Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet babai i Lorik Canës: Monika e vetmja vajzë që djali na ka sjellë në shtëpi

2016/01/14 at 3:31 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfehet babai i Lorik Canës: Monika e vetmja vajzë që djali na ka sjellë në shtëpi

Në një intervistë për portalin “kolona.al”, babai i Lorik Canës rrëfen detaje interesante nga karriera e të birit, si dhe momentin e rëndësishëm në jetën e tij, kur u martua me Monikën.


Si prind, por edhe menaxher i Lorikut, ju jeni në të shumtën e kohës pranë tij. Na flisni fillimisht rreth ardhjes në jetë të Boikenit…

Në fakt, ne gjithmonë kemi pasur një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin. Si çdo prind tjetër, që mundohet me të gjitha forcat dhe në çdo aspekt të mbrojë, të edukojë, të rrisë fëmijët e tij, edhe unë gjithashtu jam munduar që të kem një familje të shëndoshë. Dhe, në këtë mënyrë, edhe më përpara, por edhe pas ardhjes në jetë të djalit të Lorikut, Boikenit, kemi qenë shumë të lidhur. Por, gëzimi i fundit familjar është i pamasë. Mund të them i jashtëzakonshëm. Edhe pse gjithnjë kemi qenë të lidhur me Lorikun, mund të them se Boikeni na ka lidhur edhe më shumë, duke na e freskuar ritmin e jetës. Unë si gjysh jam shumë krenar që nipi im i parë është djalë.

Loriku do një familje të madhe, çfarë ju ka treguar?

Loriku ka idenë të bëjë shumë fëmijë. Uroj do jetë vazhdimisht kështu, me fëmijë, me shëndet dhe fat. Boikeni me të vërtetë është një dhuratë e Zotit, një engjëll përmes të cilit e pashë më mirë se çfarë ishte Loriku me ndjenjat e tij, me emocionet e tij. Loriku gjithmonë i ka dashur fëmijët e të tjerëve. Mos të flasim tani për fëmijën e vet. Mezi pret të përfundojë stërvitjet, apo ndeshjet e të kthehet në shtëpi ta përqafojë të birin.

Si jua dha lajmin për lindjen e djalit?

Kjo pyetje më rikthen në kujtesë një moment të veçantë që më prek emocionalisht. Ishte mëngjes e në fakt unë isha në gjumë. Ishte bashkëshortja ime ajo që më dha lajmin. Kur erdhi dhe më zgjoi nga gjumi, ishte shumë e gëzuar. “Agim, ka lindur Monika”. Këto ishin fjalët, të cilat më shtojnë gëzimin sa herë i kujtoj. Me të vërtetë ishte gëzim i madh. E di që e kemi shprehur me lot. Menjëherë kemi provuar që të kontaktojmë Lorikun, por ai ishte në stërvitje dhe ishte e pamundur të flisnim. Sigurisht, urimet u bënë pak më vonë, atë ditë. Më të bukur na e kanë bërë telefonatat dhe mesazhet e miqve.

Në cilën pjesë të personalitetit të tij ka ndryshuar Loriku pas lindjes së djalit?

Faktikisht, nuk ka ndryshuar edhe shumë, por në njëfarë mënyre është ‘izoluar’. Ata persona që e kanë ndjekur Lorikun gjatë gjithë karrierës së tij, e dinë se Loriku që nga mosha 19­ vjeçare ka debutuar te PSG dhe ka qenë vazhdimisht në lëvizje. Tashmë janë bërë rreth 14 vjet që luan si profesionist dhe në fakt ka qenë mjaft i lodhur, por edhe vazhdimisht prezent në media, në rrugë, me ndeshje, me streset e tij sportive të karrierës. Janë gjëra që me vullnet dhe me dëshirë i tejkalon njeriu. Pas lindjes së Boikenit, Loriku në njëfarë mënyre është ‘izoluar’ në shtëpi, me një fjalë është afruar më tepër me gruan dhe djalin. Është një kënaqësi dhe një shembull se çfarë marrëdhënieje kanë dhe çfarë dashurie kanë njëri për tjetrin.

Sa shpesh ju vijnë për vizitë tashmë me të voglin e familjes?

Faleminderit Zotit që janë të pavarur. Secili ka jetën e vet, kushtet e veta dhe pavarësinë e vet. Për Lorikun e di që çdo gjë që them është e tepërt, por ka pas shumë nevojë si emocionalisht, sikur fizikisht që të ketë një ‘zmbrapsje’ nga ritmi, stresi dhe euforia që ka pasur deri tani. Gjërat zakonisht planifikohen për një periudhë të afërt se ku do të jesh apo ndodhesh. Lorikut gjithmonë i janë realizuar dëshirat dhe tani po e shijon jetën ndryshe. Loriku së shpejti bëhet 33 vjeç dhe ai po plaket. Po i kalon edhe ‘afati” (qesh). Pas stërvitjeve, në vend që të shkojë në ndonjë restorant apo bar, atë e gjen në gjirin familjar. Sigurisht që takohemi shpesh, sidomos pas ardhjes së Boikenit.

