Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i Endri Priftit: Intrigat e këngëtarëve që të vrasin natën e të qajnë ditën

2016/12/19 at 1:26 PM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi i Endri Priftit: Intrigat e këngëtarëve që të vrasin natën e të qajnë ditën

Ai njihet për shpirtin e tij rebel, dhe nuk mund të ishte ndryshe as në këtë edicion të “Këngës Magjike”.


Kantautori i njohur Endri Prifti, i cili rrëmbeu çmimin “Best Kontributi në Vite” me këngën me titull “Për ty”, shkaktoi zhurmën e radhës në postfestival, pas një komenti që kishte postuar në rrjetet sociale, ku shprehej kundër pjesëmarrjes në këtë festival të një kënge si ajo “Mirëmëngjes dashni”.

Se pse ishin kundër ata e shtjelluan në programin e “E diela shqiptare”, ndërkohë që në këtë intervistë të parë për gazetën “Panorama”, Endri rrëfen detaje të tjera të pathëna

Dy vëllezërit korçarë ishin qendra e diskutimit të “Këngës Magjike”. Çfarë ju motivon të merrni pjesë ende në gara mes kolegësh?

Nisur nga fakti se shumë gazetarë kanë dashur të dinë më shumë nga unë për “Këngën Magjike”, po e jap këtë intervistë për ju. Si fillim, arsyeja pse marrim pjesë në festivale është për faktin që të jemi sa më pranë publikut, që do të thotë se nuk shkojmë atje për çmim. E them këtë nisur nga disa fjalë që u hodhën nga disa (që nuk e di si t’i emërtoj), e që thanë se “kështu bëni ju kur vjen puna e çmimeve”.

Absolutisht jo, por të vërtetën ne do ta themi, sepse nuk jemi si të tjerët, që varen nga të tjerët dhe nuk flasin fare për atë që i shqetëson. Para çmimeve unë akuzova edhe regjinë e festivalit, që po të nisesh që e bëra për çmim, të gjithë e dini se vetëm veten dëmtojmë në këtë mënyrë lidhur me çmimet, por jo të vërtetën tonë. Pra vetëm nga kjo nisuni, që ne nuk jemi ata që ngremë zërin për çmimet, por për një të drejtë të vërtetë për të gjithë, jo si të tjerët, që s’dinë si e si të bëjnë lobingjet për të marrë sa më shumë pikë.

Kujt i referoheni kur thoni “të tjerët”?

E kam për kompozitorët që kanë te ky festival nga 7 këngë, dikush tjetër 8 këngë, dikush tjetër 10 etj. Ja pra pabarazia e një festivali. Si mund të konkurrojnë në mënyrë të barabartë, kur një produksion ka vetëm një këngë (në rastin konkret unë dhe Stefi) dhe të tjerë mbase me një produksion që ka 10 këngë? Pra kjo është një çudi, që vetëm këtu mund të ndodhë. Aty janë dy kompozitorë që kanë gjysmën e festivalit, siç doli dhe konkretisht, 6 vendet e para i morën ata, deri sa erdhi radha jonë 7. Si mund të quhet ky një festival i barabartë. Pra mua nuk më shqetëson vendi në të cilin dolëm, po më shqetëson ironia dhe intrigat që thuren aty për javën që zhvillohet ky festival. Mua më shqetëson tek ata, pikërisht ajo çfarë janë. Më mirë ta them… e dini atë shprehjen: “Këta të vrasin natën e të qajnë ditën”.

Mund të përmendësh një nga intrigat?

Po ju them një ndër dhjetëra intriga, që na ndodhnin gjatë atyre ditëve. Për shembull, Rozana Radi. Kemi bërë së bashku mbi 5 bashkëpunime shumë të suksesshme, kemi ngrenë e kemi pirë bashkë, kemi qarë halle e kemi ndarë shumë gëzime së bashku. Mund të më thoni si mund të na japë ne 0 pikë, dhe pastaj të thotë kam harruar, kujtoni se kështu është vërtet? Jo. Ja kjo intrigë nuk më pëlqen mua në këtë vend e këtë dua ta luftoj. Unë dua pastërti, vërtetësi, çiltërsi dhe buzëqeshje të vërtetë. Ka shumë këngëtarë që s’kanë forcën të vënë lapsin për asnjë pikë, por ua marrin fletën e votimeve, dhe i vendosin pikët kompozitorët, e këtë ma thanë vetë disa këngëtarë. Ky është festivali me këtë lloj vlerësimi. E papranueshme, një lojë bixhozi e padrejtë.

Për fitoren e Rozana Radit ç’mund të thuash, e votuat me 20 pikë…

I dhashë 20 pikë Rozanës, më dha 0 pikë. Ia dhamë vetëm për mesazhin dhe patjetër për respektin si bashkëpunëtore, por nuk mund t’i jepja të parin si gjithë të tjerët, sepse ky është festivali i këngës, jo i aktrimit.

