Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet e motra: Ja takimi i fundit para arratisjes me Bilal Xhaferrin

2016/03/31 at 3:36 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfehet e motra: Ja takimi i fundit para arratisjes me Bilal Xhaferrin

Antike Murtaj, 74­ vjeçaren nga Ninati, në Sarandë e njohin pothuajse të gjithë. Ajo është gruaja që me vullnetin e saj të paepur ia ka kaluar edhe një burri, për aq sa i vuri qëllim vetes për të realizuar ëndrrën e saj, dikur në sirtar e sot të përfunduar: të hapte në kujtim të vëllait të vet, shkrimtarit Bilal Xhaferri, që iu kundërvu sistemit me penë e dije, Shtëpinë Muze “Bilal Xhaferi”, atje në fshatin Ninat, në vendlindjen e saj dhe të shkrimtarit.


Por nuk kish qenë e lehtë realizimi i një ëndrre të tillë. Pas viteve ’90, Antiken, si edhe për shumë të tjerë të cilët e kishin kaluar jetën nëpër kalvarin e vuajtjeve dhe shpërfilljes për shkak të persekutimit komunist, nisi ta ngacmojë dëshira e vrarë për të realizuar atë që kish premtuar në heshtje. Fillimisht të sillte eshtrat e vëllait nga Çikagoja e Amerikës, ku shkrimtari kish shkuar i arratisur, që të preheshin në atdhe.

E më pas ta kthente shtëpinë e dikurshme në një muze, për nder të të vëllait. Për t’u ngritur “Shtëpia Muze” e Bilal Xhaferrit në fshatin Ninat, Antike Murtaj ka marrë miratimin nga komuna Markat, ku me vendimin nr.7, datë 24 korrik 2014, është miratuar leja zhvillimore e ndërtimit për rikonstruksionin e objekt­-banimit dhe kthimin në “Shtëpi Muze” të shkrimtarit disident, Bilal Xhaferi në fshatin Ninat.

Por prona e dikurshme ende nuk i është kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe ky është edhe apeli që i bën motra e shkrimtarit disident Bilal Xhaferri, Antike Murtaj, Komisionit të Kthimit të Pronave: t’i kthejë shtëpinë që familjes Xhaferri ia sekuestruan në vitin 1945, atje në fshatin Ninat.

Ç’kujtime keni në këtë shtëpi?

Kam lindur e fundit në shtëpinë që sot është muze. Nuk jam rritur këtu te kjo shtëpi. Kam qarë dhe nuk qesha kurrë këtu. Lotët e mi nisën që në ’43­shin, kur vdiq nana ime, që u shkëputa nga gjoksi i saj, nuk e njoha dhe nuk e mbajta mend kurrë. Në ‘45-­n, jeta e babait tim u pre në mes. Në ’53-­shin na vdiq gjyshi. Vëllai im, Bilali, ishte në Shqipëri, por ne nuk e kishim takuar ndonjëherë që nga 1954. Një ditë, në gusht të 1969 vjen në shtëpinë time atje në Markat. Duke ndenjur, më thotë: oj, motër do vemi njëherë andej nga shtëpia, te kjo shtëpi këtu në fshat. “Vemi”, i thashë.

Unë atëherë isha e martuar dhe kisha katër vajza. Në mëngjes në orën 08:00 erdhëm të dy bashkë te shtëpia. Ajo ishte kthyer në një kështjellë vetëm me ferra mbuluar, me fiq të egër, një shtëpi e braktisur.

Vetëm themelet e saj 250-­300­vjeçare ishin në këmbë, që vlenin më shumë nga çdo gjë tjetër. “Nga do të hyjmë, i thashë, se mos na ha ndonjë gjarpër”. “Do të gjejmë ndonjë vend”, ma ktheu.

“Pastaj nuk na ha gjarpri këtu se ata janë banorë të shtëpisë sonë, ata i ruajnë themelet”, ma ktheu Bilali.

“Nuk ka rëndësi ndërtesa, rëndësi kanë themelet, se ndërtesa bëhet prapë kur janë themelet. Prandaj mos u tremb”, më tha ai.

Çamë nëpër ferra dhe hymë brenda. Me pahir gjetëm vatrën, atje ku kishim lindur. “Shih, më tha, hiri i vatrës akoma nuk është prishur, nuk është bërë dhe”. Dhe filluam të qeshnim me njëri­-tjetrin, jo e gjete ti vatrën, e jo e gjeta unë. “Unë e gjeta i pari, ma ktheu vëllai dhe m’u hodh në qafë e më përqafoi me shumë mall”.

Ky ishte takimi i fundit me Bilalin?

Ishte mëngjesi i 23 gushtit të 1969, ora 08:30. E morëm atë hirin me dorë dhe nisëm të luanim me të. “Kjo është vatra, që nana jonë, nisi të më thotë, na ka ngrohur dikur. Unë e njoha pak, ti nuk e njohe, po pak rëndësi ka”. Fshimë duart dhe fytyrën me hi.

“Fshije, më tha, fytyrën se nuk të ngjit gjë”. Dhe pas kësaj ikëm dhe shkuam në Markat, te shtëpia ime, atje ku kisha vajzat. Duke ndenjur m’u drejtua dhe më tha: “Do të më japësh një letër vizatimi të madhe?”. I dhashë një fletë vizatimi.