Ju thatë se Loriku po plaket. Ia keni thënë këtë vetë djalit tuaj?

(Qesh) Jo, absolutisht! Është një mënyrë që ne bisedojmë me Lorikun, pasi ne gjërat i marrim me shumë humor, sepse të njëjtën gjë e kam bërë edhe unë, të njëjtën rrugë e kam kaluar si futbollist profesionist. Shpesh më thotë: ‘Babi, gati e përfundova edhe unë’. Pra, edhe atij i ka ardhur koha që të përgatitet për përfundimin e karrierës. Zoti e ka shpërblyer me dhuratën më të madhe në karrierën e tij, që të jetë pjesë e Kombëtares në Europianin e Francës. Është një kënaqësi kjo dhe i jep një lloj morali, si ta them, dhe një forcë që të mobilizohet edhe për një vit, apo ku ta di unë.

Kush vendosi për emrin Boiken?

Emrin Boiken ia ka vendosur Loriku. Ai ka një fat që ka një bashkëshorte shumë të mirë. Është italiane, por ajo është shqiptare, si të them. Është kënaqësi të dëgjosh një italiane kur i flet fëmijës shqip. Është ideja e Lorikut për emrin, por që na ka pëlqyer të gjithëve. E donte Loriku fëmijën e parë djalë? Loriku kishte një siguri në vete se Monika do të lindte djalë. Dëshira jonë ka qenë për djalë e Zoti na dëgjoi ndoshta. Unë kam Lorikun dhe dy vajza. Vajza është më shumë për prindin sesa djali. Por, besoj që edhe Lorikut një ditë ndoshta do t’i lindë një vajzë dhe do ta shohë çfarë do të thotë vajzë (qesh).

Tashmë vihet re se Monika jua paska marrë zemrën, me sjelljen dhe mirësinë e saj. Si e pritët në fillim?

Kjo për ne nuk ka qenë një risi. Mos ta teproj, po mundohem të jem modest, por Loriku gjatë karrierës së tij ka pasur mundësi të takohet me lloj­ lloj vajzash nga lloj ­lloj nacionalitetesh e kulturash. Monika ka qenë e vetmja, e para dhe e fundit që ka jetuar 2 vjet me të. Loriku nuk ka pranuar kurrë një vajzë në shtëpi, sepse nuk mundesh ta sjellësh në shtëpi secilën vajzë dhe t’u thuash prindërve “me këtë do të martohem”. Monika ka qenë e njëjta ashtu si të gjitha të tjerat e mëparshme. Por me kohë lindi edhe dashuria, lindi besimi. Kështu që ajo te ne ka qenë e mirëpritur prej ditës së parë.

Atëherë, kur jua prezantoi Loriku?

Dua të ndaj diçka me ju, që besoj është interesante. Ishte Loriku duke luajtur me Lacion, dhe erdhi me pushime në Marsejë. Bashkëshortja ime mori valixhen për t’ia renditur rrobat në dollap, në dhomën e tij dhe për një moment më thërriti mua. “Shiko se si janë palosur në valixhe rrobat e Lorikut”, më thotë. I thashë që këto Loriku nuk i ka palosur vetë, sepse nuk di, por ia paska rregulluar dikush këtë valixhe. Më pas shkova te Loriku dhe e pyeta: “Lorik, tregoi babit kush ta ka sistemuar valixhen?”. Dhe aty filloi biseda për vajzën italiane, të cilën na e prezantoi pas pak ditësh dhe që sot e ka bashkëshorte. Ishin fat i njëri­-tjetrit!

Kthehemi te pjesa e futbollit, çfarë planesh ka Loriku? Edhe sa do të vazhdojë?

Janë disa vendime që duhet të merren pak më vonë, pas kampionatit europian. Kjo, për shkak se Loriku deri në vitin 2017 ka kontratë me klubin e Nantës. Do të vazhdojë me futbollin apo jo, nuk është e sigurt njëqind për qind.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Sa ujë duhet të pimë kur stërvitemi?!

Sa ujë duhet të pimë kur stërvitemi?!

Video/ Fituan një miliard dollarë, por ja pse u zhgënjyen punëtorët e këtij restoranti

Video/ Fituan një miliard dollarë, por ja pse u zhgënjyen punëtorët e këtij restoranti

Përgjimet, prokuroria nuk do të hetojë Ilir Metën

Përgjimet, prokuroria nuk do të hetojë Ilir Metën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com