Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet Ledri Vulaj: I dashuri i Luana Vjollcës, më rrahu me shufër hekuri nga xhelozia 

2017/02/26 at 8:39 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ledri Vula ndjek pornostaren në instagram, si do reagojë e dashura e tij?!

Mediat e Kosovës rikthejnë vëmendjen te sherri më i bujshëm i vitit 2012 në Prishtinë, kur menaxheri i VIP-­ave, Krenar Çoçaj, bashkë me një djalë tjetër të quajtur Gazmend Mirena, u paraqitën në Gjykatë për t’u përballur me akuzën e rrahjes së reperit, Ledri Vula.


Në padinë e hartuar nga prokurorja Besa Limani, natën e 7 qershorit të vitit 2012, Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj (ish­i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri, dhe i dashuri aktual i Luana Vjollcës), sulmuan dhe rrahën Ledri Vulën. Pas katër vitesh nga ngjarja, ende nuk është mbyllur çështja gjyqësore që pritet të dënojë fajtorin. Reperi kosovar Vula dhe biznesmeni që menaxhon disa nga këngëtarët e rinj të Kosovës, Çoçaj, u përballën në sallën e gjyqit para pak ditësh, ku Vulaj rrëfeu dhe një herë natën e horronit.

RRËFIMI I LEDRI VULËS: SI MË RRAHËN KRENAR ÇOÇAJ DHE MIKU I TIJ NË PRANI TË GETOAR SELIMIT

Krenar Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se kanë sulmuar Ledri Vulën duke e nxjerrë nga makina, në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Nga ky sulm, Ledri Vula kishte marrë lëndime trupore. Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me dorezën e revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. Të akuzuarit, Mirena dhe Çoçaj, kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës pa leje, mjet ky i cili shërbeu për rrahjen e reperit.

Në seancën e fundit gjyqësore mes palëve, dy të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj nuk e pranuan fajësinë për asnjërën nga veprat penale. Ndërkaq, përfaqësuesi i Vulës, Tomë Gashi, është i bindur se ka provat e duhura në mënyrë që gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor të vërtetohet fajësia e të akuzuarve, pasi sipas tij, në bazë të deklaratës së Vulës, të akuzuarit janë identifikuar si sulmuesit e tij. I dëmtuari Ledri Vula doli para trupit gjykues duke rrëfyer edhe një herë ngjarjen e natës së 7 qershorit të vitit 2012.

Ai tregoi se në natën kritike kishte shkuar me Getoar Selimin në studion e “BabaSstars” për të dëgjuar incizimin e një kënge të këngëtares Ronela Hajati. Në studio ishin takuar me Fidan Demollin, e më pas që të tre së bashku ishin larguar nga studio dhe kishin shkuar në drejtim të makinës, e cila ishte e parkuar te kompleksi “Qafa” në Prishtinë. Sipas Ledri Vulës, në momentin që kanë hyrë në makinë, Getoar Selimi i kishte bllokuar dyert në mënyrë elektronike, ndërsa kur Gazmend Mirena i kishte bërtitur “Dil jashtë, dil jashtë”, ai “nga hutimi i kishte zhbllokuar dyert”.

“Arsyeja pse kam vendosur të dal nga makina, të them të drejtën, është sepse Gazmendin e njihja, dhe nuk ma kishte marrë mendja, që do të më godiste me të parën”, tha Vula. “Kur më ka goditur Gazmendi, e di që më janë errur sytë dhe instiktivisht i kam vendosur duart në kokë”, tha Vula. Ai tregoi më tej se Çoçaj dhe shoku i tij nuk i kishin ndalur goditjet. “Në një moment janë ndalur dhe unë jam ngritur në këmbë dhe kam tentuar të largohem, por më kanë goditur edhe një herë nga pas. Pasi kam filluar të vrapoj, ata më kanë ndjekur. Por kujtoj që më ra telefoni nga xhepi, dhe jam kthyer të marr telefonin, ndërsa gjaku më rridhte vazhdimisht. Pastaj e kam parë Getoarin duke tentuar që t’i ndalonte, pasi ata tentonin që të më sulmonin nga pas”, shtoi Vula.

 

luana-vjollca-krenar-cocaj

LEDRI: KRENAR ÇOÇAJ MË RRAHU PËR DAFINA ZEQIRIN, U BË XHELOZ QË ISHTE BËRË E DASHURA IME

Në pyetjen që ju bë në Gjykatë, se a ishte në dijeni se çfarë motivi kishte pasur Çoçaj që të ushtronte dhunë ndaj tij, Vula përmendi këngëtaren Dafina Zeqiri, si motiv xhelozie. “Motivi i sulmit ishte Dafina, sepse pas Krenarit unë kam qenë në lidhje me të”, tha Vula. Në këtë seancë gjyqësore si dëshmitarë okularë, ishin edhe Getoar Selimi dhe Fidan Demolli. Këta të fundit nuk u paraqitën në gjykatë për dhënien e dëshmisë, pasi sipas informatave që trupi gjykues kishte marrë nga stacioni policor, Getoar Selimi rezulton që jeton në Shqipëri, ndërsa dëshmitari tjetër, Fidan Demolli, gjendet jashtë vendit në Gjermani. Mospraqitja e tij në gjykatë për të dëshmuar është cilësuar nga mediat thjesht një pretekst, pasi në fakt i shmanget dëshmisë, që mund të jetë kundër mikut të tij më të ngushtë, Krenar Çoçajt, dhe me të cilin, sipas mediave të Kosovës, mund të bëhen baxhanakë shumë shpejt. /PANORAMA

Etiketa: gjyqi dashurikrenar cocajledroi vulaluana vjollcarrahje


Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Reagon Gruevski: BDI nuk largohet nga qeveria, ndryshon ministrat

Gruevski kundër ligjit për gjuhën shqipe, bën thirrje për mobilizim 

Video/ Dhuna në stadiumin e Kukësit, policit i thyhet shkopi i gomës duke goditur mbi tifozin 

Video/ Dhuna në stadiumin e Kukësit, policit i thyhet shkopi i gomës duke goditur mbi tifozin 

Rrëfimi i politikanes që u mbajt peng nga rrebelët: A është Shqipëria Kolumbi?

Rrëfimi i politikanes që u mbajt peng nga rrebelët: A është Shqipëria Kolumbi?
















TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com