Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet ish- gruaja e Genc Prelvukajt: Pashë një ëndërr sikur u mbulova, të nesërmen vendosa shaminë

2016/11/06 at 12:03 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Rrëfehet ish- gruaja e Genc Prelvukajt: Pashë një ëndërr sikur u mbulova, të nesërmen vendosa shaminë

Modelja e njohur nga Gjilani, Arta Arifi e cila në vitin 2002 ishte përzgjedhur Miss Gjilani, pati arritur të marrë edhe një çmim tjetër, por jo në vendin e saj. Ajo u përzgjodh shoqëruesja e dytë në ‘Miss Mister Albania’, kur ishte 17-vjeçe.


Por, ajo që shumë pak e dinë, e për të cilën Arifi është e rezervuar të flasë publikisht është se: Arta Arifi i është përkushtuar tërësisht Islamit, dhe tash e disa vite më aspak nuk është marrë me modeling.

Kështu, edhe pse ajo nuk dëshiron të flasë për medie, portali Almakos ka arritur të realizoj me Arifini një intervistë ekskluzive, ku ish modelja nga Gjilani Arta Arifi, rrëfen ndryshimin e saj që ka bërë, një ndryshim ky i cili nuk është tejet i zakonshëm, andaj ju ftojmë që më poshtë të lexoni intervistën e saj të plotë të realizuar nga Almakos.

Almakos: Arta, fillimisht ju falënderojmë që pranuat të intervistoi nga Almakos, duke e ditur se keni patur oferta të shumta për intervista, por që nuk i keni pranuar?

Arta Arifi: Është e vërtetë që nuk kam pranuar të intervistohem, pasi që ka edhe prej atyre njerëzve që mezi presin që t’i deformojnë gjërat e sidomos kur bëhet fjalë për fenë Islame, kështu më mbetet mua të ju falënderoj për kohën që keni ndarë të më intervistoni mua.

Almakos: Tashmë jeni mbuluar, ashtu siç praktikojnë myslimanet, por një kohë keni qenë edhe një modele shumë e njohur, mund të na thoni si nisi karriera juaj, dhe si ndodhu ky ndryshim?

Arta Arifi: Si e re jam marrë me modelizëm, kam qenë 15 vjeçare, kur veç u zgjodha miss “Gjilani”, më pastaj në po të njëjtin vit mora çmimin e “miss sharmi i Kosovës”, si dhe “Mis Publiku”, njëkohësisht u shpalla “Mis shoqëruesja e parë e Shqipërisë”. Ndërkohë, kam punuar 12 vite me radhë si modele me italian, Zvicran, shqiptarë etj.

Almakos: Si ishte jeta juaj si modele e njohur?

Arta Arifi: Realisht unë sa isha modele kisha “gjithçka”, por jo edhe lumturinë! Ndjeja një zbrazëtirë brenda vetes gjithmonë… mirëpo, nuk e kisha idenë se çka më mungonte.

Almakos: Përderisa merreshi me modelizëm, çka dinit ju për Islamin dhe myslimanët, atëherë i praktikoje obligimet fetare si një myslimane?

Arta Arifi: Unë atëherë s’kisha ide për Islam, e as që më ka interesuar kjo gjë, bile krejt çka dija për ta ishte se ata janë terrorista, ngase në të shumtën e rasteve ashtu përshkruhen nga mediet e ndryshme, por që një gjë e tillë nuk kishte qenë aspak e vërtetë!

Almakos: Na tregoni si ndodhi ai ndryshim i madh në jetën tënde, pra t’i përkushtoheni tërësisht Islamit, duke i mbuluar dhe praktikuar obligimet fetare si myslimane?

Arta Arifi: Marrëdhënia ime me fenë Islame, pra praktimi i fesë, erdhi vonë. Një ditë, kisha dale me shoqet, më pastaj s’kisha më dëshirë te rrija jashtë, po atë natë erdha në shtëpi më zuri gjumi në dhomën e vëllait Skyfterit, aty pash një ëndërr sikur e tëra isha mbulur me të bardha, lexoja librin e shenjtë Kuranin në gjuhën arabe, dhe në dhomë një njeri me mjekër të madhe, dhe me këmishë të bardhë e ruante derën sikur shumë i shqetësuar që të mos hynte askush, përnjëherë më doli gjumi dhe pashë qe kishte qenë ëndërr. Kur u zgjova e dëgjova ezanin e kohës së namazit të sabahut, dhe thash me vete: jo kjo ska te bëj me mua asgjë! U zgjova isha shumë kureshtare të dija rreth ëndrrës, bisedova me shumë njerëz. Dhe fillova të interesohesha për Islamin, bleva rroba për namaz (Bile shitësit në dyqan u habitën kur më panë se jam duke blerë mbulesë), mësova të mar abdes lexoja shumë dhe qaja shumë, kështu fillova me 5 kohë namaz, duke e mbajtë letrën në dorë sepse duatë nuk i dija përmendsh. I lash të gjitha gjërat e devijuara mënjanë! U përkushtova vetëm në rrugën e Allahut, pastaj e lash edhe punën dhe përnjëherë thash: Fjala e Allahut për mua është ligj, unë po mbulohem dhe pikë!

Almakos: Si e pranuan të afërmit tuaj këtë vendim?

Arta Arifi: Në fillim nëna ishte kundër sepse unë po humbisja gjithçka punën, modelimin, famën etj, por më pastaj ajo pa vendosshmërin time, dhe tani jemi ok.

