Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i gjatë i prezantuesit: Si arrita të heq 20 kg dhe të bëj trupin me muskuj

2018/08/18 at 7:32 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i gjatë i prezantuesit: Si arrita të heq 20 kg dhe të bëj trupin me muskuj

Kur ishte student peshonte 110 kilogramë. Nuk e vriste mendjen për pamjen, as për peshën, nuk kujdesej për ushqimin e as për trupin. Nuk i dukej anormale madje as nuk e mendonte se si dukej, as se si duhej të dukej. Jetonte pa vramendje derisa një ditë, u ndesh me një pasqyrë për më shumë sekonda se ç’i duhen dikujt të rregullojë flokët. Vetja e reflektuar në atë xham dukej si i paformë dhe larg idesë që Florian Agalliu kishte krijuar për veten. Ai pa se me vitet, pesha e tij i kish marrë energjinë.

Dhe vendosi të ndryshonte. Ishte viti 2013 kur nisi aktivitetin fizik. Dy vitet e fundit është si një nxënës sistematik, që nuk mungon asnjë ditë në palestër. Intervista me të, më bëri që të marr hapin e parë, të regjistrohem në palestër (edhe pse nuk i dihet a do shkoj ndonjë ditë). Uroj që të jetë motiv edhe për ju, duke parë rezultatet që ka arritur ai. Jo më kot i kërkuam Florit fotot përpara dhe pas palestrës, për të sjellë një ide më të qartë të asaj që mund të jeni edhe ju. Florian Agalliu rrëfen në këtë intervistë për kopertinën e ‘revistawho.com’ shndërrimin e tij 20 kilogramësh.

Çfarë të motivoi për të nisur kujdesin ndaj fizikut?

U bënë disa vjet tashmë që bashkëjetoj me sportin. Dhe mendoj shpesh me vete që nëse do kisha nisur më herët do ndihesha akoma dhe më mirë në të gjitha drejtimet. Motiv më të madh në fakt se pasqyra nuk ka, apo se sa shkallet e pallatit nëse e ke shtëpinë në katet e larta, në pallate pa ashensor (qesh). Pra, nëse të merret fryma kur i ngjit duhet të motivohesh për të filluar nga pak sport. Për mua ishte pasqyra dhe një projekt filmik që m’u ofrua. Me të marr ofertën për filmin mendova që të bëj diçka për veten dhe për të gjithë ata që do harxhonin kohën e tyre për të më parë në TV. Kështu që nisa të filloj të stërvitem nga pak. Kur shkova në sheshxhirim pas disa kohësh producenti u habit, tha që të përfytyroja ndryshe. Kjo, me pak fjalë është historia ime e sportit, kam filluar gradualisht që prej 2013-tës dhe e kam intensifikuar më shumë kohët e fundit. E rëndësishme është ta kthejmë në formë jetese dhe jo të jemi sezonal. Trupi ka nevojë për stërvitje konstante!

Ke mbajtur dieta?

Koncepti i dietës shpesh herë keqinterpretohet. Po si të githe në fillim kur ke mungesë informacioni apo e ke për herë të parë edhe unë kam bërë disa gabime. Që kam jetuar vetëm me një sallatë në ditë (qesh)… Por sa më shumë të lexosh aq më shumë e kupton që trupi ka nevojë për ushqim që të vijë në formë si për t’u dobësuar, por edhe për t’u shëndoshur. Në të dyja rastet ka nevojë për ushqim. Dieta me gramaturë nuk kam mbajtur kurrë, por gjithmone e kam peshuar ushqimin me sy.

Prej sa kohesh ushtrohesh?

U bënë pak a shumë 2 vjet që unë kam gjetur veten në një sport që quhet crossfit. Është një lloj stërvitje që ndërthur sëbashku disa kategori dhe për këtë arsye më pëlqen dhe ndihem shumë në formë. Sa më shumë që avancon aq më shumë do të ecësh përpara, sepse është shumë kompetitiv edhe me pjestarët e tjerë të palestrës.

Përditë?

