Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i George W. Bush, për 11 shtatorin 2001

2018/09/11 at 9:46 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i George W. Bush, për 11 shtatorin 2001

Ato që nuk thashë në libër: Ribotim i pjesshëm i intervistës së ish presidentit të SHBA, që shoqëroi daljen e librit të tij, “Decision Points” dhe ku flet me detaje për ditën e sulmeve terroriste. Bota.al, në  përvjetorin e 17 të sulmeve terroriste që ndryshuan një herë e përgjithmonë Amerikën dhe të gjithë botën, riboton pjesë të intervistës


Flasim pak për probleme që shndërroheshin në përgjegjësinë tuaj. Ishte e martë, 11 shtator…

Po.

Ju ishit në një shkollë në Florida.

Po dëgjoja disa fëmijë që lexonin librin. Shefi i Stafit Andy Card erdhi dhe më pëshpëriti në vesh: “Një avion i dytë ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë. Amerika është sulmuar”.

Në filmime dukeni që keni marrë lajmin dhe vazhdoni të qëndroni edhe shtatë minuta.

E vërtetë. Vendosa të mos kërcej nga vendi dhe të krijoj një skenë kaotike, sepse njerëzit do të ishin duke parë reagimin tim.

Po, por është thikë me dy presa, sepse mbështetësit e Bushit thonë: “Ai qëndroi aty për të treguar qetësi”. Ndërsa kritikët thonë: “Ishte në gjendje shoku”.

Nuk dua të debatoj me kritikët për të thënë isha në gjendje shoku apo jo. Nuk isha. Ata mund të lexojnë librin dhe le ta nxjerrin vetë konkluzionin.

Në libër, ju shkruani se i thatë stafit tuaj: “Shkojmë. Unë jam Presidenti. Shkojmë në Uashington”. Por ata nuk ju lanë. A nuk mundeshit të vendosnit ju dhe jo ata në ato momente?

Mundesha, por ekziston problemi i vazhdimësisë së qeverisë. Kështu që, Air Force One qëndroi larg nga Capitoli, duke fluturuar fillimisht në Louisiana… më pas Nebraska.

Në një pikë atë mëngjes ju dhatë një urdhër, ndërkohë që situata ishte ende kaotike.

Po.

Askush nuk e dinte në kish avionë të tjerë. Dhe juve ju desh të jepni një urdhër që ushtria e SHBA kish autoritet të godiste dhe rrëzonte çdo avion që nuk i përgjigjej komandës për tu ulur.

E vërtetë. Kishim marrë vendimin të pastronim qiejt nga të gjithë mjetet ajrorë. E vetmja rrugë e sigurtë ishte të thoshim: “Asnjë avion në ajër dhe çdo avion që shfaqet dhe nuk i përgjigjet shoqërimit me avionë gjuajtës do të rrëzohet”.

Në fakt, kur avioni i fluturimit 93 ra në fushën në Shanksville, kishte një moment kur pyesnit veten nëse ishte rrëzuar për shkak të urdhërit tuaj.

Ishte një ndjesi shumë trazuese. Pastaj mësova që 93 ishte rrëzuar për shkak të heroizmit të disa amerikanëve. Një akt vërtetë heroik sulmimi i kabinës së pilotit dhe rrëzimi i avionit për të shpëtuar jetët e të tjerëve.

Disa ditë pas 11 shtatorit ju mbajtët një fjalim në Katedralen Kombëtare. Por teksa mbanit atë fjalim shumë të rëndësishëm dhe të fuqishëm, ju shkruani se i vetmi vend ku nuk mundeshit të hidhnit sytë ishte stoli ku qëndronin ulur nëna, babai dhe Laura.

Doja të sigurohesha të jepja një fjalim pa qenë shumë emocional. Kisha parë këta njerëz përreth, policë, zjarrfikës, që qanin. I thashë vetes “O Zot, duhet të fokusohem”. Dhe pastaj kuptova se i vetmi vend që do të më shkaktonte shumë emocione do të ishte ai ku ndodhej Laura, nëna dhe babai. Kështu që nuk pashë fare nga ata.

Ju përfunduat fjalimin. Shkuat drejt stolit. Teksa u ulët, është një skenë ku babai zgjati dorën dhe shtrëngoi dorën tuaj.

Po, kështu bëri. Ishte një moment shumë prekës. Njësoj sikur të thoshte: “Bravo bir. Të dua shumë”. Ishte një shprehje dashurie, por shumë e fuqishme.

