlloi, këtë herë, e thotë këtë. Ka dy dallime midis masakrës së djeshme, 3 qershor, dhe asaj të së...

Lexo më shumë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Qershor, 2025

Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas. Njëri...

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
4 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm, 5 qershor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij pamjet nga ajri të Kalasë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com