“Ç’farë do të shkruash”, e pyeta. “Do t’i shkruaj njërit”, ma ktheu. “Po kjo është letër e trashë, ia ktheva, nuk paloset për ta futur zarf”.

“Të trashë e ka kokën edhe ky që do ta marrë, o motër”, ma ktheu. Nuk më tha pse dhe se çfarë shkroi. Edhe sot nuk e di. E mblodhi në mënyrë të çrregullt, e futi në xhep të pantallonave dhe u çua në këmbë.

“Tani vëllai do të iki”, më tha. Iu ngjitën vajzat nga pas duke i thënë “Ku do të ikësh, ti tani sa erdhe?”. “Unë do të vi shumë shpejt, u tha atyre. Po sot njëherë do të iki”. Mori një rrjetë që kishte me vete, ku kishte ca libra, një bluzë të palosur në dorë dhe u ndamë. Unë e shtrëngova dhe e putha aq shumë sa nuk e mund ta imagjinosh dot.

Nuk ju tha se do të arratisej?

Kaq ishte ndarja jonë. Lotët e mia në sup të atij dhe lotët e atij në supet e mia. As më tha dhe as i thashë një fjalë. Ky ishte momenti i fundit që u ndamë. Nuk e dija që ai atë natë do të ikte. Të nesërmen dëgjova që thoshin: “Është arratisur Bilal Xhaferri bashkë me burrin e motrës sime dhe një tjetër”. Me vete thashë “Po ky çfarë bëri kështu, që nuk na tha fare asgjë”. Ai tha vetëm, që do të vi shpejt, do të kthehem prapë. Dhe iku dhe nuk u kthye më i gjallë, veçse eshtrat e tij.

Tashmë ajo shtëpi e mbetur vetëm në themele është kthyer në muze, si ia arritët?

Në Shtëpinë Muze të Bilal Xhaferrit, kontributi është vetëm i imi. Kisha gjithmonë një si brengë se çfarë do të bëja për vëllain. Lotët e mia i mblodhi Zoti për 72 vjet dhe pastaj në 2014 i zbriti këtu poshtë mbi ato ferrat që kishin pushtuar shtëpinë tonë. Mora lekë nga babai si e përndjekur, dy këste, më ndihmuan edhe fëmijët dhe arrita të bëj Shtëpinë Muze për vëllain.

Unë kam ndërtuar vetëm 10 % të shtëpisë që kemi pasur ne. Kam zënë odën e madhe dhe paradhomën e vogël, se nuk kisha mundësi financiare të hapja themelet e gjithë shtëpisë. Gjithçka është ndërtuar mbi themelet e shtëpisë tonë të vjetër. Në fillim bëra ambientet, pastaj shkova e pashë bustin.

Thashë me vete, këta që e porositën bustin, nuk kanë në mendje se kur do ta vënë. Atëherë iu drejtova Idriz Balanit, skulptorit: “Do të ma japësh mua këtë bust?”. “Merre”, më tha. “Ata që e kanë porositur kanë 5 vjet, po nuk janë kujtuar. Jetim duhet të rrijë ky edhe në bust”, iu drejtova Idrizit. Derdhe në bronz dhe do ta marr unë”.

Një natë para përurimit të muzeut kam fjetur, ja këtu në tokë, unë dhe vëllai në bust. I kam vënë detyrë vetes që të mos qaj më, që ditën që busti i vëllait tim ndodhet tashmë në shtëpinë tonë. Se vetëm lot kam derdhur tërë jetën.

Derdha e derdha e derdha dhe Zoti nuk m’i hodhi poshtë. Tani kam merak, se edhe mosha ikën dhe nuk do të mund dot të ligjëroj me hipotekë themelet e banesës ku është ngritur muzeu, edhe pse ato themele janë të shtëpisë sonë, që na është sekuestruar në 1945. Por pengesë në këtë rast nuk është hipoteka, por zvarritja nga Komisioni i Kthimit të Pronave./ Panorama.al

 



Ju sugjerojmë

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët
Aktualitet

“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët

24 Maj, 2025 1:03 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

24 Maj, 2025 12:56 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

24 Maj, 2025 12:34 pm
Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz
Aktualitet

Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz

24 Maj, 2025 12:17 pm
Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev
Bota

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

24 Maj, 2025 11:56 am
Para
Zhdukja e këngëtarit/ E ëma: Një vajzë më mori në telefon dhe më tha….

Zhdukja e këngëtarit/ E ëma: Një vajzë më mori në telefon dhe më tha....

Video/ J.Lo tallet me DiCaprion, ai e beson dhe…

Video/ J.Lo tallet me DiCaprion, ai e beson dhe...

VIDEO/ Tronditet futbolli, aksidenti tragjik i merr jetën 5 futbollistëve

VIDEO/ Tronditet futbolli, aksidenti tragjik i merr jetën 5 futbollistëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
24 Maj, 2025

“Prej kësaj të diele, nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga më të mëdha në dekadat e fundit në...

Lexo më shumë

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
24 Maj, 2025

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë. Ministria...

Lexo më shumë

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
24 Maj, 2025

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij,...

Lexo më shumë

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
24 Maj, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha vijoi akuzat nga selia blu duke deklaruar se zgjedhjet e 11 majit u cenuan nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com