Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet Marina Fara, flet për fotot me të dashurin që fshiu nga instagrami 

2017/04/29 at 2:56 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet jeta luksoze e vajzës së Eli Farës. Kush ia siguron veshjet firmato dhe udhëtimet e shtrenjta?!

Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara është gjithmonë në qendër të vëmendjes, edhe pse me profesion është juriste. Me famën që ka arritur për stilin e jetës dhe imazhin perfekt, Marina Fara tani është një nga personazhet më të klikuar për çdo foto që poston në Instagram. Ndaj, mediave nuk mund t’u shpëtonte mungesa tashmë e fotove me një djalë që u fol se ishte i fejuari. Për këtë lidhje romantike Marina nuk foli asnjëherë në media, dhe e gjithë historia u ndërtua në vetë të tretë. Po cila është jeta e saj sot, Marina e rrëfen në këtë intervistë për gazetën “Panorama”…


Dukesh gjithmonë e në formë në çdo stinë, cili është sekreti i ruajtjes së linjave në mënyrë perfekte?

Asgjë më tepër sesa përkujdesja e vazhdueshme me aktivitet fizik dhe trajtime estetike. Ndërkohë je e para që ke filluar sezonin e plazhit për këtë vit, ti je e dashuruar pas stinës së verës apo dimrit, duke pasur parasysh që të kemi parë edhe në pishina? Të dyja stinët kanë veçantitë e bukuritë e veta. Mundohem t’i shfrytëzoj në maksimum, si ditët e plazhit, ashtu dhe ato pranë oxhakut.

Je diplomuar për Drejtësi, çfarë të tërheq më shumë në profesionin që bën?

Historia e ka sjellë jurisprudencën deri në kohët e sotme dhe sistemet e ndryshme globale. Është një profesion shumë i bukur, pasi shoqëria civile lëviz dhe funksionon në bazë të këtyre rregullave, të cilat herë funksionojnë e herë jo, kështu dhe vazhdojmë të rritemi e përmirësohemi si civilizim.

Të qenët i drejtë është tipari kryesor i karakterit që i jep rëndësi dhe e vlerëson te njerëzit, dhe sidomos te meshkujt?

Të qenët i drejtë është një virtyt shumë i madh te një individ, dhe po aq i vështirë për t’u përvetësuar. Kjo sepse është e vështirë të mos gjykosh njerëzit apo fenomene të ndryshme. Kështu që unë vlerësoj një njeri, i cili mundohet të jetë më e mira e vetes çdo ditë, pavarësisht ambientit që e rrethon, si në shoqëri, ashtu edhe në një lidhje romantike.

Sa pranë mami Eli Farës je, edhe pse ndiqni drejtime të kundërta profesionale?

Është personi që më ka sjellë në jetë, kështu që nuk mendoj që mund të jetë dikush më i afërt se aq.

Në cilat vende preferon ta shoqërosh jashtë vendit?

Mundohem ta shoqëroj sa herë kam kohë të lirë.

Fakti që je vajza e nënës këngëtare të bën të kesh shumë miq artistë, dhe si është jeta mes tyre?

Është e bukur, pasi janë njerëz me shumë pasion brenda tyre, që e duan atë çfarë bëjnë më shumë se çdo individ tjetër në profesione të tjera. Është bukur të kesh një shoqëri me shpirt aq të madh si mamaja ime. Nga ana tjetër, stili yt i jetës ka tërhequr shumë vë­ mendjen e mediave.

Do ta kategorizoje veten vajzë luksi apo thjesht me stil?

Do të mundohesha në fakt mos ta kategorizoja veten, dhe aq më pak të vendos etiketa. Jeta është një dhe njerëzit ndryshojnë, rriten. Nuk gjykoj dhe kategorizoj askënd. Më pëlqen që çdokush të ndihet i lirë dhe mbi të gjitha, i lumtur, sido të zgjedhë ta jetojë jetën.

E ndjen xhelozinë e vajzave përreth, dhe e ke të thjeshtë apo të vështirë të mbash shoqe afër?

Absolutisht jo. Kam shoqe tepër të mira e me zemër të madhe. Për sa u përket vajzave që nuk i njoh, nuk mendoj se është xhelozi, sepse është një ndjenjë shumë e fortë ta kesh për dikë që nuk e njeh. Por mund të jetë thjesht paragjykim, të cilin sërish nuk e gjykoj, sepse është opinioni i tyre dhe mënyra si ato e shohin botën.

Çfarë të lumturon më shumë në jetën që bën, ke ndonjë hobi të fshehtë?

Çdo gjë mundohem ta shoh me pozitivitet, kështu që mund ta gjej lumturinë në gjëra shumë të vogla dhe të thjeshta. Një hobi specifik nuk kam. Së fundi të pamë në foto me një djalë që u fol se ishte i fejuari.

Çfarë ndodhi që fshive fotot dhe si do e përkufizoje këtë histori?

Mendoj se ka gjëra më të rëndësishme për t’u folur sesa fotot e mia në Instagram me personat në jetën time.

Etiketa: eli faraintervistaMarina Fararrefimi


Ju sugjerojmë

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
Kronikë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

17 Dhjetor, 2025 10:44 am
Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë
Rajoni

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

17 Dhjetor, 2025 10:16 am
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
Aktualitet

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

17 Dhjetor, 2025 10:15 am
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
Kryesore

Buxheti/ Këshillitarët e PS kërkesë SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje

17 Dhjetor, 2025 10:10 am
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?
Bota

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

17 Dhjetor, 2025 8:35 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 dhjetor 2025

17 Dhjetor, 2025 8:33 am
Para
Manjani: A do të ketë zgjedhje? Kemi ngel në vjeshtë …

LSI e fut në listat e kandidatëve, Ylli Manjani e refuzon 

Ekskluzive/ Ja kandidaturat e LSI për postin e Presidentit të Republikës

Emrat për Tiranën/ Zyrtarizohet lista e LSI, gati për regjistrim në KQZ

Berati dhe Skrapari të  mbytur në drogë, sekusestrohen 1.5 tonë kanabis 

Berati dhe Skrapari të  mbytur në drogë, sekusestrohen 1.5 tonë kanabis 
















TE FUNDIT

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
17 Dhjetor, 2025

Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit...

Lexo më shumë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
17 Dhjetor, 2025

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz. Në pranga ranë dy anëtarët e bandës, më konkretisht shtetasit Bledar...

Lexo më shumë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
17 Dhjetor, 2025

Është kapur në Serbi 24-vjeçari, Klejvis Metalla, pasi në janar të këtij viti dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. Ai...

Lexo më shumë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
17 Dhjetor, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi. Gjykata nuk pranoi rekursin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com