A e keni ngritur ndonjëherë pyetjen, çfarë mund të kishit bërë më shumë që kjo të mos ndodhte?

Ne nuk kishim patur informacione solidë të shërbimit të fshehtë që të na jepnin një paralajmërim. Nuk është se kishim informacione të tipit: “Bëhuni gati. Ata do të përplasin avionë në ndërtesa në Nju Jork”.

Ja diçka tjetër nga libri: “Nuk do të mund ta harroja asnjëherë atë që i ndodhi Amerikës atë ditë.  Do të vija zemrën dhe shpirtin për të mbrojtur vendin tim, me çfarëdolloj cmimi”. U deshën dy liuftëra. Mijëra jetë njerëzish, jetë amerikanësh. Miliarda dollarë. A mos ishte shumë?

Nuk patëm asnjë sulm. 3000 vetë vdiqën në 11 shtator dhe unë u betova që do të bëja detyrën time për të mbrojtur popullin amerikan.

Disa javë pas 11 shtatorit 2001, ju, Colin Poëell dhe Condi Rice ndodheshit në një samit ekonomik në Kinë, kur zëvendës presidenti Cheney dhe zëvendës shefi i sigurisë kombëtare Stephen Hadley u telefonuan përmes një videokonference. Cheney tha: “Janë ndezur biodetektorët. Mendojmë se na kanë sulmuar me toksinë”.

Po, në Shtëpinë e Bardhë. Dhe ishim ekspozuar të gjithë. Dhe po ta kishim thithur, fare mirë mund të ishim të vdekur. Steve Hadley, në mënyrë shumë formale tha: “Z. President, shumë shpejt do të testojmë disa minj”. Dhe ne, duke qeshur pak, thamë: “Nëse minjtë i ngrenë këmbët përpjetë, jemi të vdekur. Nëse i mbajnë këmbët poshtë, jemi mirë”.
Disa prej njerëzve më të fuqishëm të vendit janë në pritje për të marrë një tufë kaviesh (qesh). Po. O këmbët lartë, o këmbët poshtë.

Dhe nëse ata ngordhnin, ju do vdisnit.

Po. Arsyeja përse e tregoj historinë është se njerëzit e kanë të vështirë të kujtojnë që menjëherë pas 11 shtatorit patëm një valë kërcënimesh.

Kur nisët planet e luftës për Afganistanin, patët një mbështetje shumë të madhe nga publiku. Mbështetja nga njerëzit për ju pas 11 shtatorit arriti në 90 përqind. Cilat ishin frikërat tuaja në lidhje me Afganistanin teksa përgatisnit planin e luftës?

Vendimi për të përforcuar një doktrinë të re, sipas të cilës nëse strehon një terrorist je dhe vetë fajtor si terroristi, nuk ishte i vështirë për t’u marrë. Vendimi më i vështirë për t’u marrë ishte çfarë të bëje pasi kishe larguar talebanët.

A mund ta kishit imagjinuar në 2001 se do të ishim sërish në Afganistan duke luftuar?

Shpresoja që nuk do të ndodhte, por nga ana tjetër dija atë që na mëson historia. Demokracitë duan pak kohë që të zhvillohen, përfshirë tonën… / Bota.al

Etiketa: 11 shtatorirrefimi i George W. Bush


Ju sugjerojmë

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
Bota

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

11 Gusht, 2025 10:45 pm
Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
Aktualitet

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

11 Gusht, 2025 10:14 pm
Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
Bota

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

11 Gusht, 2025 9:58 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

11 Gusht, 2025 9:30 pm
Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
Aktualitet

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

11 Gusht, 2025 8:25 pm
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
Aktualitet

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

11 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

11 Gusht, 2025 7:40 pm
Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses
Bota

Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

11 Gusht, 2025 7:08 pm
Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Aktualitet

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

11 Gusht, 2025 6:47 pm
Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
Aktualitet

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

11 Gusht, 2025 6:31 pm
Para
Flamuri i 11 Shtatorit, simboli i patriotizmit amerikan

Flamuri i 11 Shtatorit, simboli i patriotizmit amerikan

Shtyhet seanca ndaj Shullazit, avokatët kundër prokurorit

Shtyhet seanca ndaj Shullazit, avokatët kundër prokurorit

Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza Shkodra fillon “qarjen e halleve”

Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza Shkodra fillon "qarjen e halleve"
















TE FUNDIT

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë...

Lexo më shumë

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
11 Gusht, 2025

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë,...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
11 Gusht, 2025

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk...

Lexo më shumë

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

Demokracia në SHBA nën presion
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com