Almakos: Jeni bija i një atdhetari të famshëm, i cili ka qenë i dënuar politikisht 13 vite si dhe pjesëtar i UÇK-së, të ndjerit Milazim Arifi ?

Arta Arifi: Babi më ka vdekur qe 2 vite, nuk besoj se ai do te ishte kundër vullnetit tim.

Almakos: Por, si e pranoi shoqëria ndryshimin tënd?

Arta Arifi: Shoqëria që kisha dikur ata u larguan sepse më nuk ju pëlqeja, edhe Elhamdulilah e kuptova se kë kisha shoqe e kë jo, tani nuk kam vetëm shoqe tani kam motra dhe shoqe, e sheh? Tani ndjehem shumë më mirë.

Almakos: A të fyenin njerëzit, pasi që u mbulove?

Arta Arifi: Po si jo, bile ka pas raste kur kanë ik nga un, ikni se i ka msheft armët ndër hixhab haha (qeshet), Allahu na ruajt, bile jo veq të huajt besa ka pas edhe nga familja ime, sepse për familjen tonë ka qen risi, asnjë të mbuluar se kam pas në familje as një hiq!

Almakos: Si ndjehesh tani pas gjithë këtij ndryshimi ?

Arta Arifi: Totalisht ndryshe, sikur jam dikush tjetër dikush më i mirë më i hareshëm më i vullnetshëm, me një fjalë sikur ta dinin të tjerët njejt do vepronin sikur unë , jeta ime tani ka ngjyra dhe s’është bardhë e zi elhamdulilah.

Almakos: Ju me siguri i dëgjoni ligjeratatat nga hoxhallarët tanë?

Arta Arifi: Po dëgjoj shumë, Elhamdulilah tash ka plot ligjërata e dëgjoj Hoxhë Bekir Halimin, dhe Hoxhë Muhamed Dermakun, Hoxhë Ekrem Avdiun, Hoxhë Enis Rama, Hoxhë Irfan Salihun si dhe plot ligjërata që naj mundësojnë Peace Tv dhe Audionur.

Almakos: Vëllau i juaj Skyfter Arifi është ra dëshmorë në Sllupçan në vitin 2001, na tregoni diç më tepër për vëllaun?

Arta Arifi: Vëllau im Skyfter Arifi ka qenë shume besimtar I devotshëm, I vetmi në tërë familjen tonë, ai bënte namaz, agjëronte dhe ishte shembull për të mirë. Por unë atëherë kam qen 12 vjeçe, Skyfteri dhe Flamuri (Vëllau im tjetër) kanë qen bashkë në luftë të Kosovës, pastaj Skyfteri ka vazhdu në luftën e Preshevës me djalin e axhës Kastriotin, Pastaj nga aty vazhdoj në Sllupçan të Kumanovës ku dhe ra shehid inshaAllah, por pushka e tij nuk pushoi sepse I Ati I Skyfterit. Milazim Arifi e zevendesoi me plot krenari..jam e sigurtë sikur të ishte ai gjallë do të ishte shume krenar me mua!

Almakos: Kjo intervistë realizphet me 11 Qershor 2014, pikërisht në këtë ditë portalet ishin të mbushura për zhveshjen e filan këngëtareve tona?

Arta Arifi: Unë fillimisht as nuk dua me i pa ato, sepse fetarisht e kam haram me i pa femrat e zhveshura, po llogarite ato sa haram e kanë mënyrën se si shfaqen? Prandaj, s’kisha dashtë as me i pa dhe besa ju iki gjithmonë gjërave të tilla, sepse me këta sy unë pretendoj me e pa Allahun Krijuesin tim.

Almakos: Dhe për në fund mesazhi i juaj për lexuesit tanë?

Arta Arifi: Sot kur shoh vajzat e zhveshura në rrugë duke ecur, ose në tv ose ku do qoftë them me vete: Oh Zot a edhe unë paskam qenë kështu?? S’mundem ta besoj! Unë jam e dashuruar shpirtërisht me mbulesën time, nuk jetoj dot pa te, dhe një ditë tek bisedoja me Nënën i thash: dua t’më varrosin natën kur të vdes, tha pse natën? Thash sepse Aisha (radiallahu anha) e ka dashtë të njetën për arsye që nëse e bartin burrat trupin e saj të vdekur mos të kenë mundësi ta shohin atë fare!

Unë kam një familje të mrekullueshme që i dua më shumë se veten time, tek ata kam gjet përkrahje të pa fund, Të gjitha vajzave qe sot duan ti ecin hapave të mi (modelojnë) ju them Mosni ju lutem, ju vleni më shumë se sa të ju shohin të gjithë, trupi yt nderi yt nuk janë për çdo kënd. Prandaj, mos e ndiqni rrugën e djallit sepse ai është armiku ynë i hapur.

Dhe krejt për fund, sikur të ishte zhveshja civilizim, kafshët e mia para 30 viteve paskan qenë të civilizuara (këtë e thoshte xhaxhai im që është arsimtar) edhe logjikisht ashtu është, pasi që kafshët gjithnjë janë të zhveshura. /Almakos

 



Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Përmirësoni kujtesën tuaj duke ngrënë këto ushqime

Përmirësoni kujtesën tuaj duke ngrënë këto ushqime

Votimi për kreun e LSI, Ilir Meta: Dua të di sa e kam anëtarësinë e partisë

Votimi për kreun e LSI, Ilir Meta: Dua të di sa e kam anëtarësinë e partisë

Gjyshja në Google, kërkimi i saj do t’ju mahnit !

Gjyshja në Google, kërkimi i saj do t’ju mahnit !
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com