Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i djalit të Hamit Matjanit: Ju tregoj si u ekzekutuan ballistët

2016/11/06 at 2:06 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rrëfimi i djalit të Hamit Matjanit: Ju tregoj si u ekzekutuan ballistët

Ngjarja e ekzekutimit të 67 fshatarëve myzeqarë në vitin e largët 1943, e cila ka hapur prej ditësh një debat të ashpër ndërmjet dy forcave kryesore të politikës shqiptare, si dhe mbështetësve të tyre, vjen në faqet e gazetës “Panorama”, e dëshmuar nga një prej të paktëve dëshmitarë okularë.


Ai quhet Xhavit Matjani dhe këto dëshmi na i ka dhënë pak vite më parë, para ndarjes nga jeta. Xhaviti ishte djali i vetëm i Hamit Matjanit, eksponentit të njohur të rezistencës antikomuniste në Shqipëri, i cili u ekzekutua me varje në litar, në vitin 1944, në mes të Lushnjës, pasi kishte hyrë disa herë ilegalisht në Shqipëri.

SI NDODHI PËRPLASJA NDËRMJET PARTIZANËVE DHE BALLISTËVE?

Brigada e Parë Partizane e udhëhequr nga Mehmet Shehu, që nuk kishte veçse dy muaj e krijuar në Vidhkuq të Korçës, me partizanë të zgjedhur nga batalionet kryesore, që asokohe vepronin në Shqipërinë e Mesme dhe në atë Jugore (ku në inaugurimin e saj përveç Enver Hoxhës, do të merrnin pjesë anëtarët e misioneve aleate anglo-amerikane), kishte disa ditë që kishte përqendruar aktivitetin e saj luftarak në trekëndëshin e zonës Mallakastër-Lushnjë-Durrës. Në ato ditë, në qytetin e Lushnjës ishte mbajtur një mbledhje shumë e rëndësishme e forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar, ku morën pjesë disa nga komandantët kryesorë të saj të ardhur nga Tirana.

Kjo mbledhje u caktua që të mbahej në Lushnjë, për arsye se aty Balli Kombëtar kishte një nga bazat më të forta të influencës së tij. Aty vepronte çeta e Isa Manastiriliut (me origjinë kosovare), dhe përveç tij, aty kishte një autoritet absolut, edhe Hamit Matjani, që në atë periudhë vazhdonte të ishte me forcat qeveritare, si komandant xhandarmërie për disa rrethe të Shqipërisë së Mesme. Lidhur me përpjekjen e armatosur që u zhvillua ndërmjet forcave të Isa Manastiriliut, dhe atyre të Mehmet Shehut, ka dy versione se si ka ndodhur ajo. Në historiografinë komuniste është thënë se ishin forcat partizane të Mehmet Shehut ato që hartuan planin e sulmit, pasi kishin marrë më parë të dhënat e sakta mbi vendndodhjen e forcave balliste të Manastiriliut.

Ajo gjë ndihmoi që ata të kryenin goditjen, duke i mbyllur ata në një darë të rreptë rrethimi, gjë e cila i vuri ballistët përpara një dorëzimi të detyruar. Versioni tjetër i mbrojtur nga ana e mbështetësve të Ballit Kombëtar bën me dije se ishin forcat e Isa Manastiriliut, ato që zunë pritën në vendin ku do të kalonte Brigada e Parë e Shehut, pasi Manastiriliu kishte marrë urdhër për këtë nga Komanda e Ballit. Thuhet se Isa Manstiriliu u lajmërua nga Rreth-Komanda e Lushnjës, në pasditen e 23 tetorit 1943, mbi lëvizjet e një pjese të partizanëve të Mehmet Shehut, në drejtim të fshatrave Golem e Çermë, ku dhe organizoi pritën. Sipas të gjitha informatave që kishte Manastiriliu, forcat partizane kaluan në atë zonë ku ai ishte përqendruar dhe priste ardhjen e tyre. Thuhet se përpjekja e armatosur është zhvilluar për disa orë dhe aty forcat partizane të Shehut, duke qenë më të shumta në numër dhe shumë më të përgatitura nga ana ushtarake, kanë filluar me shpejtësi asgjësimin e të gjitha forcave të mbetura të Ballit në atë zonë.

Duke parë situatën në të cilën ndodheshin forcat e Ballit Kombëtar, komandanti i tyre Isa Manastiriliu, urdhëroi tërheqjen e tyre në drejtim të Lushnjës, për t’u mbyllur në qytet, ku forcat partizane nuk mund të futeshin dot. Urdhri i dhënë nga Manastiriliu për tërheqje ishte i pamundur për të shkuar te të gjitha forcat e tij për shkak të terrenit, por edhe nga shpejtësia e forcave partizane, të cilat ia arritën të dominonin situatën. Jo më shumë se një orë pasi kishte filluar përpjekja e armatosur, u ndërprenë luftimet dhe një pjesë e forcave të Manastiriliut, në pamundësi për t’u tërhequr më në brendësi të Lushnjës, u dorëzua pasi kishin mbetur të vrarë rreth 12 veta. Pas dorëzimit të forcave balliste, partizanët e Shehut bënë çarmatosjen e tyre dhe rezultoi se numri i të dorëzuarve ishte 173 veta. Shumica ishin të gjithë të rinj, të moshës nën 30 vjeç, të cilët ishin fshatarë nga zona e Divjakës, Çermës, dhe Golemit.