Stërvitem përditë dhe ka raste dy herë në ditë, por ka raste edhe të dielën. Që të jemi të qartë nëse unë kam pak kohë të lirë më mirë preferoj që ate kohë ta shpenzoj në palestër. Ka raste që nuk shkoj ndonjë ditë për ndonjë arsye të veçantë dhe më rri mendja aty, më duket sikur kam bërë ndonjë faj. Dhe të nesërmen përpiqem që të bëj dhe për ditën që mungova.

Cila është rutina jote stërvitore?

Rutina ime stërvitore nuk është një rutinë dhe prandaj më pëlqen. Përveç pjesës së nxemjes që është gjithmonë e njejta, pjesa tjetër është komplet enigma. Ajo varet gjithmonë nga Egli, nga instruktori i palestrës, i cili përpilon programin ditor në tabelë. Të gjithë gjatë ditës përpiqemi të vëmë rekorde personale dhe të kapim kohë të mira. Për këtë e kisha fjalën kur thashë që është një sport kompetitiv. Shkon në palestër me një motiv, si të mundësh shokët! Edhe nëse ke pasur një ditë të vështirë çdo gjë e harron në momentin që futesh në garë.

A ndikon ushqimi gjithashtu në një trup me muskuj?

Sigurisht që ndikon, ushqimi është kryesori. Nëse nuk ushqehesh mirë e ke të kotë që stërvitesh. Nuk do kesh fuqi dhe si rrjedhojë do të mungojnë rezultatet. Unë përpiqem që të kem të gjitha vaktet dhe me orare pak a shumë fikse. Edhe trupin e mëson me procesin e tretjes me këtë rast. Ushqimi është kryesori, të tjerat vijnë pas!

Ke marrë proteina ose steroide?

Steroidet nuk e di se çfarë janë, ndërsa proteinë po. Për shumë njerëz proteinë është njëlloj si steroidet, pra nuk dinë ta ndajnë. Megjithatë përpara se unë t’i përdor kam lexuar shumë dhe u binda që nuk kanë asnjë efekt anësor. Pra edhe kur duhet të dobësohemi ne kemi nevojë për një sasi proteine të lartë, gjë të cilën nuk e marim dot vetëm nëpërmjet ushqimit që konsumojmë përditë dhe kemi nevojë për një sasi proteinë suplementare. Por edhe kur duhet të shtojmë pak muskuj është e njëjta gjë, vetëm se ndryshojnë raportet.

/Marrë nga Revista “Who”

http://www.revistawho.com/intervista/ne-kopertine-florian-agalliu-ndryshimi-nis-nga-pasqyra-ju-rrefej-transformimin-tim-sot-sbej-dot-pa-palester/


Etiketa: flori agalliu


Ju sugjerojmë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…
InstaBIZ

Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…

18 Maj, 2026 7:42 pm
Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori
InstaBIZ

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

16 Maj, 2026 3:16 pm
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët
InstaBIZ

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

10 Maj, 2026 7:28 pm
Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas
InstaBIZ

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

2 Maj, 2026 9:04 am
Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan
InstaBIZ

Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan

7 Prill, 2026 8:16 pm
Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person
InstaBIZ

Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person

5 Prill, 2026 5:28 pm
Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears
InstaBIZ

Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears

6 Mars, 2026 8:49 am
Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland
InstaBIZ

Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland

3 Mars, 2026 8:40 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Para
Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, prokurori kërkon burg për ndihmësin e Trump

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, prokurori kërkon burg për ndihmësin e Trump

Maria De Filippi tregon jetën private: Kam 23 vite e martuar, me bashkëshortin zemërohem kur ha shumë

Maria De Filippi tregon jetën private: Kam 23 vite e martuar, me bashkëshortin zemërohem kur ha shumë

Lajmi i fundit/Tentoi të rilidhte energjinë elektrike, vdes mbi shtyllë

Gëlltiti ilaçet e gjyshes, fëmija në gjendje të rëndë
















TE FUNDIT

SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk…

SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk…
11 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara nisën një valë të re sulmesh ushtarake ndaj objektivave iraniane për të dytën ditë radhazi, duke përshkallëzuar...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 qershor 2026

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
11 Qershor, 2026

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
11 Qershor, 2026

Dashi Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kaloni momente mjaft interesante pranë...

Lexo më shumë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}