Ti dhe Stefi u shprehët publikisht se kënga “Mirëmëngjes dashni”, e kënduar nga Bruno e Artiola Toska, ishte për Festivalin e Gjirokastrës. Vazhdon të mendosh se Artiola nuk i përshtatet një festivali si “Kënga Magjike”?

Ku e shihni që unë flas gabim? Ngaqë them se kënga e Artiolës dhe Brunos është shumë e bukur, por nuk është për festival?! Kështu i bie që vitin tjetër të marrin pjesë edhe Valbona Mema Muharremi, Mandi i Nishtullës apo Tomi Reneneja (me gjithë respektin që kam për këta këngëtarë) dhe të kthehet festivali në një dasmë. Kështu doni ju të rrimë ne, pa folur?!

A mund të na e shpjegosh dhe një herë kontekstin e shprehjes që i hodhi benzinë zjarrit “Ngatërron … me dollarin?”

Më akuzuan s’di e s’di se çfarë shpifën para votimeve, duke thënë bën status Endri Prifti. Po çfarë statusi, more të paudhë?! Unë po flisja me një shok në Facebook-un e tij dhe, siç flasin dy miq, te muri i tij po diskutonim. Ai ishte i mërzitur dhe i irrituar, ndaj po përpiqesha ta qetësoja dhe i shkrova ato pikat që këta më pas u vunë dhe shkronja. Por, absolutisht nuk e kisha për këngëtarët, e kisha për festivalet. Ka festivale me këngë popullore dhe ka të tjerë të muzikës së lehtë. Kaq shumë po me ruanin mua këta, “viktimat”, që bënë namin portalet me gënjeshtra?!

Bruno ishte këngëtari që të kërkoi llogari për këtë koment në “E diela shqiptare”. Ç’mund të thuash për përballjen?

Ah, më pas bënë firmë edhe Brunon, të cilit Vera Grabocka ia ka gjetur shumë dinjitoz emrin artistik, “Qazimi”. Ata kishin bërë gjithç- ka me plan, ku e njihja unë më parë Qazimin, edhe kur bënim prova, nuk e dija çfarë ishte. Ku ka guxim ai të më bëjë mua debat dhe ballafaqime, por e kishte vënë ai tjetri… Aq të palexuar janë, sa na akuzuan se dhe një nga këngët tona të albumit është e vjedhur. Hapini sytë dhe lexoni çfarë shkruhet në albumet tona, e keni me shkronja të shkruar emrin e kompozitorit në kopertinat e albumeve.

Kujt do t’ia dëshiroje fitoren si profesionist i muzikës, po si mik?

Unë prapë jam i sinqertë dhe i drejtë në shijet e mia. Për mua ishte Valon Shehu, që edhe ai është nga studio e tyre.

Pas zhurmës së festivalit, cilat janë angazhimet tuaja?

Unë, kur të lexoni këtë intervistë, do të jem me punën time në turin tonë prej tetë koncertesh në tetë shtete të Amerikës. Për mua ky është çmimi, koncertet tona dhe gjithë populli që na ndjek anembanë vendit. Nuk kam asgjë me asnjëri, u dua të mirën të gjithëve. U uroj shëndet e dashuri dhe shumë suksese në rrugën e tyre.



Ju sugjerojmë

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur
Rajoni

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

20 Maj, 2025 7:42 pm
VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën
Sport

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën

20 Maj, 2025 7:35 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Kryesore

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

20 Maj, 2025 7:25 pm
Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares
Sport

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

20 Maj, 2025 7:05 pm
Para
Video/ Si të bëni grimin si Victoria Beckham!

Video/ Si të bëni grimin si Victoria Beckham!

PD: Edi Rama qëndron pas lirimit nga burgu të Lulzim Berishës

Grabitjet/ PD: Kur qeveris me krimin, marrin zemër grabitësit

Video/ Alessandra Ambrosio zhvishet në ballkon për LOVE Magazine

Video/ Alessandra Ambrosio zhvishet në ballkon për LOVE Magazine
















TE FUNDIT

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
20 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara u kanë kontaktuar disa vendeve për t’i nxitur ato të pranojnë zhvendosjen “vullnetare” të palestinezëve që ikin...

Lexo më shumë

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
20 Maj, 2025

Në qendër të Bielefeldit, një person plagosi disa persona me thikë në orët e para të mëngjesit të së dielës...

Lexo më shumë

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
20 Maj, 2025

Teksa automjetet në rrugët e Shqipërisë po shtohen me ritme të shpejta, shumë pak prej tyre, edhe pse me moshë...

Lexo më shumë

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
20 Maj, 2025

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar të martën për t'i hequr sanksionet ekonomike kundër Sirisë, njoftoi shefja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com