SHEHU: EKZEKUTIMI I BALLISTËVE, NË FSHATIN E HAMIT MATJANIT?

Thuhet se pasi u bë çarmatosja e robërve ballistë, ata u shoqëruan nga disa partizanë të Brigadës së Parë. Vetë Mehmet Shehu vendosi që brigada e tij së bashku me robërit ballistë të largohej nga Golemi në drejtim të fshatit Matjan, ku ishte edhe shtëpia e njërit prej komandantëve më kryesorë të Ballit në këtë zonë, Hamit Matjanit, i cili ishte gjithashtu edhe një kundërshtar i vendosur i forcave komuniste. Sipas disa dëshmive, Hamit Matjani atë ditë nuk ndodhej në Lushnjë pasi ishte në disa fshatra të Beratit. Dëshmia e mosndodhjes së tij në Lushnjë bëhet e ditur nga vetë i biri i tij, Xhavit Matjani, që në atë kohë ishte rreth 10 vjeç, një ndër ta paktët persona, i cili ka parë me sy ekzekutimin e robërve ballistë. Lidhur me këtë, në vitin 1998, Xhavit Matjani na ka dëshmuar:

“Lajmi mbi mbërritjen e partizanëve të Mehmet Shehut në fshatin tonë bëri që i gjithë fshati të largohej me shpejtësi të madhe. Në fshat mbetën vetëm disa pleq dhe ne, nja gjashtë fëmijë, ndër të cilët unë isha më i madhi prej tyre. Afër mesit të natës, Brigada e Parë mbërriti në fshatin tonë Matjan dhe robërit ajo i futi në një ndërtesë në shtëpinë e Nure Matjanit (kushëri i babait tonë, Hamitit), e cila shërbente si plevicë për të mbajtur bagëtinë, por që ishte me mure të trasha prej guri. Të nesërmen e asaj nate, më 24 tetor, porsa zbardhi dita, u bë seleksionimi i robërve dhe u mbajtën 67 vetë, të cilët u dërguan pranë varrezave të fshatit…”, kujtonte Xhavit Matjani atë ngjarje të largët, e cila këto ditë është bërë objekt debatesh të shumta në mes forcave kryesore politike dhe mbështetësve të tyre.

PARTIZANIA 19-VJEÇARE EKZEKUTOI 67 ROBËRIT E LUFTËS

Lidhur me këtë ngjarje kanë versionin e tyre edhe ish-partizanët e ushtrisë së Enver Hoxhës, ku njëri prej tyre, ish-efektiv i Brigadës së Parë të Mehmet Shehut, i cili në vitet e komunizmit ka mbajtur funksione të larta drejtuese, e dëshmon kështu ngjarjen: “Pasi ishte bërë seleksionimi i robërve ballistë dhe afro 100 prej tyre u lanë të lirë të shkojnë, 67 prej tyre i rreshtuan afër një kodrine në varrezat e fshatit, duke u thënë se nëse do të bashkoheshin me forcat partizane dhe do të luftonin përkrah tyre, do t’u falej jeta. Dhe në rast të kundërt do të pushkatoheshin.

Asnjë nga 67 robërit nuk pranoi të dilte nga rreshti dhe të nënshkruante deklaratën për kalimin në radhët e forcave partizane. Njërit prej tyre, të cilin partizanët shpresonin ta thyenin, pasi ky kishte influencë të madhe te të tjerët dhe e pyetën nëse donte të bëhej komunist, apo jo, pas shumë presioneve, ai u përgjigj: ‘më mirë bëhem derr, sesa komunist’.

Kaq do të mjaftonte që forcat partizane komuniste të Brigadës së Parë të Mehmet Shehut të merrnin urdhrin si duket nga komanda e tyre për ekzekutimin e menjëhershëm të tyre pa gjyq. Komanda e Brigadës së Parë vendosi që ekzekutimin e tyre do ta kryente me mitraloz një partizane 19-vjeçare, e quajtur E.B. Dhe kështu u bë. Të gjithë robërit ballistë binin dy e nga dy, nën breshërinë e plumbave të mitralieres partizane. Mbasi mbaroi ekzekutimi, disa partizanë shkuan në shtëpitë e pleqve të fshatit, duke u thënë se kufomat t’i linin aty për 3-4 ditë dhe të mos i lëviznin.

Pas largimit të Brigadës së Mehmet Shehut në drejtim të Dumresë, pleqtë dhe banorët e tjerë të fshatit Matjan shkuan me shpejtësi në drejtim të varrezave për të parë se ç’kishte ndodhur. Pas çlirimit të Shqipërisë, duke u bazuar në atë ngjarje, ish-partizanes E. B. iu akordua titulli i lartë, ‘Hero i Popullit’, e cila ishte dhe mbeti e vetmja femër që gëzonte këtë titull të lartë”./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Video/ Provokimi i Tunës në klipin e ri, intime në shtrat me një mashkull

Video/ Provokimi i Tunës në klipin e ri, intime në shtrat me një mashkull

Arrestohet pas 10 orësh 27 vjeçari që vrau sot punonjësin e karburantit në Sarandë

Arrestohet pas 10 orësh 27 vjeçari që vrau sot punonjësin e karburantit në Sarandë

Video/ Çiljeta flet për lidhjen me Alban Hoxhën, portierin e Partizanit: “E dua pafund!”

Video/ Çiljeta flet për lidhjen me Alban Hoxhën, portierin e Partizanit: “E dua pafund!”
















TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com